Connect with us

Kosova

“Beogradi i kapur nga Rusia”, avokati serb paralajmëron

Avokati serb Çedomir Stojkoviç është shprehur se vendi i tij është kapur nga Rusia, e cila po e përdor për interesat e veta politike.

Stojkoviç tha se mjafton vetëm një shkëndijë për t’u ndezur zjarri në Ballkan dhe sipas tij, Rusia mund ta bëjë këtë përmes Serbisë.

Ai shtoi nga ana tjetër, edhe se Serbia me mbështetjen e Rusisë, po kërkon të ndikojë në Malin e Zi, ku po përpiqen të krijojnë sa më shumë hapsira politike.

“Askush nuk e njihte influencën ruse më parë në Serbi, por tani liderët botërorë po thonë atë që kam thënë unë shumë vite më parë. Shqetësimet janë shumë të vërteta, pasi Rusia ka dëpërtuar në Kishën Serbe, e ka pushtuar atë, ka depërtuar në partitë politike, si në pushtet, ashtu edhe te partitë politike në opozitë, dhe ka kryer akte korrupsioni të mëdha në Serbi. Rusia kontrollon mendjet dhe zemrat e njerëzve. Është shumë e thjeshtë për të kontrolluar mediat dhe institucionet, nëse kontrollon mendjet e njerëzve. Mjafton një shkëndijë për t’u ndezur zjarri në Ballkan. Po të marrim shembullin e Lindjes së Mesme, u deshën disa idiotë që të bënin pak rrëmujë që të niste konflikti” – deklaroi avokati serb, duke shtuar se duke patur parasysh luftën në shkallë të gjerë në Lindjen e Mesme, Rusia do të jetë shumë e lumtur të bëjë të njëjtat gjëra që po bën Amerika në Lindjen e Mesme, duke dërguar luftë-anije.

“Unë e di se nëse Rusia ka ndërmend të kryejë diçka të rëndësishme, asaj nuk i interesojnë jetët e njeriut. Serbia po bën në Malin e Zi atë që Rusia po bën në Serbi. Vuçiç dhe partnerët e tij duan të kenë hapësira politike atje. Por edhe në këtë rast Serbia ka mbështetjen e fuqishme të Federatës Ruse” –  u shpreh Stojkoviç.

Kosova

Metamorfoza e Albin Kurtit dhe preferenca e humbur për Joe Biden

Me një video-mesazh të gjatë në muajin tetor të vitit 2020, tetëmbëdhjetë ditë para zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës Albin Kurti, asokohe i sapo shkarkuar nga pozita e kryeministrit, i kishte bërë thirrje diasporës shqiptare në Amerikë të votontr kandidatin, që sipas tij, meritonte të ishte presidenti i 46-të i SHBA-ve nga Partia Demokratike, meqë kështu do t’i binte më mirë edhe Kosovës.

3 vjet e gjysmë më vonë, Kurti tani në postin e kryeministrit për të dytën herë me radhë pohoi se relacionet e Kosovës me SHBA-të nuk bazohen mbi atë a janë në pushtet Republikanët apo Demokratët.

“Unë besoj se për qeverisjen e mirë në Kosovë dhe për të ardhmen e shtetit tonë duhet të shohim dallimet midis partive tona dhe jo partive në Amerikë”- deklaroi ai, ndonëse në vitin 2020 kishte një qëndrim krejt ndryshe Kurti, në vitin 2020, vlerësonte se me ardhjen në pushtet të Joe Biden, pozicioni i Kosovën në raport me Serbinë do të forcohej, kjo pasi që sipas tij, Biden ishte një mik i vërtet dhe një aleat i dëshmuar i shqiptarëve.

Do të ngjallte shpresë të re në kërkimin tonë për njohje të ndërsjellët me Serbinë, përmes një procesi paqësor që është i ndershëm, transparent i ndjeshëm ndaj historisë dhe i paanshëm. Një Shtëpi e Bardhë e Biden-it do të sjellë kthimin e udhëheqjes amerikane, e cila është shumë e nevojshme, në botën e rrezikshme me të cilën përballemi sot”- deklaronte Kurti në një video-mesazh dedikuar shqiptarëve që jetojnë në ShBA-të.

Pozicioni i Kosovës jo që nuk u konsolidua – jo për fajin e SHBA-ve – por ai pësoi një erozion drastik pasi nga njohja de jure Kurti u pajtua me Serbinë për një njohje de facto. Nga njohja reciproke në qendër Kosova përfundoi në Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe në qendër me pranimin e Marrëveshjes Bazë, ky i cili sipas ministres së Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, është i ngjashëm me Republikën Serbe në Bosnje dhe Hercegovinë.

“Ai draft që na kanë paraqitur këta partnerët tanë ka kuptim vetëm nëse Serbia e njeh de facto Kosovën, përndryshe është një kalë troje, njësoj si Republika Serbe në Bosnje dhe Hercegovinë”, pohoi Donika Gërvalla.

Continue Reading

Kosova

Kuleba MISH PER TOP, shuplakë në fytyrën e Rusisë apo mashtrimi i rradhës i Vuçiçit

Vizita e ministrit të Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba në Beograd tërhoqi shumë vëmendjen e mediave dhe analistëve, duke ngritur pyetjen nëse presidenti serb Aleksandër Vuçiç do përpiqet edhe një herë të mashtrojë Perëndimin.

Presidenti serb aktualisht po bën dy beteja në arenën ndërkombëtare, të parën që ka të bëjë me rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë që sigurisht e ka humbur, dhe të dytën me Kosovën dhe mbi të gjitha anëtarësimin e saj në Këshillin e Evropës, mesa duket e ka fituar.

Sipas Klix, pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës mund të shtyhet pas aktiviteteve të fundit diplomatike të ndërmarra nga Vuçiç.

Sipas AP, Franca si anëtare e Këshillit të Evropës ka kërkuar që të shtyhet pranimi i Kosovës për shkak se qeveria e Albin Kurtit nuk ka ndërmarrë hapa drejt formimit të Komunitetit të Komunave Serbe, dhe duket se këtij propozimi i janë bashkuar Gjermania dhe Italia.

Nuk është rastësi që një nga temat e vizitës së ministrit të Jashtëm të Ukrainës ishte integriteti territorial i të dy vendeve.

Kuleba u takua fillimisht me ministrin e Punëve të Jashtme të Serbisë, Marko Gjuriç, më pas u takua me presidentin serb Aleksandër Vuçiç, kryeministrin Millosh Vuçeviç dhe kryetaren e Kuvendit Ana Brnabiç.

Në bisedime u theksua se të dyja vendet këmbëngulin në respektimin e së drejtës ndërkombëtare dhe integritetit territorial të secilit shtet.

Në janar, në një konferencë në Tiranë, Vuçiç theksoi rëndësinë që Serbia të mbajë marrëdhënie të mira me Ukrainën, sepse ajo ende nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës, e cila përndryshe, theksoi ai, do të çonte në ndryshimin pizicionit të paktën dy vendeve të tjera evropiane.

Edhe pse vetë mbështetja e Ukrainës nuk është për t’u refuzuar, Vuçiç do ta përdorë këtë vizitë për të zemëruar edhe një herë Perëndimin dhe, sipas shumëkujt, për ta mashtruar përsëri.

Një lloj konfirmimi për këtë është shkrimi i mediave në gjuhën gjermane, të cilët shkruajnë në kor për “shuplakën në fytyrë të Rusisë”.

Kurier-i austriak shkruan se vizita e Kuleba “interpretohet si një sinjal i largimit të qeverisë serbe nga Rusia, aleati i saj i përjetshëm”. Por do të ishte vërtet naive të supozohej se Vuçiç do të prishë papritur të gjitha lidhjet me Kremlinin.

Aq më tepër që vetëm pak javë më parë u formua Qeveria e re e Serbisë, në të cilën bëjnë pjesë dy persona nga lista e zezë amerikane, pikërisht për shkak të lidhjeve të tyre me Kremlinin.

Aleksandar Vulin, një ish-oficer i inteligjencës i njohur për pikëpamjet e tij pro-ruse, për të cilat mori çmimin e duhur nga Kremlini, mban shoqëri me Nenad Popoviçin, themeluesin e Partisë Popullore Serbe euroskeptike, e cila prej vitesh konsiderohet si zëri i Rusisë në skenën politike serbe.

Mediat ruse vërtet i kushtuan shumë vëmendje vizitës së Kuleba-s dhe Zelenska-s në Beograd, por të gjitha i qëndruan raportimit faktik dhe nuk u futën në pasojat e mundshme që sjell.

Mbetet për t’u parë nëse Vuçiç do të arrijë të mashtrojë përsëri Perëndimin dhe të mbajë një ekuilibër midis interesave të ndryshme gjeopolitike. Por fakti është se Perëndimi po lejon kërcimin në “dy dasma” dhe ende nuk ka vija të kuqe të përcaktuara qartë për presidentin serb

Continue Reading

Kosova

HARRONI heqjen e sanksioneve, Stano për ndalimin e hyrjes së Porfirie

Peter Stano, ka thënë se Prishtina me ndalimin e hyrjes së Patriarkut Porfirie, ka shkelur Marrëveshjen për vizitat zyrtare të rënë dakord në Bruksel në vitin 2014. Ai theksoi se tema e takimit të sotëm në Bruksel do të jetë dinari, por se BE-ja nuk e humb rastin për të përcjellë mesazhet e saj, si dhe pakënaqësinë me veprime të caktuara. “Vizita e Patriarkut Porfiri në Kosovë është pjesë e një Marrëveshjeje të rëndësishme të Dialogut dhe është dashur të lejohet. Duke refuzuar hyrjen e tij, Qeveria e Kosovës ka shkelur Marrëveshjen për Vizitat Zyrtare që Kisha Ortodokse Serbe të jetë në kontakt me besimtarët në Kosovë”- deklaroi Stano dhe shtoi se një veprim i tillë është kundër parimeve themelore të çdo shoqërie demokratike multietnike dhe tolerante. “Bashkimi Evropian vazhdon të përsërisë thirrjen e tij për zbatimin e plotë dhe të pakushtëzuar të të gjitha marrëveshjeve nga dialogu, përfshirë atë për vizitat zyrtare”, tha zëdhënësi i BE-së dhe sipas tij, takimi i sotëm në Bruksel do fokusohet në një agjendë shumë të specializuar, por se BE-ja nuk do të mungojë të shprehë qëndrimin e saj.

Gjithashtu shtetet anëtare të QUINT-it  janë shprehur “të shqetësuar” për moslejimin e vizitës në Kosovë të Porfirije dhe peshkopëve të tjerë për të marrë pjesë në fillimin ceremonial të kuvendit vjetor të Sinodës së Patriarkanës së Pejës.

QUINT-i, përmes një komunikate për media ka thënë se vendimi i pushtetit ka qenë në kundërshtim me planin e Ahtisaarit.

Ambasadat e Francës, Gjermanisë, Italisë, Britanisë së Madhe dhe SHBA-së, si dhe Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, janë të shqetësuara me vendimin e Qeverisë së Kosovës I cili është në kundërshtim me dispozitat e Planit të Ahtisaarit, që qartë përshkruajnë të drejtat, priviligjet, imunitetet e klerit të Kishës Ortodokse Serbe dhe nuk është në përputhje me obligimet e Kosovës të marra në dialogun e lehtësuar nga BE-ja”, thuhet në reagimin e QUINT-it, teksa dhe kanë potencuar se kanë pritshmëri nga Kosova që të përmbush standardet më të larta të të drejtave të njeriut.

Në të kaluarën, pjesëmarrja e patriarkut serb në ceremoni fetare në Kosovë është shoqëruar me fjalor të papranueshëm, duke nxitur përçarje. Patriarkana është fokusuar prej kohësh në promovimin dhe zbatimin e ideologjisë nacionaliste e irredentiste të “Serbisë së Madhe” në aktivitetet publike. Patriarku Porfirije ka ardhur disa herë në Kosovë, ndërsa herën e fundit ka hyrë në territorin e Kosovës në janar të vitit 2024, pikërisht në kohën kur tensionet midis Kosovës dhe Serisë ishin ngritur në nivele shpërthyese, posaçërisht në pjesën veriore të Kosovës të banuar me shumicë serbe.

 

Continue Reading

Kosova

Nëse zgjedhjet e jashtëzakonshme janë kundër Kurtit, atëherë përse ai i do kaq shumë?

“Se kujt i konvenon më shumë rreshtimi i Memli Krasniqit në kolonën e paracaktuar nga Albin Kurti, mjafton të shihni si e komentojnë këtë situatë eksponentët e Vetëvendosjes teksa me super intensitet po shkruajnë se sa mirë ka bërë kryesia e PDK-së që po koordinohet me Kryeministrin e Kosovës”. – kështu shkruan gazetari Lirim Mehmetaj në një editorial për AP.

Sipas tij, me gjasë Krasniqi nuk e kupton, ose e kupton por nuk i pengon. “Përmes të njëjtës inxhineri, falangat e Vetëvendosjes nëpër studiot televizive tregojnë sei si duhet të reformohen dhe çfarë duhet të bëjnë partitë opozitare për rrëzuar Kurtin, paçka se ata paraprakisht e pranonin se Kurti nuk duhet rrëzuar. Këtë qëndrim të padinjitetshëm dhe anti-shtetëror të Memli Krasniqit po provojnë t’i japin fytyrë tjetër shërbëtorët e Vetëvendosjes dhe të tjerë që shpresojnë për kacidhe pas një qeverie të mundshme që mund të krijohet në të ardhmen mes të VV-së dhe PDK-së, po qytetari realisht i pakënaqur nuk e ha”- ka theksuar Mehmetaj duke shtuar se nuk sheh urgjencë për domosdoshmërinë e shkuarjeve në zgjedhje të jashtëzakonshme kur zgjedhjet e rregullta janë veç 3-4 muaj më pas. Si ka mundësi që opozita nuk shpjegohet për strategjinë: Ta lëmë Kurtin të gabojë, pastaj zgjedhjet, ndërsa tani kërkon mr urgjencë ndërprerjen e gafave të kryeministrit.

Kush thotë se “nuk ka lidhje si shkohet në zgjedhje”, por me rëndësi është të shkohet, ose është idiot ose krejtësisht i shitur. Pikërisht zgjedhjet e fundit janë argumenti më kokëfortë se është e rëndësisë kruciale se cila është arsyeja dhe cili është konteksti i zgjedhjeve”- thekson gazetari Mehmetaj.

Sipas tij, të gjithë që presin prapa derës me shpresën për të përfituar nga një koalicion eventual mes Kurtit dhe Krasniqit, do mbeten të zhgënjyer pas kryeministri thjesht po i zbutë për fushatë zgjedhore që të mos i përmendet asnjë skandal. Të mos i përmendet korrupsioni, zhvatjet, autonomia territoriale, dështimet në arenën ndërkombëtare, dështimi në reformën në drejtësi dhe të gjitha tmerret e qeverisjes së tij.

Ai vetë më nuk del në TV të bëjë fushatë, ministrat i ka për ibret e veçse do ta dëmtojnë, kurse për deputetë të VV-së, i kemi parë që ata as të artikulohen shqip nuk dinë.

“Me kë të bëjë fushatë Kurti? Me heshtjen e partive opozitare? Sa të kapë sërish rezultatin e dëshiruar, që do të jetë pak a shumë i njëjti nëse këta i rreshtohen si shërbëtorë të pa dinjitet, ai do t’iu lëshohet me të njëjtin hakërrim si përherë, si në videot që ia përgatiste PDK-së e LDK-së kohë pas kohe”- ka potencuar në shkrimin e tij gazetari Lirim Mehmetaj.

 

Continue Reading

Kosova

KTHETRAT E ZEZA të binjakëve Vuçiç-Putin mbi Kosovë dhe Malin e Zi

Politologu dhe gazetari nga Novi Sadi i Serbisë, Boris Varga ka treguar pse përfaqësuesja Vasilije Çarapiç, nga Lëvizja “Evropa Tani”, abstenoi gjatë votimit në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës për opinionin që rekomandon pranimin e Kosovës në atë organizatë.

Sipas tij, kjo është veç një dorë e zgjatur e presidentit serb Aleksandar Vucic dhe natyrisht e Rusisë.

Vuçiç nuk do të heqë dorë aq lehtë nga ajo që u arrit përmes ndikimit politik nga Serbia dhe grushtit të shtetit me mbështetjen e Kishës Ortodokse Serbe. As nuk duhet të nënvlerësojmë aspiratat ruse për të ndikuar në situatën politike dhe të sigurisë në Mal të Zi drejtpërdrejt përmes Serbisë. Tani që Putini pretendon se po bën luftë kundër NATO-s dhe SHBA-së në Ukrainë, stabiliteti i një prej anëtarëve më të vegjël të Aleancës është jashtëzakonisht i rëndësishëm. Në konfliktin me Rusinë, Mali i Zi është lidhja më e dobët në NATO dhe për këtë arsye një objektiv i përshtatshëm për Kremlinin” – ka deklaruar Varga

Sipas tij, edhe një tronditje simbolike politike në Mal të Zi, Rusia mund të festojë si fitoren e saj dhe mund të imagjinohet vetëm se si do të konsiderohet kthesa e politikës së jashtme të Podgoricës.

“Në krye të autoritetit më të lartë, Parlamentit të Malit të Zi, është Andrija Mandic si përfaqësues i opsionit proserb, prorus dhe antiperëndimor. Duke gjykuar nga procesi i grushtit të shtetit, ai është eksponenti kryesor i Kremlinit në Podgoricë” – tha Varga ne nje interviste për Pobjedën malazeze.

Ai gjithashtu vuri në dukje se Serbia po e largon rajonin nga integrimi evropian dhe euroatlantik dhe se Mali i Zi do t’i japë goditjen më të fortë “botës serbo-ruse” nëse së shpejti bashkohet me Bashkimin Evropian.

“Rusia është duke përgatitur për një kohë të gjatë të ashtuquajturin “fronti i dytë evropian” në Ballkanin Perëndimor, duke mbështetur idenë e rinovuar të një “Serbie të madhe” ose “botës serbe” bazuar në modelin e “botës ruse” të saj. Që nga fillimi i luftës në Ukrainë, ai është identifikuar aq shumë me Rusinë, saqë ende quhet “bota serbo-ruse.

Mbështetja për integrimin evropian është në rënie, ndërsa Serbia, me disa ministra po propagandojnë sërish idetë e Serbisë së Madhe dhe rishikimin e çështjes territoriale serbe, politika ekspansioniste gjithashtu po ndiqen sërish në BeH dhe Mal të Zi. Një politikë e tillë e ngadalësoi integrimin evropian të rajonit për vite me radhë, por për shkak të krizës mbi Kosovën nuk u quajt me emrin e duhur” – theksoi Varga, i cili mendon se Rezoluta për Srebrenicën në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së solli një nga problemet kryesore politike të Ballkanit Perëndimor nga niveli lokal në atë ndërkombëtar, përkatësisht mohimin e krimeve më të tmerrshme të viteve ’90 për të cilat ka vendime nga Tribunali Ndërkombëtar në Hagë.

Sipas politikologut, nga ajo distancë mund të shqyrtohet pulsi i “botës serbo-ruse”.

“Prandaj kjo rezolutë është e rëndësishme tani, për të treguar se kush është në cilën anë të “perdes së hekurt” të re dhe vlerave qytetëruese. Kush i njeh vendimet e gjykatës së krijuar nga OKB-ja dhe kush i mohon ato. Kush është i gatshëm të përballet me të kaluarën dhe të vazhdojë të ardhmen”

“Dihet se cilës perandori i përket Dodik, por kjo rezolutë do ta nxjerrë Vuçiqin nga hija dhe do ta nxjerrë në dritë të diellit. Dodik është vija e kuqe e Vuçiqit, të cilën presidenti serb e lëviz vetë. Flamujt rusë, simbolet “Z” të fashizmit të ri rus dhe portretet e Putinit në Beograd dhe qytete të tjera treguan se nacionalizmi serb në rajon ushqehet nga revanshizmi, i cili më parë ishte jashtëzakonisht i nënvlerësuar. Agresioni rus kundër Ukrainës përkoi me zbritjen e Serbisë në autokraci, rënien e demokracisë dhe përhapjen e korrupsionit dhe krimit të lidhur me nivelet më të larta të qeverisjes” – potencoi Varga.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING