Pinknews
Brenda bisedës private në ‘WhatsApp’ të Selin dhe DJ Gimbos
Një bisedë private në WhatsApp mes Selin dhe DJ Gimbos, e postuar nga fituesja e Big Brother VIP, duket se sjell një tjetër dëshmi të afrimitetit mes dyshes, të cilët tashmë prej muajsh po shijojnë romancën që nisi brenda shtëpisë së Big Brother VIP.
Në një prej mesazheve të përditshme të çiftit, Selin i dërgon Gimbos një foto të saj dhe e pyet: “A jam e bukur?”. Përgjigjja e DJ-it simpatik sigurisht që vjen plot përkëdheli për të zgjedhurën e tij:
”Po ti je e bukura ime, oj Seline moj.”shkruan Gimbo në këtë komunikim intim mes dy të dashuruarve.

Një shkëmbim i thjeshtë, por që përcjell qartë emocionin dhe afrimitetin që lindi mes tyre gjatë ditëve të izolimit. Romancë që siç duket, nuk mbeti vetëm brenda shtëpisë më të famshme në vend.