Connect with us

Pinknews

Akuzoi Saimir Kodrën për ngacmim, aktores i del një dëshmitare

Deklarata e bërë nga Egla Ceno në Big Brother VIP Albania se Saimir Kodra i kishte kërkuar favore seksuale në këmbim të një vendi pune, nxiti reagimin e ashpër të moderatorit, i cili tha se do të bëjë padi penale.

Ai këtë e ka konfirmuar gjatë emisionit të tij në Klan. Për këtë, Egla është pyetur nga Ledion Liço, i cili edhe ka dhënë deklaratën e Kodrës. Aktorja mori përgjegjësinë e plote për deklaratat e saj në televizion.

“Në bisedën me Julian, u kthyem në këto histori sepse Vëllai i Madh na solli ndërmend këtë fenomen. Jemi 3 gra, tre breza të ndryshëm. Jam e sigurt dhe një vajza akoma më të reja që e vuajnë akoma mbi kurriz këtë presion. Lënë punën, me atë që mbajnë familjen apo veten e tyre. Janë vajza që nuk kanë mbrojtje. Këta dera, unë mendo jqë duhen thënë me emër dhe mbiemër sepse ndryshe asgjë nuk ndryshon.

Duhet të ketë një emër, ‘Libri i burrave që shantazhojnë seksualisht”. Këta do ishin turpi i shoqërisë. Mua më ka ndodhur vetëm një herë, kur kërkoja punë të mbaja familjen time. Më ka ngelur sepse në atë kohë bën edhe veten me faj, thua çfarë i bëra unë këtij, mos ja luajta, çfarë kisha veshur, fillon të shkosh me frikë në punë. Nuk ia thua dot prindërve dhe kështu t’i hesht sepse nëse flet të mbyllen shumë dyer”, tha ajo.

“Kini parasysh kontekstin ku ndodheni. Në rastin tënd Egla ke përmendur institucionin dhe zotin Saimir Kodra që punonte në institucionin ku unë punoj. Kjo është diçka që duhet provuar. Në momenti që t’i thua se ka ndodhur kjo histori, për sa kohë që në legjislacionin tonë ekziston ligji për shpifjen, gjërat duhen provuar. Ajo që ne duam të bëjmë me këtë program, është të ndajmë histori që ndajnë shapin nga sheqeri, janë institucione të tjera që vendosin drejtësi. Në këtë kohë çdo kush mund të thotë për ne çdo gjë që dëmton imazhin, familjen, apo dhe imazhin që ai ka”- tha Ledion Liço.

“Unë e ftoj të qetësohet me prenoncimet që bën. Pa kaluar në skenare etj. Marr përgjegjësi për gjërat që them, mirësetëvijë Gjykata. Unë sigurisht nuk kam prova materiale sepse ndodhi shumë vite më parë, ishte një kërkesë për punë, nuk kam shkuar aty për të futur në kurth zotin Sajmir. Por mund të bëj diçka tjetër, të cilën do e mendoj shumë mrië, para se ta prenoncoj publikisht”, tha aktorja.

“TV, programi nuk ka kopetencën për të vërtetuar deklarat e banorëve. Egla e mori përsipër atë që tha. Ne kemi një deklaratë që thotë se ata mbajnë përgjegjësi për atë që thonë. Unë jam shumë i kudjesshëm që të mos lëndoj askën, dhe ju duhet të jeni të kujdesshmë që të mos prekni askënd që nuk është aty. Unë personalisht e kam ftuar zotin Kodra për t’u sqaruar. Big Brother shërben dhe për t’u argëtuar por edhe për këto histori. Ju falenderoj si një burrë që drejton një institucion, por mbi të gjitha si babai i një vajze”- tha Ledioni.

E teksa Kodra deklaroi se kërkon prova prej saj, një koment i bujshëm ka ardhur nga një ish-punonjëse e Top Channel.

Bëhet fjalë për grimieren Eni Lena, e cila në një video-live në Instagram, ka thënë: “Unë i bashkohem Eglës si dëshmitare”!

Pinknews

Me pushime në Meksikë, Arbana Osmani ndan për fansat foto me bikini në rezidencën e Pablo Escobarit

Ish-prezantuesja e njohur e “Big Brother VIP Albania”, Arbana Osmani, është duke shijuar disa ditë të paharrueshme në Meksikë së bashku me bashkëshortin e saj, Eduartin.

Arbana ka zgjedhur të ndajë me ndjekësit e saj në Instagram imazhe dhe përshtypje nga aventurat e saj në Tulum, duke shijuar mikpritjen e rezidencës së dikurshme të Pablo Escobarit, që tashmë është shndërruar në hotel.

Në fotografitë e publikuara, moderatorja e njohur shihet duke shijuar detin dhe diellin në një nga vendet më ekzotike dhe historike të Meksikës.

FOTOT: Me pushime në Meksikë, Arbana Osmani ndan për fansat foto

 

Continue Reading

Pinknews

“E kam menduar si personin e jetës”/ Roza Lati: Mora edhe ilaçe për të ngelur shtatzënë…

Roza Lati ka ndarë sërish një rrëfim personal për publikun. E pyetur nga Erjola Doçi nëse ka pasur një person në jetë që ka menduar të krijojë familje, moderatorja u shpreh se po dhe  gjithashtu ka tentuar të bëjë fëmijë me të.

 

Ajo tregon se është përpjekur aq shumë sa ka marrë edhe ilaçe, por fëmija nuk erdhi në jetë.

“Kam pasur një lidhje që e kam menduar si personin e jetës, kam tentuar dhe të krijoj një familje me të dhe çuditërisht nuk kam ngelur dot shtatzënë. Nuk e kuptoja pse nuk ngelja, mora dhe acid folik që të ngelja me personin dhe nuk ngela dot. Unë u ndava nga ai dhe kuptova që nuk ishte risk sepse ishte shumë i kamufluar si njeri, nuk ishte vetja. Mbrapa pas disa muajve ndodhi incidenti që unë kisha ngelur. Nga ana njëra anë shumë mirë se thashë mosha, ku di unë, 35 vjeç, mbase nuk janë me vezoret, çfarë nuk më shkonte në mendje. Por historia që kisha serioze, kam tentuar realisht të krijimin diçka bashkë, por si përfundim u ndava nga ai. Sa mirë që nuk i hymë asaj valleje sepse ishte shumë i kamufluar. Mbrapa ndodhi aksidentalisht me personin e gabuar. Ndërkohë që unë mendoja që nuk mundem, nuk e bëkam dot, do na duheshin këto stimulimet e tjera të jashtme. Ishte një pakujdesi dhe heqje dore nga ana ime, hë se unë nuk ngel. Aty ndodhi. Shyqyr Zotit nuk qenka problemi im, qenkam pjellore”.

Continue Reading

Pinknews

‘Më përdorën familjen dhe Kiarën për të më ulur dhe sulmuar/ Luizi bën reagimin e papritur

Nëpërmjet një postimi në llogarinë personale të Instagramit, fituesi i edicionit të dytë të ‘BBV’, Luiz Ejlli ka ndarë një video ku mes emocionesh rikujton situatën në të cilën ndodhej përpara një viti, teksa ishte konkurrent në formatin e ‘BBV2’.

“Si sot përpara një viti unë kam qenë në pishinë dhe më kaloi përpara gjithë rrugëtimi që kam bërë, gjithë pjesët ku padrejtësitë, sulmet, mënyra se si u përdor familja ime dhe Kiara po ashtu, për të më rënë dhe ulur, por ia dola! Ia dola falë jush dhe për këtë ju jam mirënjohës për gjithë jetën.”

Ndër të tjera ai rikujton momentin kur mori “PO” prej Kiarës, teksa e cilëson këtë moment si çmimin e madh që fitoi prej garës në format, “Çmimin e madh e fitova kur Kiara Tito më tha « PO »,“.

Rikujtojmë që pak ditë më parë Kiara dhe Luizi janë bërë prindër të një vajze, Luna Mari Ejlli.

Me këtë rast, Luizi gjen momentin të falenderoj partneren e tij që i dha dhuratën më të bukur në botë dhe që i ndryshoi jetën!

“Sot unë i jam mirënjohës asaj, sepse më ka dhënë një vajzë të mrekullueshme që nuk gjej fjalë për ta përshkruar, më ka dhënë një familje, më ka bërë bab, më ka bërë njeriun më të lumtur në botë, kështu që faleminderit Kiara Tito! Faleminderit dhe të gjithëve ju që më mbështetët dhe ia dola!”- shprehet Luizi.

Continue Reading

Pinknews

Arbër Hajdari banor në ‘BBV’? Babai i opinionistit befason me përgjigjen

Ish-prokurori Shkëlqim Hajdari i ftuar në emisionin nuk i shpëtoi pyetjes për spektaklin e Big Brother VIP3, ku djali i tij, Arbri është opinionist.

I pyetur nga moderatorja Fjori Dardha nëse do ta lejonte Arbin të merrte pjesë në BBVIP, ai tha se në pozicionin ku është është i përkryer dhe për shkak të angazhimeve do ishte e pamundur të ishte banor i asaj shtëpie.

“Arbri domethënë, aty ku është kam përshtypjen se është mirë. Edhe me çkanë thënë njerëz në gjithë Shqipërinë, e pëlqejnë për karakteristikat e tij, i ftohtë i balancuar, i drejtë. Si lojtar, nuk do e rekomandoja.

Është një njeri që bën aktivitet që e do, është gjithë kohës në lëvizje, nuk është e lehtë puna që bën Arbri dhe organizata e tij. Tani është bërë dhe baba, shpresoj që të ketë edhe fëmijë të tjerë.

Për ta mbyllur, nuk mendoj se mund të japë ndonjë kontribut brenda shtëpisë më shumë sesa po jep si opinionist”-tha babai i Arbër Hajdarit.

Continue Reading

Pinknews

“O pervers, iu thua grave të m*sturbohen”/ Degradon debati mes Jul Dedës dhe Egla Cenos

Julian Deda dhe Egla Ceno janë përfshirë në një debat me njëri-tjetrin në shtëpinë e “Big Brother VIP”.

 

E teksa aktorja po ofendonte Françeska Muratin dhe të gjitha vajzat në shtëpi, konkurrenti ndërhyri duke i thënë: “Sa i shan ti njerëzit këtu aq të mira qofshin. Shko mëso të flasësh”.

Nga ana tjetër Egla e ofendoi Julin: “O pervers shiko gratë dhe thuaj se kush duhet të masturbohet nga këto. Përvers i ndyrë”, ndërsa banori iu drejtua: “Ti e ke kompleks masturbimin, s’di çfarë të them”.

Ndryshe nga akorja, Juli u shpreh se masturbimi është një gjë e mirë dhe njerëzore.

Pjesë nga debati:

Françeska: Je një plake e keqe

Egla: Jeni thjeshtë të liga goca! Nuk është se parashikoni, jeni thjeshtë të liga

Françeska: Aaaa ok

Juli: Sa i shan ti njerëzit këtu aq të mira qofshin. Shko mëso të flasësh

Egla: Grua je ti? O pervers shiko gratë dhe thuaj se kush duhet të masturbohet nga këto. Përvers i ndyrë

Juli: Ti e ke kompleks masturbimin, s’di çfarë të them

Egla: Ti je i shkrydhët shumë, nuk e ke kompleks. Ti në debat e sipër iu thua njerëzve shko e masturbohu. Ti se ke kompleks

Juli: Jo se kam

Egla: Ty të duket një gjë e mirë, një gjë njerëzore

Juli: Pse është e keqe?

Egla: Ik largohu

Continue Reading
Advertisement

TRENDING