✦
Thinking ...
Connect with us

Aktualitet

Transfertat bankare në Shqipëri bëhen brenda sekondave, çfarë ndryshon nga kjo e hënë?

Nga kjo e hënë, transfertat bankare brenda Shqipërisë, në lekë dhe euro, do të kryhen brenda pak sekondash. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ka njoftuar përfshirjen e vendit në sistemin e ri të pagesave të menjëhershme, i cili synon të shkurtojë ndjeshëm kohën e transferimit të parave.

Përfitimet pritet të ndihen si nga qytetarët, ashtu edhe nga bizneset, pasi sistemi do të lehtësojë pagesat dhe lëvizjen e fondeve mes kompanive. Përveç shpejtësisë, pritet të ketë edhe ulje të kostove të transfertave.

Ndërkohë, nga janari do të hyjnë në fuqi kufizime të reja për tarifat e shkëmbimit gjatë pagesave me karta. Ofruesit e shërbimeve të pagesave nuk do të mund të aplikojnë tarifa më të larta se 0.2% të vlerës së transaksionit për kartat e debitit dhe 0.3% për kartat e kreditit.

Advertisement