Connect with us

Pinknews

Bebushja erdhi në jetë! Ledri Vula dhe Sara Hoxha bëhen prindër për herë të parë!

Pritja e gjatë e reperit Ledri Vula dhe e partneres së tij Sara Hoxha, për ardhjen në jetë të foshnjës sapo ka marrë fund!

Sot, Sara ka sjellë në jetë fëmijën e parë të çiftit dhe ata janë bërë prindër për herë të parë!

Këtë lajm të bukur e kanë konfirmuar burime të sigurta për “rtv21.tv”, të cilat kanë treguar se pritjes së ëmbël i ka ardhur fundi sot, më 14 dhjetor.

As Ledri dhe as Sara nuk e kanë bërë ende të ditur këtë lajm në rrjetet e tyre sociale, ndërsa ne po presim me padurim reagimet e para të dy prindërve të rinj, që tashmë duhet të ndihen si në qiellin e shtatë.

Vajza e Ledrit dhe Sarës ka ardhur në jetë në Gjermani, atje ku çifti u zhvendos pak javë më parë për të mirëpritur të voglën.

Shumë urime dhe me jetë të gjatë vogëlushes!

 

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *