Connect with us

Pinknews

Në Serbi krijohen video-lojëra me krime lufte kundër shqiptarëve të Kosovës, bëri bujë në media, shpërthen e revoltuar këngëtarja e njohur shqiptare: Mos kalofshi pa u dënuar

Dafina Zeqiri është një ndër artistët më të dashur për publikun shqiptar. Ajo është shumë aktive në rrjetet sociale ku shpesh ndan me ndjekësit foto nga përditshmëria.

Gjykata merr vendimin për trafikantin shqiptar që iu gjet 4 ton drogë e Habilajve në banesë
Së fundmi Dafina ka publikuar lajmin që ka bërë bujë në media, pasi video-lojrat e krijuara me krime lufte në Serbi, janë kundër shqiptarëve të Kosovës.

Në këto vido-lojra, lojtari serb, lufton me UÇK e Kosovës, ndërsa në një nga skemat jepet edhe vrasja e Adem Jasharit.

Ndaj kësaj ka reaguar e revoltuar Dafina, e cila shkruan se krimet e luftës janë një lojë tashmë.

“Krimet e luftës janë një lojë tashmë. Në Serbi, ka grupe që luajnë lojra online me ngjarje të jetës reale, ku protagonistët kryejnë krime kundër shqiptarëve të kosovës për të fituar lojën. Të nxisësh kaq shumë dhunë dhe aspak sensibilizim në një histori të afërt dhe të dhimbshme, është diçka e sëmurë! Mos u kalofshin pa u dënuar veprat e liga!” shkruan këngëtarja.

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *