Connect with us

Pinknews

Stresi iu kërkon falje publike policëve të lënduar në protestë – “Shërim sa më të shpejtë”

Reperi i njohur Stresi dhe labeli i tij “Bad Boys” kanë kërkuar falje publike ndaj policëve të pafajshëm që janë lënduar në protestën për vrasjen e Klodian Rashës.

 

Përmes një statusi në rrjete sociale, stafi i labelit ka njoftuar se protesta ka qenë paqësore, por shkaku që turma ka qenë e madhe situata është përkeqësuar, duke mos e mbajtur nën kontroll situatën.

“Sa për informacion, po Stresi ka qenë organizator i protestës për vrasjen e një të riu nga një punonjës shteti (polic) Por kur është organizuar protesta është organizuar protestë paqësore për drejtësi.

Por shkaku që turma ka qenë e madhe dhe s’ka mundësi kushdo që të jetë ta mbajë protestën +2000 veta në nivel të qetë. Por duhet ta dimë që jo të gjithë policët janë të njëjtë sikur gishtat e dorës së njeriut. Ne si stafi i Bad Boys Label dhe Stresi ju kërkojmë falje dhe shërim sa më të shpejtë disa policëve të pafajshëm që janë lënduar në protestë.

Ne tani konfirmojmë dhe pranojmë që familjen e Klodianit ta ndihmojnë financiarisht patën apo s’patën nevojë. Zoti e pastë mëshiruar në Xhenet vllaun tonë Klodianin dhe Zoti ua heqtë mërzinë familjes. #NeJemiMeJu Bëhuni të fortë”, shkruhet në status.

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *