Pinknews
I dedikuan “Dissa”, por Noizy nuk e lë me kaq dhe bën paralajmërimin e fortë: Bëni gati arkivolet…
Reperi i njohur, Noizy, ka paralajmëruar së fundmi një diss shumë të fortë për të gjithë ata që e kanë pasur në shënjestër këto kohë.
Ai bëri një postim në profilin e tij në “Instagram”, ku shprehet se ka bërë gati një këngë për t’ju përgjigjur kundërshtarëve të tij. Madje Noizy është shprehur i bindur që askujt nuk ka për t’i pëlqyer.
Reperi gjithashtu ka zbuluar se kënga do të mbajë titullin “1 herë e mirë” kushtuar gjithë atyre që i kanë bërë diss këto kohë.
““1 herë e mirë”. Titulli i këngës së radhës. Për të gjithë diss-at që më keni kushtuar. S’ja keni idenë sa ka me ju dhimt realiteti. Boni gati arkivolat vetë. ‘Na jena OTR’ s’ka qenë gjo domethënë. Konga shumë e gjatë se vetë i keni fajet m’keni bo 3000 dissa”, ka shkruar Noizy.