Connect with us

Kosova

A fshihet diçka tjetër, përtej çështjes serbe, në mosmarrëveshjet Kosovë-SHBA?

“Përkeqësimi i perceptuar i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës nuk lidhet vetëm me çështjen e Listës Serbe dhe raportet me Serbinë” – keshtu vlerësoi për Radion Evropa e Lirë analisti politik nga Prishtina, Artan Muhaxhiri.

Nga ana tjeter, politologu serb, Ognjen Gogic, beson gjithashtu se “veprimet e njëanshme dhe të pakoordinuara” të autoriteteve të Kosovës janë arsyeja kryesore e përkeqësimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe SHBA-së dhe shton se diplomatët amerikanë kanë paralajmëruar disa herë se Kosova, për shkak të këtyre veprimeve, po rrezikon bashkëpunimin e ndërsjellë.

Muhaxhiri vlerësoi se është naive të besohet që marrëdhëniet mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara, të cilat “i tejkalojnë klasifikimet tipike politike, për shkak të ndikimit jetik që SHBA-ja ka pasur në të kaluarën e afërt të Kosovës”, mund të reduktohen në “një shpjegim të thjeshtuar ditor politik për një situatë praktikisht joekzistente”.

Gogiç, në anën tjetër, kujtoi se Shtetet e Bashkuara kanë pezulluar dialogun strategjik me Kosovën, si pasojë e kritikave që Kurti i ka bërë Gjykatës Kushtetuese, e cila ka marrë vendime në favor të Listës Serbe – partisë më të madhe të serbëve në Kosovë, që gëzon mbështetje nga Beogradi.

Advertisement