Kronike
Aksident pranë mbikalimit të Kasharit/ Furgoni përplaset me barrierat, 4 në spital
Një furgon pasagjerësh ka dalë nga kontrolli pranë mbikalimit të Kasharit në Tiranë, duke u përplasur me barrierat prej betoni në anë të rrugës.
Si pasojë e aksidentit, disa prej pasagjerëve kanë pësuar dëmtime të lehta, kryesisht gërvishtje. Sipas të dhënave paraprake, nuk ka persona në rrezik për jetën.
Katër prej të dëmtuarve janë transportuar në Spitalin e Traumës për të marrë ndihmë mjekësore.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë Rrugore, të cilat po punojnë për dokumentimin e aksidentit dhe përcaktimin e rrethanave të plota të ngjarjes.