Connect with us

Bota

Alarm i kuq në Kinë/ 80% e popullsisë është infektuar

Rikthimi i Covid në Kinë gjatë dy ose tre muajve të ardhshëm është pak i mundshëm, pasi 80 për qind e popullatës janë infektuar, tha një shkencëtar i shquar i Qeverisë kineze.

Sipas REL, lëvizjet masive të popullatës gjatë periudhës së festës së Vitit të Ri Hënor ka të ngjarë që ka përhapur pandeminë, duke rritur numrin e infektimeve në disa zona. Por, një valë e re e COVID-it ka pak të ngjarë të ndodhë në një të ardhme të afërt, tha Wu Zunyou, shef i epidemiologëve në Qendrën kineze për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

Qindra milionë kinezë po udhëtojnë në mbarë vendin gjatë festës së Vitit të Ri Hënor, duke rritur frikën për një shpërthim i ri në zonat rurale, që janë më pak të pajisura për t’u përballur me shpërthime të mëdha.

Kina ka kaluar pikun me pacientë me COVID që kanë kërkuar ndihmë mjekësore, tha Komisioni Kombëtar i Shëndetit më herët gjatë kësaj jave.

Deri më 12 janar, pothuajse 60.000 persona me COVID-19 kanë vdekur në spitale, kanë thënë autoritetet. Kjo shifër erdhi një muaj pasi Kina në mënyrë të papritur hoqi dorë nga politika e ashpër e masave, e njohur si zero-COVID.

Bota

Tragjike/ Autobusi me 20 pasagjerë bie në lumë, humbin jetën tre persona

Tre persona kanë humbur jetën dhe katër të tjerë janë në gjendje të rëndë pasi një autobus ra në lumin Moyka në Shën Petersburg të premten. Ndëra nëntë persona të tjerë u shpëtuan.

Pamjet e sigurisë nga vendi i ngjarjes tregojnë një autobus duke u përplasur me dy automjete të tjera në një urë, duke thyer parmakët dhe duke rënë në ujë. Policia e Shën Petersburgut raportoi se rreth 20 persona ndodheshin brenda autobusit kur ai u përplas.

Gjithashtu zyrtarët e transportit thanë se shoferi i autobusit ishte arrestuar. Ai do të akuzohet për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor me pasojë vdekjen e dy ose më shumë personave dhe do të përballet me një maksimum prej pesë vitesh burgim.

Continue Reading

Bota

OKB: Rreth 80.000 njerëz u larguan nga qyteti Rafah

Rreth 80.000 njerëz u larguan nga qyteti Rafah i Gazës që nga e hëna, tha Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët Palestinezë (UNRWA).

“Njerëzit po përballen me një tjetër zhvendosje të detyreshme në Rripin e Gazës. Askund nuk është sigurt. Kemi nevojë për armëpushim tani”, shkroi UNRWA në platformën X.

Deri më tash, më shumë se një milion palestinezë të zhvendosur – gjysma e tyre fëmijë – ishin të strehuar në Rafah.

Por, të hënën, ushtria izraelite kërkoi nga të strehuarit në pjesët lindore të Rafahut, që të largohen drejt një “zone të zgjeruar humanitare”, ku tha se do të gjejnë spitale fushore, tenda dhe furnizime të tjera.

Izraeli nisi tashmë bombardimin e qytetit, ku beson se ka mijëra luftëtarë të grupit islamik palestinez, Hamas, i shpallur terrorist nga SHBA-ja dhe fuqi të tjera.

Ky grup ka sulmuar Izraelin në tetor të vitit të kaluar, duke vrarë mbi 1.200 persona.

Në ofensivën hakmarrëse të Izraelit në Gazë, e cila vazhdon ende, janë vrarë afro 35.000 njerëz, sipas autoriteteve në enklavë.

Ushtria e Izraelit thotë se fitorja kundër Hamasit është e pamundur pa e marrë kontrollin e qytetit Rafah.

Por, zyrtarët amerikanë paralajmërojnë se operacioni në këtë qytet – ku popullsia është shtuar me refugjatë nga pjesë të tjera të Gazës – mund të çojë në numër të madh të viktimave civile.

Presidenti amerikan, Joe Biden, tha se SHBA-ja do t’i ndalojë furnizimet e Izraelit me disa armë, nëse ai nis operacion të madh tokësor në Rafah.

Continue Reading

Bota

Pushuesi gjen 1 milion dollarë kokainë në plazh

Një plazhist në Florida Keys zbuloi një pako të dyshimtë përgjatë vijës bregdetare. Pushuesi lajmëroi autoritetet, duke çuar në gjetjen e 29.5 kg kokainë me një vlerë të vlerësuar prej rreth 1 milion dollarë.

Agjentët e Patrullës Kufitare të SHBA, në bashkëpunim me Zyrën e Sherifit të Qarkut Monroe, iu përgjigjën vendit të ngjarjes dhe morën me sukses pakon, e cila u gjet përgjatë plazhit. Është e paqartë se në cilin vend të Florida Keys u gjet kokaina.

Patrulla Kufitare e Shteteve të Bashkuara publikoi imazhe që tregojnë drogën e mbështjellë në një qese plastike, të siguruar me litarë. Gjetjet e kokainës po ndodhin me frekuencë në rritje përgjatë bregdetit të Floridës. Për shembull, në gusht të vitit të kaluar, kryebashkiaku i Tampës, Jane Castor, gjeti 32 kilogramë kokainë gjatë pushimeve në Florida Keys. Një tjetër zbulim i rëndësishëm u bë në tetor, në brigjet e plazhit Daytona në Volusia County, ku autoritetet gjetën mbi 30 kilogramë kokainë.

Continue Reading

Bota

“Bombat u përdorën për të vrarë civilë”, Biden paralajmëron Izraelin: Do ndalojmë furnizimin me armë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, paralajmëroi Izraelin se SHBA-ja do t’i ndalojë furnizimet me disa armë, nëse ai nis operacion të madh tokësor në qytetin Rafah të Gazës.

“Nëse ata hyjnë në Rafah, unë nuk do t’i furnizoj me armët që janë përdorur historikisht për t’u marrë me Rafahun”, tha Biden gjatë një interviste për rrjetin televiziv, CNN.

Ai shtoi se “do të vazhdojë të angazhohet që Izraeli të jetë i sigurt”. Por, pavarësisht kundërshtimit të fortë të SHBA-së, Izraeli duket se është gati për ta pushtuar në shkallë të plotë Rafahun.

Ai beson se në këtë qytet strehohen mijëra luftëtarë të grupit islamik palestinez, Hamas, i shpallur terrorist nga SHBA-ja dhe fuqi të tjera.

Lufta mes Izraelit dhe Hamasit ka nisur shtatë muaj më parë, pasi Hamasi ka sulmuar fillimisht tokën izraelite, duke vrarë mbi 1.200 persona.

Në ofensivën hakmarrëse të Izraelit në Gazë, e cila vazhdon ende, janë vrarë afro 35.000 njerëz, sipas autoriteteve në enklavë.

Ushtria e Izraelit thotë se fitorja kundër Hamasit është e pamundur pa e marrë kontrollin e qytetit Rafah. Por, zyrtarët amerikanë paralajmërojnë se operacioni në këtë qytet – ku popullsia është shtuar me refugjatë nga pjesë të tjera të Gazës – mund të çojë në numër të madh të viktimave civile.

“Ne nuk do ta furnizojmë [Izraelin] me armë dhe predha artilerie nëse sulmon Rafahun”, tha Biden në intervistën që u transmetua të mërkurën.

Ai tha se SHBA-ja nuk e përkufizon situatën aktuale në Rafah si operacion tokësor.

“Ata nuk kanë shkuar në qendrat e popullsisë. Janë pikërisht në kufi”, tha ai.

“Por, unë ia kam bërë të qartë [kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu] dhe kabinetit të luftës, se ata nuk do ta kenë mbështetjen tonë, nëse futen në këto qendra të popullsisë”, tha presidenti amerikan.

Biden pranoi se armët amerikane janë përdorur nga Izraeli për të vrarë civilë në Gazë.

I pyetur nëse Izraeli ka kaluar “vijën e kuqe”, ai u përgjigj: “Jo, ende”.

Continue Reading

Bota

Avokati amerikan qëllohet për vdekje nga klienti i nevrikosur për porosinë në McDonalds (fotot)

Një avokat është qëlluar për vdekje nga një klient i zemëruar për porosinë e tij në një fast-food McDonald’s, pasi tentoi ta qetësonte burrin që po ofendonte stafin, njoftonte policia vendase.

Në ngjarjen e rende në qytetin amerikan të Houston, 46-vjeçari i identifikuar nga familjarët si Jeffrey Limmer, ishte përpjekur të ndërhynte kur klienti përkonte paratë e tij mbrapsht nga punonjësi i McDonalds në autostradën West Interstate 10 në fundjavë.

Por sipas raprotimeve, në vend që të qetësohej, klienti nisi polemikat me Limmer që më pas u kthyen përleshje fizike. Kur më pas ata kishin dalë jashtë në parking, Limmer raportohet se kishte shtyrë përtokë burrin, i cili kishte marrë armën nga makina e tij dhe e kishte qëlluar për vdekje.

Policia tha se Limmer u gjet i vdekur në vendngjarje dhe se oficerët nuk kishin bërë asnjë arrestim pasi autori i dyshuar ishte larguar.

“Xhef gjithmonë ndërhynte për më të dobëtin, donte të bënte gjënë e duhur”, tha për mediat motra e tij Jennifer Thomas.

Limmer jetonte pranë dyqanit ku humbi jetën dhe punonte si avokat me kompaninë Lewis Brisbois në Houston.

Thomas shtoi se nuk çuditej që i vëllai kishte ndërhyrë për t qetësuar burrin e vrau, i cili mbetet në arrati.

Familjarët thonin se shpresonin që ai të kapet dhe të dalë para drejtësisë.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING