Connect with us

Kronike

Aksident i rëndë në Sarandë, raportohet për dy viktima

Një aksident i rëndë është regjistruar gjatë natës në Sarandë në zonën e Manastrit ku një motor është përplasur me një automjet. NTV.AL mëson se kanë ndërruar jetë 2 italianë si pasojë e aksidentit. Aksidenti ka ndodhur në orën 3 të mëngjesit ndërsa ende nuk dihen rrethanat.
Në përditësim…

Një aksident i rëndë është regjistruar gjatë natës në Sarandë në zonën e Manastrit ku një motor është përplasur me një automjet ku për pasojë kanë vdekur 2 persona.

Ngjarja ndodhi rreth orës 03:00 të mëngjesit dhe si pasojë kanë vdekur dy turistë italianë që udhëtonin me motoçikletë, ndërsa në spital kanë mbërritur edhe dy persona të plagosur.

Raportohet se të plagosurit janë të dy banues në Sarandë, 16-vjeçari M. R. dhe 17-vjeçari E. Rr.

Sakaq, në vendngjarje kanë mbërritur policia dhe ambulanca për të dhënë ndihmën e parë dhe për të zbuluar shkaqet e aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Sarandë/Informacion paraprak

Rreth orës 03:00 të datës 24.08.2023, në aksin rrugor Sarandë-Ksamil, në vendin e quajtur “Hidrovor”, automjeti tip “Mercedes Benz”, me drejtues shtetasin E. R., 17 vjeç, është përplasur me një motomjet tip “Honda”.

Si pasojë e përplasjes kanë humbur jetën shtetasi italian D. G., 24 vjeç dhe një shtetas tjetër, ende i paidentifikuar, që udhëtonin me motomjetin tip “Honda”.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi E. R. është dërguar në spital, bashkë me shtetasin M. R., pasagjer në automjet.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Automjeti tip Mercedes benz ka qen me drejtim lëvizje Sarande -Ksamil dhe motori Ksamil -Sarand

Kronike

Detajet/ “Më ndihmoni po humbas gjak…”, si shqiptarja u masakrua me thikë në Angli

Një grua u godit me thikë jashtë një shkolle fillore, thanë dëshmitarët e tronditur për MailOnline.

Gruaja, që mendohet se ishte shqiptare që jetonte aty pranë, u godit me thikë në mënyrë të përsëritur menjëherë pasi kishte lënë fëmijët e saj në shkollë, ndërsa në vendin e ngjarjes u krijua një pellg gjaku.

Ajo u dëgjua duke bërtitur: ‘Më ndihmo, më ndihmo… po humbas gjak’.

Policia e Bedfordshire konfirmoi se ajo u dërgua në spital ku mbetet me lëndime të rënda pas një sulmi pranë një shkolle në Dunstable Road, Luton, pak pas orës 8:30 të mëngjesit të sotëm.

 

 

Një burr u arrestua pak më pas.

Banorët e zonës thanë se viktima kishte pasur probleme me një burrë, ndoshta ish-bashkëshorti, i cili ishte paraqitur në adresën e saj dhe ishte bërë i dhunshëm.

Një burrë tha sot: ‘Ishte e tmerrshme, brutale. Gruaja u ndoq në rrugë nga një burrë, i cili e kapi nga fyti dhe më pas i mbylli gojën me dorë për ta ndaluar të bërtiturat.

Më pas ai e goditi atë disa herë me thikë në të gjithë trupin e saj duke e bërë atë të rrëzohej në rrugë.

Një nënë tjetër tha: ‘E pashë gruan të shtrirë në trotuar. Ajo po qante dhe bërtiste “më ndihmo, më ndihmo”.

“Ajo gjithashtu bërtiste “Po më humb gjaku”.

“Unë njoh njerëz afër vendit ku ajo jeton dhe mesa duket është me origjinë nga Shqipëria. Ajo jeton me fëmijët e saj që shkojnë në shkollën lokale.

“Ajo u sulmua menjëherë pasi i kishte lënë.

Policia ka thënë se fëmijët ishin të sigurt në shkollë.

Oficerët janë vendosur të qëndrojnë në zonë për t’u siguruar.

Një zëdhënës i policisë tha: ‘Policia e Bedfordshire po heton therjen me thikë të një gruaje pranë një shkolle në Dunstable Road, Luton pak pas orës 8:30 të mëngjesit të sotëm.

“Viktima është dërguar në spital me lëndime të rënda. Një person është arrestuar dhe aktualisht ndodhet në paraburgim nga policia.

Të gjithë fëmijët janë të sigurt brenda shkollës dhe nuk ka asnjë kërcënim më të gjerë për publikun. Policia do të mbajë një prani të fortë në zonë për siguri.’

Continue Reading

Kronike

“Ishte horror”/ Shqiptarja qëllohet disa herë me thikë, dëshmitarët: Kërkoi ndihmë

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Luton të Anglisë, ku një shqiptare është qëlluar me thikë.

