Connect with us

Aktualitet

Ambasada e SHBA – u bën thirrje të gjitha palëve të tregojnë përmbajtje

Deklaratë e Ambasadës së SHBA

Vdekja e Klodian Rashas është një tragjedi dhe ne i shprehim ngushëllimet më të thella familjes dhe miqve të tij. Ambasadorja Kim bisedoi sot me Kryeministrin Rama, Drejtorin e Policisë Veliu, Kryetarin e Partisë Demokratike Basha dhe Kryetaren e Lëvizjes Socialiste për Integrim Kryemadhi, për të diskutuar mbi të drejtat e qytetarëve dhe përgjegjësitë e udhëheqësve. Ajo nënvizoi se ata që janë në pushtet kanë përgjegjësinë të sigurojnë një hetim të plotë dhe transparent të incidentit, të ushtrojnë përmbajtje në mbrojtjen e sigurisë dhe pronës publike, si dhe të sigurojnë llogaridhënie në të gjitha rastet. Në këtë drejtim, ne vërejmë se autoritetet kanë ndaluar oficerin në fjalë dhe kanë nisur hetimet. Ata që kërkojnë të jenë në pushtet duhet të shfaqin aftësinë e tyre për të udhëhequr në një mënyrë të përgjegjshme, përfshirë edhe duke refuzuar dhunën. Ata që kanë qenë në pushtet më parë nuk duhet të përkëqejësojnë gabimet e së kaluarës, duke sugjeruar se dhuna është e pranueshme. Ambasada e Shteteve të Bashkuara u bën thirrje të gjitha palëve të tregojnë përmbajtje, në përputhje me përgjegjësitë e tyre, në mënyrë që të drejtat e të gjithë qytetarëve shqiptarë të mbrohen, dhe që zërat e tyre, përfshirë atyre në protestë, të kenë mundësi të shprehen dhe të dëgjohen pa dhunë.

Aktualitet

Andi Bushati: Kush është i çmendur, Ilir Meta mbi tra apo Edi Rama që thotë në Paris se…

Andi Bushati ka folur për shpërthimin e ditëve të fundit të Ilir Metës ndaj kreut të SPAK, Altin Dumani.

Bushati tha se sjellja e Metës nuk është normale, madje nuk do të ishte aspak normale nga asnjë qytetar dhe jo më nga një politikan i rangur të tij.

Por analisti deklaroi se edhe po ta konsiderojmë Metën një person që është “çmendur”, kjo tregon se edhe për një “të çmendur” është e qartë se si SPAK po shënjestron vetëm liderët e opozitës, duke amnistuar Ramën dhe Veliajn.

“Ato që ka bërë Ilir Meta nuk janë normale edhe për njeri të zakonshëm, jo më për një politikan të rangut të tij.

Por, në një nga këto ditë që Meta bënte shpërthimet e radhës, pashë një intervistë që jepte Edi Rama në Paris dhe që thoshte se si të mëdhenjtë e kësaj bote, pyesin Edi Ramën për gjërat e botës. Kush është më për spital 5, ky mbi tra apo ai që flet për liderët e botës?

Këtu nuk është as anormaliteti i parë dhe as i fundit. Nëse duhet të bëjmë analizë politike, duhet ta lehtësojmë barrën nga analiza psikologjike, sepse përndryshe shumica janë për spital pesë.

Thonë që shpërtheu Ilir Meta. Por, darkod, edhe një i çmendur e paska aftësinë të kuptojë që këtu SPAK-u është i kapur. Ilir Meta në çmendurinë e vet më të madhe, tha ç’është ky SPAK që merret me mua, Kryemadhin, Berishën dhe jo me Ramën dhe Veliajn?

Nuk merret as me ish pushtetarë përpara, si Fatos Nano përshembull. Merret vetëm me ish- pushtetarë që qëllon se janë edhe opozita e sotme. Edhe një i çmendur e kupton që këta normalët e SPAK-ut, vetëm godasin opozitën.

Tani, është i çmendur ky mbi tra, apo janë të çmendur këta fëmijët e heronjve tanë, që po çmendin gjithë Shqipërinë?”, tha Bushati.

Continue Reading

Aktualitet

SHPRESA TE VDEKURA, por SHBA beson në zgjidhjen e çështjes së dinarit 

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, pas takimit me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se pret të arrihet një marrëveshje për çështjen e dinarit, teksa në Bruksel dështoi sërish takimi për çështjen.

“Shpresojmë që çështje e dinarit do të zgjidhet, por nuk e vë në dyshim autoritetin e Bankës Qendrore të Kosovës për të rregulluar sektorin financiar. Por, duhet pasur parasysh rendësin e këtij vendimi për qytetarët serbë. E vlerësojmë angazhimin për të gjetur zgjidhje për këtë çështje”, tha Hovenier para gazetarëve duke shtuar se ShBA-ja kërkon që të zbatohet marrëveshja e Brukselit/Ohrit nga Kosova dhe Serbia në mënyrë të plotë dhe pa vonesa.

Kujtojme se dje, pas takimit me Petar Petkoviç per dinarin, Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi tha nga Brukseli se qasja e Serbisë nuk ishte e duhura.

Bislimi tha se pala serbe në takim, “në mënyrë perfekte tregoi kotësinë dhe mosvërtetësinë e konstatimit të tyre të hershme që kemi një çështje urgjente ku disa qytetarë serb nuk kanë arritur të marrin benefitet e tyre”.

“Serbia ka ardhur me një propozim krejtësisht të ri duke dashur që situatën ta kthejë në pikën fillestare” – tregoi Bislimi, dhe ndersa shtoi se kjo s’është pranuar, kryenegociatori kosovar tha se “në fund Serbia ka pranuar që të kthehet tek ajo pikë ku është dashur të jemi sot, rrjedhimisht që në takimin e ardhshëm të diskutojmë kryekëput dhe ekskluzivisht mbi propozimin e palës evropiane”.

Continue Reading

Aktualitet

AJCCI takim me ambasadoren japoneze/ Ponari: Intensifikim i marrëdhënieve në biznes mes Shqipërisë dhe Japonisë

Anëtarët e Dhomës së Tregrisë dhe Industrisë Shqipëri-Japoni (AJCCI) u takuan ditën e djeshme me ambasadoren e re të Japonisë në Tiranë, SH.T.Znj Kikuko Kato.

Gjatë fjalës së tij, Presidenti i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri-Japoni, njëherazi edhe Konsull i Përgjithshëm Nderi i Japonisë në Shqipëri, z. Avni Ponari u shpreh ndër të tjera se, forcimi i marrëdhënieve të biznesit Shqipëri-Japoni është në fokusin e AJCCI.

Sipas z. Ponari, vizita e vjetshme në Japoni i dha një hov tjetër Dhomës me anëtarët që shtohen ditë pas dite.

Nga ana tjetër, ambasadorja Kato, teksa falenderoi z. Ponari për organizimin, tha gjatë fjalës së saj se, takimin me anëtarët e AJCCI e kishte kërkuar që me mbërritjen e saj në vendin tonë. Ndërsa shtoi se, edhe me kërkesë të ministrisë së jashtme në Tokio vëmendja ndaj Dhomës në veçanti dhe biznesit në përgjithësi do të jetë më e madhe.

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri-Japoni u çel dy vite më parë dhe ka për qëllim të favorizojë zhvillimin e marrëdhënieve tregtare mes dy vendeve. Rritjen e numrit të bizneseve dhe investimeve japoneze në vendin tonë dhe përthithjen e kulturës së punës nga një vend i zhvilluar si Japonia.

AJCCI synon gjithashtu të vendosë theksin në potencialet që paraqet vendi ynë për investitorët japonezë dhe afrimin e biznesit shqiptar me Japoninë, një ndër Top 3 ekonomitë botërore.

Për më shumë informacione:

Tel: +3554223308

Web: www.ajcci.al 

E-mail: [email protected]

Continue Reading

Aktualitet

Nuk është Altin Dumani: Ja kush është telashi më i madh i Ilir Metës

Nga Ylli Pata

Edhe pse është e dukshme e nuk ka nevojë për të parë thellë paranoje e Ilir Metës ndaj prokurorisë Speciale, duket se mankthi më i madh i ish-presidentit është gjetkë.

Është një mankth, që po e përjeton sapo ka dalë nga Presidenca, dhe e sheh ditë për ditë t’i rrëshqasë toka nën këmbë.

Në një video që shfaqi përpara se të hynte të Fevziu të hënën, u ndal para një fotoje të Fatos Nanos me Sali Berishën, e tha se atëherë “legjendari” siç i thotë ai, tha frazën se “politika tani po bëhet tre polare”.

Një rol që i dha Ilir Metës për vite e vite, rolin e një Kingmakeri politik në përplasjen me dy partitë e mëdha. Ishte Ilir Meta, një faktor që bëri të humbë PS-ja e 2005-s, ishte po Meta që mbajti Sali Berishën në vitin 2009, apo i dha 2/3 e votave mazhorancës së Edi Ramës në 2013.

Ndërkaq, sot, fuqia politike e tij jo vetëm është bjerrur, por ditë pas dite relevanca po humbjet edhe mundësitë e vogla për të manovruar.

Madje edhe për vulën e tij Sali Berisha nuk ka nevojë, sidomos tani që së bashku me Gaz Bardhin bëri një Pazar të fortë me mazhorancën.

“Populli i 2 marsit” siç e quan Ilir Meta, masën e radikalëve të PD-së, të cilët pretendoi se do i ketë me vete, si reagim i afërsisë ndaj Berishës, e la në baltë më 25 prill 2021. Ku LSI-në e tij nuk e votuan më ata që me një telefon të Berishës, ja dhanë votat në qershorin e 2017-s për inat të Lulzim Bashës që bëri pakt me Edi Ramën.

Në çdo sondazh që është publikuar së fundmi, pëlqyeshmëria e Ilir Metës si personazh dhe kuota e partisë së tij PL është thuajse e barabartë. Vetë 2.5 përqind.

Një rezultat i cili del në thuajse të gjithë sondazhet që kanë publikuar televizionet, e sipas gjasave edhe në ato që bën vazhdimisht Ilir Meta, i cili përgjithësisht përdor profesionistë të fushës.

Pakti me Sali Berishën, të cilin tentoi ta shpëtojë me 6 mars 2022, por që më pas e fundosi më 14 maj 2023, pikërisht nga ajo katastrofë elektorale po ridimensionohet kjo aleancë. Sipas të gjitha gjasave, sidomos me ardhjen e deputetëve që i ikën Bashës, në partinë e Berishës nuk ka kush terezi të japë vota për Ilir Metën në vitin 2025. Ata kanë hallin të zgjidhen për vete në një përplasje të egër që do të kenë me PD e Lulzim Bashës dhe njerëzit e saj në bazë.

Në monologjet e çartura këto ditë, ku sulmon pa fre kreun e SPAK, Ilir Meta në mes rreshtave ka edhe një mesazh politik për të ardhmen e tij. Duke shënjëstruar qartë atë elektorat radikal të fanatikëve të Berishës që urrejnë SPAK dhe amerikanët.

Jam unë ai që do bëhem ministri i Brendshëm i Berishës për të marrë hak, sikur u thotë radikalëve fanatikë, të cilëve u shtoj se nëse nuk ka terezi “legjenda” për tu bërë kryeministër do bëhem unë.

Përjetimi i likuidimit politik është realisht mankthi më i madh për të, sidomos kur shikon numrin e vogël të fanatikëve që bëjnë peligrinazhin te “Rrugica e Shpresës” e që nuk ndikojnë fare në vendimet e gjykatave që kanë konfirmuar sekuestron e pronave dhe statusin e arrestit në shtëpi.

E sipas gjasave, kur e imagjinon rastin homolog ka mjaft arsye për tu trishtuar edhe më shumë.

Ilir Meta hyri në politikën e madhe si një pykë mes Fatos Nanos e Sali Berishës. LSI-ja e tij që pati në fillim një grup ish-drejtuesish socialistë më radikalë majtas, i mori një fetë jo të vogël së majtës në vitin 2005. Në zgjedhjet e 2009, LSI shpëtoi për një qime, ku mori 4 mandate të dala nga 74 mijë vota në rang kombëtar. Por ato 4 mandate ishin shumë për të mbajtur edhe 4 vjet Sali Berishën në pushtet. Pushtet, me të cilin mendoi dhe ja arriti të rrisë disa fish numrin e votave në 2 zgjedhjet që pasuan në 2013 dhe 2017. Vota që ishin klienteliste dhe interesi të lidhur me pushtetin, të cilat jo vetëm nuk kanë gjasa të kthehen më, por as rezultatin e 2021-shit nuk e arrin dot.

Ndaj do të bëjë rolin e një personazhi tik-toku alla reality shovv që ta mbajë në vëmendje sa të shtyjë. E në fund do të vijnë zgjedhjet, siç ndodhi 14 majin e shkuar, ku u pa qartë se kishte humbur shumican e votave të 2021. Nuk mundet realisht asnjë rithemelim i LSI apo PL që të rikthejë një jetë një trupë politike që nuk reagon më. Ndaj edhe mankthi i Ilir Metës më shumë se një dosje e hapur në SPAK, është mungesa e një partie për ta mbrojtur.

Continue Reading

Aktualitet

Moderatori habitet me Kryemadhin: Meta ju akuzon se jeni peng i SPAK-ut, kurse ju thoni Meta është peng i Veliajt

Moderatori Blendi Fevziu ka mbetur jo pak i habitur nga Monika Kryemadhi sot, te cilen e kishte ftuar në emisionin “Opinion” per te folur per “divorcin” dhe përplasjet e forta me Ilir Meten.

Pasi e degjoi me vemendje Kryemadhin, Fevziu me nota humori nuk priti, por beri edhe nje koment te habitur per akuzat e ndërsjella brenda çiftit.

“Me sa po kuptoj unë, Meta ju akuzon ju se jeni peng i SPAK-ut kurse ju thoni se Meta është peng i Erion Veliajt”, pyeti Fevziu me habi.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING