Bota
Ç’po ndodh?! Djali i Biden nën hetim për taksat, flet Presidenti i zgjedhur i SHBA-së: Jam krenar për…
SHBA-Djali i Presidentit të zgjedhur Joe Biden, Hunter është nën hetim federal për taskat. Lajmin e ka bërë të ditur vetë, Hunter në një deklaratë për mediat.
Ai ka thënë se ditën e djeshme e ka marr vesh në lidhje me hetimin që po i bëhet. Hunter ka thënë e ka marrë këtë çështje shumë seriozisht dhe se ka kërkuar rishikim profesional dhe objektiv të këtyre çështjeve.
Më tej ai tha se të gjitha punët e tij i ka bërë më seriozitet dhe me përgjegjësi duke i përfshirë të gjitha përfitimet që ka marrë dhe të këshilltarëve të tij.
“Unë mësova dje për herë të parë që Zyra e Prokurorit të SHBA në Delaëare se ata po hetonin çështjet e mia të taksave.Unë e kam marr këtë çështje shumë seriozisht, dhe se kam besim se një rishikim profesional dhe objektiv i këtyre çështjeve do të tregojë se unë i kam trajtuar punët e mia në mënyrë të ligjshme, duke përfshirë edhe përfitimet e të gjithë këshilltarëve profesional të taksave,” tha Hunter Biden.
Në lidhje me këtë hetim federal ka reagur edhe Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Joe Biden. Në një prononcim për mediat zyra e tij, ka thënë se është shumë krenar për djalin e tij.
Më tej, tha se Hunter ka luftuar shumë sfida të vështira dhe se është sulmuar shumë gjatë muajëve të fundit të tij dhe se ka dalë ende më i fortë seç ka qenë.
“Presidenti i zgjedhur Biden është thellësisht krenar për djalin e tij, i cili ka luftuar me sfida të vështira, duke përfshirë sulmet personale të muajve të fundit, vetëm për të dalë më i fortë,” tha Joe Biden