Connect with us

Bota

Britania miraton vaksinën Pfizer, hyn në përdorim javën e ardhshme

Mbretëria e Bashkuar është bërë vendi i parë në botë që miraton vaksinën kundër COVID-19 për përdorim të gjerë. Vaksina është e kompanisë Pfizer dhe BioNTech.

Rregullatori britanik, MHRA, thotë se vaksina, e cila ofron mbrojtje deri në 95% kundër sëmundjes COVID-19, është e sigurt për t’u përdorur në masë. Imunizimet mund të fillojnë brenda ditësh për njerëzit që bëjnë pjesë në grupmoshat e ndjeshme.

Britania e Madhe tashmë ka porositur 40 milionë doza, të mjaftueshme për të vaksinuar 20 milionë njerëz. Një person do të marrë dy doza të vaksinës.

Kjo është vaksina më e shpejtë që ka kaluar nga planifikimi në prodhim, duke marrë vetëm 10 muaj kohë në etapat e zhvillimit të cilat zakonisht zgjasin një dekadë.

Megjithëse vaksinimi mund të fillojë, njerëzit ende duhet të jenë vigjilentë dhe të ndjekin rregullat kundër përhapjes së koronavirusit për të ndaluar përhapjen, thonë ekspertët. Kjo do të thotë, mbajtja e distancën fizike dhe maskave të fytyrës, izolimi dhe testimet.

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *