Connect with us

Bota

Bilanci Covid në botë – Mbi 70 mln të infektuar dhe 1 mln të vdekur

Shifra e të infektuarve me Covid-19 vazhdon të rritet, duke shënuar mbi 70 milionë persona të prekur nga pandemia në të gjithë botën, ndërkohë që 1,588,911 persona kanë ndërruar jetë. Nga të prekurit nga pandemia janë shëruar mbi 49 milionë pacientë.

Shtetet e Bashkuara renditen të parat me numrin më të lartë të infektimeve.  Gjatë orëve të fundit kanë ndërruar jetë mbi 2,974 pacientë dhe numri në total është 299,692. Ndërsa, janë shënuar pozitiv me Covid-19 mbi 217,779 persona dhe numri në total ka shkuar mbi 16 milionë. Ndërkohë ditën e djeshme, Administrata e Ushqimeve dhe Barnave ka aprovuar vaksinën Pfizer dhe BionTech për përdorimin emergjent si 81% efektive dhe pritet shpërndarja e saj sa më shpejt në Shtetet e Bashkuara,

India renditet e dyta, me numrin më të lartë të infektimeve. Ndërkohë, gjatë orëve të fundit është shënuar një rritje e numrit të infektimeve, ku janë shënuar pozitiv 34,666 persona dhe numrit në total është 9,7 milionë. Ndërsa kanë ndërruar jetë mbi 487 pacientë dhe shifra në total e vdekjeve është 142,222.

Situata është problematike dhe në Evropë ku vende si Franca, Spanja, Gjermania, Greqi dhe Italia kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme dhe kanë hyrë në izolim për herë të dytë.

Në Gjermani gjatë orëve të fundit janë regjistruar pozitiv mbi 28,179 të infektuar, duke e çuar numrin në total 1,270,432 persona. Ndërsa numri i vdekje është rritur, duke regjistruar mbi 529 pacientë dhe në total është 21,233. Ndërkohë, dy dite më parë, Kancelarja Angela Merkel paralajmëroi që kufizimet në të gjithë vendin që janë aprovuar në 2 nëntor nuk kishin rezultuar efektive, pasi numri i vdekjeve ka qenë i lartë. Merkel iu bëri thirrje udhëheqësve të shtetit federal që të fillojnë pushimet e Krishtlindjeve më shpejt, në 16 dhjetor, për të ndihmuar njerëzit të kufizojnë kontaktet me të tjerët.

Franca është një nga vendet që gjatë valës së dytë të pandemisë ka shënuar një rritje të numrit të infektimeve, ku si pasojë ka vendosur masat izoluese më herët se vendet e tjera në Evropës dhe ende vazhdon të jetë në izolim. Sakaq, gjatë 24 orëve të fundit është regjistruar një rritje ditore e infektimeve, ku janë shënuar pozitiv mbi 13,750 persona, duke e çuar numri në total 2,337,966. Ndërsa kanë ndërruar jetë mbi 292 pacientë dhe shifra në total e vdekjeve është 56,940.

Italia është një nga vendet më të prekura nga pandemia, me numrin më të lartë të vdekjeve në valën e parë, por dhe në valën e dytë në vend është shënuar një numër i lartë infektimesh, ku vendi ka hyrë në izolim total. Sakaq, gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar mbi 16,999 raste të infektimit me Covid-19, duke e çuar numrin në total 1,787,147. Ndërsa kanë ndërruar jetë mbi mbi 887 pacientë dhe shifra në total është 62,626.

Greqia po ashtu ka vendosur masa parandaluese në një pjesë të vendit dhe ka vendosur një zgjatje të masave deri në muajin 4 janar, vendim i marrë tre ditë më parë nga qeveria greke, si pasojë e rritjes së numrit të infektimeve. Në bazë të rregullave të vendosura, baret, restorantet dhe shkollat do të qëndrojnë të mbyllura. Sakaq, gjatë orëve të fundit janë shënuar pozitiv mbi 1,533 persona, duke e çuar numrin në total 1211,253. Ndërsa kanë ndërruar jetë mbi 81 pacientë, duke e çuar numrin në total 3,370 njerëz.

Ndërkohë, Koreja e Jugut si pasojë e rritjes së infeksioneve po mobilizon ushtrinë për të ndihmuar punëtorët e shëndetit në kryeqytetin Seul. Ku gjatë orëve të fundit janë regjistruar 689 raste të reja infektimesh, ndërsa numri i të vdekurve dhe numri i pacientëve në kujdesin intesiv është rritur.

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *