Connect with us

Kosova

BE ultimatum Kosovës: Të mbahen sa më shpejt zgjedhjet në veri

Bashkimi Evropian thotë që zgjedhjet e parakohshme duhet të shpallen sa më shpejt dhe të ketë gjithëpërfshirje.

Rruga më e shpejtë për zgjedhje është dorëheqja e kryetarëve, sipas unionit europian.

“Siç ka treguar tashmë BE-ja, zgjedhjet lokale të prillit nuk ofrojnë zgjidhje politike afatgjatë për këto komuna. BE-ja u bën thirrje të gjithë aktorëve që të punojnë drejt një zgjidhjeje urgjente politike për një demokraci të qëndrueshme përfaqësuese pjesëmarrëse në këto komuna. Zgjedhjet e parakohshme duhet të nxiten dhe shpallen sa më shpejt të jetë e mundur dhe të organizohen në një mënyrë plotësisht gjithëpërfshirëse.

Dorëheqjet e kryetarëve të komunave janë mënyra më e shpejtë për të nxitur zgjedhje të parakohshme, ndërkohë që të dyja palët duhet të tregojnë konstruktivitet në realizimin e zgjedhjeve“, thuhet në përgjigjen për Top Channel.

Ndërkohë, kritikohen protestat e serbëve, duke thënë që nuk janë rruga drejt zgjidhjes, ndërsa presin që serbët të marrin pjesë në zgjedhje e kthehen në institucione.

“Vazhdimi i protestave kundër kryetarëve të rinj pa nisur zgjedhjet e reja vendore në të 4 bashkitë, qoftë me dorëheqje, qoftë me peticione për tërheqje, nuk është rruga përpara.

BE pret që zgjedhjet të jenë të lira dhe të ndershme dhe serbët e Kosovës të tregojnë angazhim konstruktiv në procesin zgjedhor, si dhe të angazhohen për të marrë pjesë në to. Kjo do të ishte një shenjë e qartë e synimit të serbëve të Kosovës për t’u kthyer në institucionet e Kosovës”, thuhet më tej.

Kosova

S’ka draft statut, i vihen minat asociacionit, Kurti merr vendimin

“Gjithçka serbe sot kërcënohet edhe për shkak se nuk ka asociacion, teksa Prishtina ka 11 vjet që refuzon të përmbushë obligimet e saj dhe nga deklaratat e Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit shihet se nuk kanë ndërmend ta themelojnë ndonjëherë, edhe pse ajo përfaqëson shtyllën kurrizore të Marrëveshjes së Brukselit” – kështu deklaroi drejtori i Zyrës për Kosovën në qeverinë serbe, Petar Petkoviç, duke shtuar se për shkak të presionit nga perëndimi, takimet kushtuar asociacionit kanë filluar që në muajin nëntor.

Ai gjithashtu ka kujtuar se në maj të vitit të kaluar, pas pesë vitesh, ekipi menaxhues ishte ftuar nga BE-ja që të prezantonte draft-statutin e saj në nivel të lartë para Vuçiçit dhe Kurtit.

“Ata përfunduan draftin e statutit për pesë muaj, e dërguan në BE dhe thanë se e kanë bërë punën e tyre dhe tani presin ftesë për ta paraqitur në nivel të lartë, por pastaj Kurti e ka refuzuar atë draft statut dhe ka thënë se nuk ka ekip menaxhues për të” – u shpreh Petkoviç teksa me ndalimin e dinarit,

është e kërcënuar mbijetesa e popullit serb në Kosovë.

“Kjo ishte masa më e keqe përshkallëzuese që Kurti solli ndaj popullit serb. Natyrisht që nga atëherë çdo gjë ka ndalur, është kërcënuar siguria dhe mbijetesa e popullit tonë në Kosovë. Që atëherë kemi pasur gjashtë takime per kete ceshtje me Besnik Bislimin, por zgjidhja është e pamundur” – theksoi Petkoviç, duke shtuar se Beogradi ka treguar gatishmërinë e tij për të diskutuar projekt-statutin e asociacionit.

“Ne jemi të gatshëm të diskutojmë draft-statutin. Por Prishtina refuzon. Ata thonë se nuk do hartojnë asgjë por vetëm duan Keshillin e Europës. Si është e mundur që dikush të hyjë në Këshillin e Evropës pa asnjë kusht, as asociacion dhe as heqje dorë nga shpronësimet. Tani do të shohim se si do të zhvillohen gjërat” – ka theksuar Petkovic.

“Si mund të flitet për normalizim të marrëdhënieve apo ndonjë marrëveshje, teksa Prishtina tregon keqdashje dhe nëpërkëmb gjithçka për të cilën kemi rënë dakord. Populli serb nuk do të mbetet kurrë jashtë Serbisë dhe ne do të luftojmë për popullin tone” – deklaroi drejtori i Zyrës për Kosovën në qeverinë serbe.

Kur është fjala për seancën e fundit të Kombeve të Bashkuara, Petkovic tha se ishte një propagandë brutale dhe se dihet se me ndihmën e kujt Osmani i futi njerëzit në sallë, jashtë protokollit.

“Gjithçka është gënjeshtër dhe çdo gjë po bëhet për të diskredituar Serbinë” – potencoi Petkoviç.

Continue Reading

Kosova

Profeti i vetëdeklaruar me gisht në gojë, Vuçiç fut Serbinë në izolim

I pushtuar nga zemërimi se nuk është në gjendje të pengojë hyrjen e Kosovës në Këshillin e Evropës, presidenti Aleksander Vuçiç njoftoi “ndryshime të thella dhe thelbësore” në politikën e jashtme të Serbisë dhe drejtimi i kthesës lë të kuptohet për një largim të ri nga bota demokratike.

Po pse presidenti serb hyn me kaq zemër në beteja diplomatike që dihet paraprakisht se janë të humbura, siç është edhe rasti me rezolutën e Asamblesë së Përgjithshme për gjenocidin në Srebrenicë? Që ai të shpenzojë energji, është puna e tij, por përballja me botën që Serbia nominalisht aspiron është një zgjedhje e rrezikshme që kërcënon zhytjen edhe më thellë të Serbisë në izolim dhe kërcim drejt përqafimit me Nënën Rusi.

“Unë mendoj se Vuçiç e di që zemërimi i shprehur publikisht është aleati më i keq në diplomaci, por ai nuk rri dot pa u marrë me armiqtë e këqij që ai si rregull i sheh në Perëndim. Egoja e tij e shfrenuar e shtyu atë të nxitonte drejt kryesueses të seancës së Këshillit të Sigurimit kushtuar diskutimit të punës gjashtëmujore të UNMIK-ut në Kosovë” – deklaroi Gazetari dhe njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare, Boshko Jakshiç

“Vuçiç tha atje se nuk ka pasur asnjë marrëveshje paraprake sipas së cilës ai dhe presidentja e Kosovës Vjosa Osmani kanë pasur nga tre minuta kohë për përgjigje. Maltezja Vanessa Fraser nuk e mbylli gojën me përulësi, gjë që pritej nga presidenti serb, i cili është mësuar që askush të mos guxojë të ndërpresë monologjet e tij të gjata në televizionin kombëtar në Serbi. Ajo ngriti zërin, përdori disa herë grushtin mbi tavolinë dhe e bëri të qartë se nuk do lejonte që zëvendësi i saj të paraqitej si gënjeshtar.

“Unë vetëm…” belbëzoi Vuçiç. “Faleminderit, zoti President, keni tre minuta kohë”, përfundoi Fraser episodin nga seanca ku Vuçiç u zvetnua si profet I deklaruar, por vetëm dëgjoi dhe morri  një mësim të mire” – kujtoi Boshko Jakshiç

Ne kemi qenë dëshmitarë të disa fiaskove diplomatike në një periudhë shumë të shkurtër kohe, pershembull votimi i parë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, kur Kosova hapi derën e anëtarësimit të plotë në organizatën më të rëndësishme evropiane për promovimin e të drejtave të njeriut dhe zhvillimin e demokracisë. Vuçiç pret që të gjithë të tjerët të udhëhiqen nga emocionet që ai ka ndaj Rusisë. Nëse e duan Serbinë, do jenë me ne, edhe nëse kjo është kundër interesave të grekëve, maqedonasve të veriut apo malazezëve. Një verbëri e tillë kthehet shpejt në hakmarrje. Kushdo që mendon se Srebrenica, Kosova në Këshillin e Evropës apo marrëdhëniet e mira në rajon, i interesojnë shumë presidentit serb, gabohet. Vuçic e di se zemërimi hakmarrës nuk është kurrë një aleat i mirë në politikën e jashtme, por ai është gjithashtu i vetëdijshëm se sa fitimprurës mund të jetë ky zemërim për marketingun e tij personal. Ai do të vazhdojë ta shtyjë Serbinë në izolim sepse do ta ketë më të lehtë të arrijë misionin e tij mesian në tokë” – potencoi Gazetari dhe njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare.

 

Continue Reading

Kosova

Gazetari që ‘rrënoi’ karrierën e Escobar: Familjarë të zyrtarit amerikan bashkëpunojnë me Dodik

Gazetarin Vudi Xhumshiti është shprehur se të afërm të Gabriele Escobar bëjnë biznes me kreun e Republikës Serbska Dodik në Bosnje Hercegovinë.

“Pas raportimit të agresionit rus në Ukrainë gjatë viti 2022 kur unë po raportoja për mediat britanie mora vesh që republika e Serbisë kishte nënshkruar një marrëveshje të bashkërendimin  politikave të saj të jashtme me federatën ruse.

Po bashkëbisedoja me disa kolegë të mijë britanik dhe amerikan se si mund të përshkallëzohej situata e mundshme e konflikteve në rajonin e ballkanit dhe u largova nga Ukraina që të shkoja në vende të tjera ku priteshin trazira dhe erdha në Kosovë.

Në momenin që unë u vendosa në Kosovë situata politike filloi të tensionohej ku barrikadat po shtoheshin  dhe kishte bojkot institucionesh publike në Mitrovicën e Veriut të dirigjuar nga Beogradi zyrtar pasi kishin nënshkruar marrëveshjen me Rusinë.

Unë u njoha me diplomatë të ndryshëm dhe kuptova sjelljet e tyre ne Kosovë ku mes tyre ishte dhe Eskobar. Kur fillova të kërkoj në karrirën e tij politike dhe të kaluarën e tij  diplomatike dhe njerëzit që ishin të interesuar që të bashkëpunonin me mua filluan të ofroheshin dhe amë në gjurmë të disa dokumentacioneve që ishin të vshtirë të refuzoheshin dhe në janar të këtij viti kemi kontaktuar me DASH.

Në një nga dokumentat që ishte kontrata e kompanisë Energji Mcginis e cila është e kontraktuar me kreun e republikës serbe në Bosnje Hercegovinë, Dodik ishte e vërtetë dhe konfirmuam atë në departamentin e drejtësisë.

Ne pastaj filluam të hulumtonin për personelin dhe pronarët e kompanisë dolën të ishin njerëz të afërm me Gabriel Eskobar. Emanuel Eskobar doli të kishte lidhje familjare me Gabreil Eskobar në këtë kompani në bashkëpunim me Dodik.”

Continue Reading

Kosova

Serbia ka armë por jo ushtri, shqiptarët vdesin për vendin e tyre 

Avokati serb nga Beogradi, Sead Spahoviç, ka thënë se Serbia nuk ka ushtri dhe nuk është e gatshme të futet në Kosovë edhe pse ditë më parë kryeministri serb Millosh Vuçeviç, ka thënë se “Qeveria e Serbisë do të detyrohet të përgjigjet në mënyrë adekuate” nëse Kosova pranohet në Këshillin e Evropës.

Ata nuk kanë ushtri dhe prandaj nuk e bëjnë dot. Por mund të gudulisin opinionin publik në Serbi, i cili ka vullnet që ushtria të kthehet në Kosovë, pasi ajo është tokë e shenjtë serbe, fjala më e shtrenjtë serbe etj. Dhe kaq është e gjitha”. – tha Spahoviç në një intervistë për The Geopost.

Sipas tij, Serbia ka armë, por nuk ka ushtarë kurse Kosova ka dhe ky është një dallim i rëndësishëm, prandaj Serbia nuk mund të bëjë asgjë me forcë.

“Nëse do të mundnin, do të hynin, është thjesht çështje ekuilibri fuqie ose nëse doni edhe frike. Sepse, kini kujdes, shqiptarët vdesin për Kosovën e tyre, e serbët jo, dhe ky është dallimi themelor, prandaj nuk ka mundësi për një konflikt ushtarak”- theksoi avokati serb duke potencuar-: “Nuk mund të vlerësoj se si është situata me Republikën Srpska sepse edhe atje kanë pretendime. Në përgjithësi Serbia, kudo ku ajo ka minoritete krijon trazira dhe bën rrëmujë, në Kosovë, Mal të Zi, Maqedoni, po ashtu edhe në Bosnje. Vetëm në Kroaci nuk munden, por kur kanë mundur e kanë bërë edhe atje”.

Para disa ditësh në debatin e ashpër dhe kundërshtues në skenën politike serbe rreth Plan-Propozimit Evropian për normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi, u përfshi edhe avokati i shquar serb,Spahoviç.

Ai tha se marrëveshja “është e mirë” dhe se normalizimi i marrëdhënieve “duhet të bëhet” rruga e drejtë për anëtarësimin e të dyja shteteve në Bashkimin Evropian.

Sipas avokatit serb, “Beogradi nuk ka kurrfarë sovraniteti në Kosovë” dhe se “Kosova do të vazhdojë rrugën e saj mëvete” sepse “është shtet me kushtetutë, institucione, territor dhe popull që jeton atje”

Është normale që pala humbëse e luftës së Milloshevicit  të vuajë pasojat, theksoi Spahoviç, por kundër kësaj janë politikanët dhe mediat në Serbi, duke harruar se në opinionin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë ne vitin 2010, thuhet se “pavarësia e Kosovës nuk është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare”.

“Ky argument përdoret vetëm kur qeveria dëshiron tju ‘pickojë hundët’ qeverive të kaluara që kontribuan në pavarësimin e Kosovës”, tha ai për median.

“Duke u nisur nga fakti se Kosova fitoi luftën dhe Serbia u tërhoq nga ai territor, si dhe prej verdiktit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, rrjedh se Kosova është shtet” – deklaroi  Sead Spahoviç

Continue Reading

Kosova

Deputeti i Bundestagut me zjarre ferri në gjuhë, Kosova në KiE, e vetmja rrugë 

Këshilli i Europës festoi dje 75 vjetorin e themelimit dhe deputeti i Bundestagut, Knut Abraham ka gjetur rastin të kujtojë se Asambleja Parlamentare e kësaj organizate të rëndësishme muajin e kaluar konkludoi me shumicë të madhe votash se Kosova i ka përmbushur të gjitha standardet për t’u bërë anëtare e saj.

Abraham shkruan se Komiteti i Ministrave i ka dy zgjedhje dhe se nëse respektohen standardet dhe vlerat, atëherë Kosova do të duhej të anëtarësohej në KiE këtë muaj

“Komiteti i Ministrave ka dy zgjedhje:

1) Të veprojë në përputhje me vlerat dhe standardet tona duke e pranuar Kosovën brenda muajit maj.

2) Ose, ta injorojë vlerësimin e detajuar të juristëve të shquar, tri raportuesve, tri komisioneve… duke mos marrë asnjë vendim”- ka shkruar deputeti gjerman në platformën “X” duke shtuar se “Kjo e dyta, do të dërgonte sinjal të dëmshëm te deputetët dhe qytetarët.

“…Sidoqoftë, kjo do ta dërgonte një sinjal të dëmshëm për deputetët dhe qytetarët në rajon: se shtetet mund t’i shpërfillin standardet si të duan dhe kur të duan. Nga ky vendim varet besueshmëria e institucionit, mbrojtja e të drejtave të pakicave në Kosovë dhe stabiliteti i rajonit. Nëse respektojmë standardet dhe vlerat, atëherë pranimi i Kosovës në maj është e vetmja rrugë përpara” – ka potencuar Abraham.

Gjermania, përmes ambasadorit të saj në Kosovë, Jorn Rohde, ka kërkuar që Qeveria e Kosovës të mos rrezikojë, ndërsa synon që të anëtarësohet në Këshillin e Europës këtë muaj.

Ndërkombëtarët presin që të ketë lëvizje nga Kosova drejt themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe për të krijuar një atmosferë pozitive përpara se Komiteti i Ministrave të Këshillit të Europës ta thotë fjalën përfundimtare për çështjen e anëtarësimit të Kosovës në KiE.

Gjatë debatit në seancën e Asamblesë Parlamentare të KiE më 16 prill, disa deputetë përmendën nevojën, siç thanë ata, që Kosova të bëjë hapa drejt themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe përpara votimit final të ministrave por Abraham s’ishte një nga ta.

Në këtë seancë, 131 deputetë votuan që Kosova të avancojë edhe më tej drejt anëtarësimit në Këshillin e Europës, 29 ishin kundër, ndërsa 11 abstenuan.

Kosova hapin e parë të rëndësishëm drejt anëtarësimit në Këshillin e Europës e bëri më 27 mars. Me gjithë votën kundër të Serbisë dhe dy vendeve të tjera, Komiteti për Politikë dhe Demokraci i KiE e pati miratuar raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, i cili rekomandon se vendi i ka plotësuar kushtet për t’u anëtarësuar plotësisht në Këshillin e Europës.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING