✦
Thinking ...
Connect with us

Aktualitet

Dimri ‘troket’ në veri, fillojnë reshjet e para të dëborës në Kukës

Reshjet e para të dëborës kanë zbardhur këtë të hënë zonën e Kalimashit në Kukës, duke sjellë pamjet e para dimërore në verilindje të vendit.

Ulja e temperaturave ka bërë që reshjet të nisin në këtë zonë malore, ndërsa sipërfaqet janë mbuluar nga bora. Fenomeni vjen në një periudhë të karakterizuar nga moti i paqëndrueshëm dhe rënia e ndjeshme e temperaturave, veçanërisht në zonat me lartësi të madhe.

Për shkak të kushteve atmosferike dhe temperaturave të ulëta, drejtuesit e automjeteve që udhëtojnë në aksin rrugor të Kalimashit këshillohen të tregojnë kujdes të shtuar, pasi lagështia dhe ngricat e mundshme mund të vështirësojnë qarkullimin.

Advertisement