Mediat angleze shkruajnë se shqiptarja është qëlluar disa herë me thikë pranë një shkolle fillore dhe u la në një pellg gjaku.

Dëshmitarët thanë se ajo po ulërinte: “Ndihmë, më ndihmoni, po humbas gjak”.

Policia tha se viktima është dërguar në spital ku ndodhet në gjendje të rëndë, ndërsa është arrestuar një burrë pak pas ngjarjes.

Dëshmitarët thanë se viktima kishte probleme me ish-bashkëshortin, i cili ishte paraqitur në banesën e saj dhe ishte bërë i dhunshëm.

“Ishte horror, brutale. Gruaja u ndoq në rrugë nga një burrë që e kapi për fyti dhe më pas i futi dorën në gojë që të mos bërtiste. Më pas e goditi disa herë me thikë në të gjithë trupin dhe e la në rrugë”, tha një dëshmitar.

Edhe ai konfirmoi se gruaja u sulmua sapo la fëmijët në shkollë.

Continue Reading

Kronike

Tragjedia në Martanesh/ Reagon KSSH: Minierat janë kthyer në galeri vdekjesh, shteti amniston shkelësit!

Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë ka reaguar lidhur me ngjarjen e rëdë që ndodhi sot në një minierë të Martaneshit ku humbi jetën minatori Armond Peshku dhe u plagos miku i tij Hajdar Balla.

Në një reagim në rrjete sociale KSSH shkruan se minierat në vendin tonë janë kthyer në galeri vdekjesh dhe se shteti amniston shkelësit. KSSH bën thirrje më tej që policia të zbardhë ngjarjen, ndërsa kërkon nga Inspektoriati I Punës të rris intensitetin e kontrolleve në galeritë dhe minierat.

Reagimi:

Minierat si galeri vdekjesh dhe shteti që amniston shkelësit! Një tjetër tragjedi u shënua sot në Minierën e Thekës në Martanesh, ku një minator vagonist humbi jetën dhe kolegu i tij mbeti i plagosur rëndë.

Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë i shpreh ngushëllime familjes së Armand Peshkut që humbi jetën dhe i uron shërim të shpejtë të plagosurit Hajdar Bala. Nga informacionet paraprake shkak i këtij aksidenti në pune mendohet të jetë mosmarrja e kushteve të sigurisë teknike, çka ngarkon me përgjegjësi përfaqësuesit e firmës.

KSSH i kërkon Policisë Shtetit dhe Prokurorisë të zbardhin rrethanat e kësaj ngjarje të rëndë. KSSH i kërkon Inspektoriatit të Punës të rrisë intensitetin e kontrolleve në galeritë e minierave.

Continue Reading

Kronike

Akuzoi babanë për abuzim seksual, e mitura në Kavajë refuzon të bëjë kontroll mjekësor

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja që u raportua këtë të martë në Kavajë, ku 49-vjeçari Bledar Rako u arrestua nga Policia pasi akuzohej se ka abuzuar seksualisht me të bijën 15-vjeçare. Ka qënë kjo e fundit që në një bisedë me psikologen e shkollës ka rrëfyer se abuzohej nga i ati.

Por në dëshmitë paraprake të dhënë para hetuesve, 49-vjeçari ka mohuar akuzat teksa është shprehur se nuk e ka prekur me dorë të bijën. Njësoj ka pohuar edhe nëna e vajzës, e cila pretendon se e bija po mashtron.

Vajza nga ana tjetër është shprehur se i ati e ka detyruar të kryejne marredhenie seksuale gjatë 4 viteve të fundit, ndërsa hera e fundit që kjo ka ndodhur, ka qenë para një viti. E mitura është dërguar në Durrës për kryerjen e ekzaminimeve mjekësore, por mësohet se ka refuzuar ti nënshtrohet ekzaminimit. Nuk dihet arsyeja pse e mitura refuzon të pranojë ekzaminimet, ndërkohë hetimet janë duke vazhduar, ndërsa 48 vjecari tashme është në pritje të masës së sigurisë që do të caktojë gjykata për të.

Continue Reading

Kronike

Minatori humbi jetën në galeri, policia e Bulqizës shoqëron disa persona

Pas aksidentit ku humbi jetën minatori 29-vjeçar Armand Peshku ka humbur jetën në vend, ndërsa Hajdar Bala është transportuar me helikopter për në spitalin e Traumës në Tiranë, Policia e Bulqizës ka shoqëruar disa persona .

U mësua se dy minatorët me detyrë vagonist kanë qenë në frontin e punës në momentin që një masiv i madh gurësh është shembur dhe i ka zënë poshtë.

Ndërkohë, policia pritet të japë detaje në lidhje me personat përgjegjës të cilët janë shoqëruar në ambjentet e policisë së Bulqizës./ Balkanweb

Continue Reading
Advertisement

TRENDING