Thinking ...
Connect with us

Kronike

Tragjike/ 15-vjeçari vritet me thikë pas një feste, shpallet në kërkim 22-vjeçari shqiptar

Një 15-vjeçar ka humbur jetën pas një sulmi me thikë në Marsberg-Essentho, në landin e Renanisë Veriore-Vestfalisë në Gjermani. Në të njëjtën ngjarje, një 18-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë.

Sipas autoriteteve vendase, ngjarja ndodhi gjatë natës mes të shtunës dhe të dielës, pak pas përfundimit të një feste. 15-vjeçari, shtetas gjerman dhe banues në Dortmund, u godit me thikë dhe ndërroi jetë në vendngjarje si pasojë e plagëve të marra.

Në sulm mbeti i plagosur rëndë edhe një 18-vjeçar me shtetësi rumune, i cili u transportua në spital për trajtim mjekësor.

Policia gjermane ka nisur kërkimet për dy persona të dyshuar, një 22-vjeçar nga Kosova dhe një 23-vjeçar me shtetësi greke. Në operacion janë angazhuar forca të shumta policore, ndërsa kontrollet janë shtrirë në zonat e Marsbergut dhe Olsbergut. Në kërkime është përdorur edhe një helikopter.

Sipas hetimeve paraprake, para sulmit dyshohet se ka pasur një konflikt mes palëve. Megjithatë, motivi dhe dinamika e plotë e ngjarjes nuk janë ende të qarta.

Prokuroria ka bërë të ditur se për momentin nuk do të publikojë fotografi apo përshkrime të dy të dyshuarve. Kjo situatë mund të ndryshojë nëse kërkimet për kapjen e tyre nuk japin rezultat.

Advertisement