Connect with us

Bota

Protestat për vrasjen e Klodian Rashës tërheqin vëmendjen e mediave ndërkombëtare

TIRANË-Shqipëria ditën e djeshme u përfshi në protesta pasive, për shaka të vrasjes së 25-vjeçarit, Klodian Rasha nga ana e një efektivi policie. Protestat kanë qene më masive në Tiranë ku, qindra njerëz u mblodhën në shesh në shenjë solidariteti për vdekjen e tij, por në disa momente kanë kaluar në të dhunshme.

Ndërkohë, protestat kanë tërhequr dhe vëmendjen e mediave ndërkombëtare, të cilat kanë raportuar në lidhje me zhvillimin e porotestave të ditës së djeshme.

Në një video të publikuar në DailyMail, bëhet një përmbledhje e asaj që ka ndodhur gjatë dy ditëve të fundit dhe momentin e dhunshëm të protestata në shesh, ku pati përplasje me policin dhe u dogjë dhe pema e Krishtlindjes.

Gjithashtu, Reuters” e ka trajtuar rasti, duke raportuar se fillimisht policia deklaroi për një pistoletë të gjetur pranë viktimës Klodian Rasha, por më vonë u tha sërish prej organeve shtetërore se arma nuk i përkiste atij.

Ndërsa Euronews, ka raportuar se 25-vjeçari Klodian Rasha u qëllua për vdekje pranë shtëpisë së tij në Tiranë pasi nuk iu përgjigj thirrjeve të policisë për të ndaluar

Ngjarja e rëndë ndodhi në datën 8 dhjetor, në kryeqytet ku 25-vjeçari u vra gjatë natës nga një efektiv policie. Gjithçka ka ndodhur në zonën e Laprakës, në rrugën “Dritan Hoxha” rreth orës 1:45 të mëngjesit, ndërsa efektivi Nevaldo Hadëraj është prangosur 12 orë më pas. Pas pas mesnatë, patrulla e Policisë ka pikasur një të ri, i identifikuar si Klodian Rasha, që po kryente veprime të dyshimta. Efektivët i kanë bërë thirrje për të ndaluar që në zonën e Don Boskos, por ai është frikësuar dhe ka vendosur që të largohet me vrap. Në një moment, në ndjekje e sipër dhe vetëm 100 metra larg banesës së tij, i riu është kthyer nga efektivët që po e ndiqnin dhe u ka drejtuar një objekt që në dukje ngjante me një armë zjarri. Sakaq, ditën e djeshme qindra qytetar kanë dalë në protest në shenjë solidariteti për vrasjen e tij.

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *