Pinknews
Fatjoni i dha puthjen e parë – Sindi: Nuk e lë me kaq, do…(FOTO)
Puthja e parë për Sindin ndodhi në “Shiko Kush Luan”. Konkurrentët e “Përputhen”, ishin të ftuar në emisionin e Luana Vjollcës dhe u bënë pjesë e sfidës “Kalo letrën buzë mbi buzë”. Sindi me Fationin nuk mundën ta mbanin dhe kështu ndodhi edhe puthja mes dyshes.
Kjo puthje e tyre në “Shiko Kush LUAN” do mbahet mend nga të dy, por sidomos nga Sindi për të cilën është puthja e saj e parë në jetë.
Dje Sindi ka postuar një video nga momenti kur Fationi e puth në buzë padashje dhe shkruan: “Fation Kuqari nuk e lë me kaq. Shihemi në gjyq”, duke e shoqëruar këtë postim me emoji duke qeshur.