Connect with us

Kosova

Bisedimet në Bruksel/Serbia kërkon Asociacion me kompetenca ekzekutive në Kosovë

Në Bruksel është zhvilluar sot një raund i ri i takimeve në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë me pjesëmarrjen e shefave të delegacioneve.

Qeveria e Kosovës ka lëshuar një komunikatë pas këtij takimi, në të cilën thuhet se temë e diskutimit ishte zgjidhja e pretendimeve financiare dhe e çështjeve të pronës midis dy vendeve.

“Në kuadër të kësaj teme, sot është biseduar ekskluzivisht për pensionet dhe kadastrin. Pavarësisht diskutimit të gjatë për këto tema, ende nuk ka përafrim të ndjeshëm të qëndrimeve. Por, megjithatë, është arritur pajtueshmëri që diskutimi i këtij elementi të marrëveshjes së përgjithshme, pretendimeve financiare dhe e çështjeve të pronës midis dy vendeve, të vazhdohet në takimin e radhës”, thuhet në komunikatën e Qeverisë së Kosovës.

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, i cili po merr pjesë në këto takime në emër të palës serbe, u tha mediave në Bruksel se gjatë takimit të së enjtes (29 tetor) ata ngritën çështjen e formimit të Asociacioni të Komunave me shumicë serbe, dhe këmbëngulën në zbatimin e marrëveshjes së Brukselit, që sipas tij, “është e nevojshme për vazhdimin e dialogut, por edhe për ndërtimin e besimit shumë të nevojshëm midis të dy palëve”.

“Pa formimin e Asociacionit, ne nuk mund të përparojmë në dialog. Ne do të shohim se si pala e Prishtinës do të veprojë tani për këtë çështje. Ajo flet për mundësinë e formimit, siç e ka përcaktuar Gjykata Kushtetuese, e cila është e papranueshme, sepse për të nuk është rënë dakord në Bruksel, nuk është pjesë e parimeve të dakorduara në vitin 2015. Diçka që mund të quhet OJQ (Organizatë Joqeveritare), nuk na duhet, na duhet një institucion serioz, Asociacioni i Komunave me shumicë serbe me kompetenca ekzekutive”, tha Petkoviq.

Sipas tij, duke formuar një Asociacion të komunave me shumicë serbe, populli serb në Kosovë mund të “ushtrojë të drejta kolektive që nuk i gëzon tani”.

Ai shtoi se është diskutuar edhe për pronat dhe pretendimet financiare, çështje këto që janë diskutuar edhe në takimin e kaluar.

“Kemi diskutuar për pronat dhe pretendimet financiare për çka kemi këndvështrime të ndryshme, por megjithatë të dyja palët kanë paraqitur qëndrimet e tyre”, tha Petkoviq.

“Ajo që është e rëndësishme për Beogradin është se sa herë që vijmë këtu në Bruksel, jemi të përgatitur plotësisht me ekspertët tanë dhe propozimet tona, si t’i qasemi një problemi të caktuar. Kur bëhet fjalë për pronën dhe pretendimet financiare, ne insistuam që së pari të vendosim parime të qarta dhe mekanizmat për zgjidhjen e kësaj çështjeje të rëndësishme, e cila, ndër të tjera, ka rënduar marrëdhëniet tona për shumë vite”, shtoi Petroviq.

Shefi i delegacionit serb tha se në mënyrë që të normalizohen më tej marrëdhëniet, është e nevojshme të diskutohen “shumë çështje të tjera që nënkuptojnë kompromis”.

“Kompromisi do të thotë që të dyja palët të fitojnë ose të humbin njësoj. Pra, të takohemi diku në gjysmë të rrugës. Por, që njëra palë të fitojë gjithçka dhe tjetra të humbasë gjithçka, kjo është e papranueshme për ne”, shtoi ai.

Delegacionin e Kosovës e përfaqësoi Skender Hyseni, koordinator për dialog, ndërsa me të kanë qenë edhe ekspertët për temat që kanë të bëjnë me ekonomi dhe financa, pasi palët pritet të diskutojnë pretendimet financiare dhe pronësore.

Sikur edhe në takimet e mëparshme, edhe kësaj radhe palët patën së pari takime bilaterale me të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialog, Mirosllav Lajçak, dhe më pas takime të përbashkëta ndërmjet dy palëve.

Lajçak, tha përmes një postimi në rrjetin social Twitter, se sot “kemi bërë një hap tjetër drejt një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse të normalizimit duke zhvilluar një raund të dytë bisedimesh mbi pretendimet financiare dhe pronën”.

Ai paralajmëroi se së shpejti do të vazhdohet me diskutime, por nuk dha një datë të saktë.

Takimi i së enjtes vjen pas më shumë se një muaji, prej kur ishte zhvilluar takimi i fundit.

Ky takim ishte planifikuar të zhvillohej në fund të muajt shtator, por ishte shtyrë për shkak të masave parandaluese si shkak i pandemisë, por edhe për shkak të pengesave të paraqitura rreth temave në dialog, për të cilat palët nuk ishin dakord palët.

Kosova

Vuçiçi paralajmëron “skenarë të paparashikueshëm” për Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, paralajmëroi “skenarë të paparashikueshëm dhe pasoja të mëdha” në marrëdhëniet midis Kosovës dhe Serbisë, dhe shprehu nevojën për “ndërmjetësim të besueshëm dhe mbështetje ndërkombëtare” nga Organizata e Kombeve e Bashkuara, për të parandaluar “inxhinierinë dinake etnike” ndaj serbëve të Kosovës.

“Është koha të kuptohet se nëse populli serb në Kosovë nuk mund të mbështetet te OKB-ja, si një arbitër objektiv dhe dikush që do të parandalojë inxhinierinë dinake etnike të Prishtinës, kam frikë se kjo do të sjellë mundësinë e skenarëve të paparashikueshëm me pasoja të mëdha” – tha presidenti serb.

Ai nuk ofroi detaje rreth paralajmërimeve për “skenarë të paparashikueshëm dhe pasoja të mëdha” në të ardhmen, por referenca misterioze vjen mes  tensioneve në kufirin Kosovë-Serbi që arritën kulmin pas sulmit paramilitar serb në fshatin Banjskë të Zveçanit – komunë e banuar me shumicë serbe – në veriun e Kosovës vjeshtën e vitit të kaluar.

Gjatë adresimit në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ku u shqyrtua raporti gjashtëmujor të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, për punën e misionit mbështetës në Kosovë (UNMIK), presidenti serb pretendoi se ndaj serbëve në pjesën veriore të Kosovës vazhdojnë “sulmet sistematike” të autoriteteve kosovare, por sërish pa ofruar asnjë provë.

Edhe pse anëtarët e Këshillit të Sigurimit janë të bashkuar në mbështetjen e dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian (BE) për normalizimin e marrëdhënieve Prishtinë-Beograd, ndarjet midis anëtarëve të përhershëm – Shtetet e Bashkuara, Rusia, Kina, Franca dhe Britania e Madhe – vazhdojnë ta karakterizojnë qasjen ndaj këtyre zhvillimeve.

Continue Reading

Kosova

Petkoviç ANKOHET te emisari gjerman, ja çfarë i thotë për Kurtin

Në Serbi po qëndron për një vizitë Drejtori për Ballkanin Perëndimor në Ministrinë e Jashtme të Gjermanisë, Michael Reiffenstuel.

Në kuadër të kësaj vizite, ai ka takuar drejtorin e Zyrës për Kosovën në qeverinë serbe, Petar Petkovic.

Sipas njoftimit për media nga kjo zyrë, thuhet se temë e diskutimit ka qenë edhe Kosova.

Petkoviç ka thene se qeveria e Albin Kurtit po ushtron “dhunë fizike dhe institucionale” ndaj serbëve “duke e bërë jetën në Kosovë të papërballueshme për ta”.

Ai tha se “kjo po çon në eksod të serbëve” nga Kosova, ndërsa përmendi edhe çështjen e dinarit të cilën e konsideroi si një prej çështjeve që po kontribuon në këtë drejtim.

Të gjitha këto po çojnë në një katastrofë humanitare për një komb në zemër të Evropës, para syve të komunitetit ndërkombëtar, i cili nuk po tenton ta parandalojë këtë katastrofë përmes veprimeve konkrete” –  tha Petkoviç

Sipas komunikatës, dyshja ka biseduar edhe për çështjen e referendumit në veri për shkarkimin ose jo të kryetarëve të komunave veriore.

Petkovic këtë votim e quajti “farsë” dhe theksoi se procesi “tregoi qartë se Kurti kishte për qëllim ushtrimin e pushtetit në katër komunat” veriore.

Veç këtyre temave, në takim thuhet se u fol edhe për çështjen e mosthemelimit të Asociacionit, për çka Petkovic tha se po krijon probleme të reja.

Continue Reading

Kosova

GODITJE e re për Beogradin, Këshilli i Europës dhe Kosova

Kosova kohët e fundit ka arritur sukses relativ politik. Më 17 prill, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës (KiE) miratoi rekomandimin që Kosova të bëhet shteti i saj i 47-të anëtar, duke shkaktuar zemërim në Beograd.

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç tha se “nëse Kosova anëtarësohet në KiE, Serbia është e gatshme të vë në pikëpyetje anëtarësimin e saj në Këshillin e Europës”.

Serbia gjithashtu ka kryer stërvitje masive ushtarake në kufijtë me Kosovën për te treguar zhgënjimin e saj të thellë me vendimin e organizatës për të drejtat e njeriut me qendër në Strasburg.

Vendimi i asamblesë së KiE është marrë pasi Kosova ia ka kthyer tokën Kishës Ortodokse Serbe që i përket Manastirit të Deçanit.

Organizatat ndërkombëtare kishin kërkuar që autoritetet kosovare ta ndërmarrin këtë hap.

Në dhjetor të vitit 2023, presidenti serb Vuçic deklaroi se “nuk mendoj se është e mundur që Marrëveshja e Ohrit të përfshihet në Kapitullin 35, sepse kjo do të thotë de facto mbyllje e derës (e BE-së) për Serbinë”.

Sipas një sondazhi të IPSOS të prillit 2022, numri i serbëve që kundërshtonin anëtarësimin në BE ishte më shumë se ata që ishin në favor të tij për herë të parë.

Ky sondazh zbuloi se shumica e serbëve mendojnë se BE po zvarritet kur bëhet fjalë për zgjerimin, me bllokun që nuk dëshiron të pranojë anëtarë të rinj.

Mungesa e besimit të serbëve në Bruksel duket se pasqyron disa të vërteta.

Një sondazh i fundit i marsit 2024 IPSOS/Euronews zbuloi se shumica e votuesve të BE-së janë kundër zgjerimit të mëtejshëm të unionit.

Marrëdhëniet midis Serbisë, BE-së dhe NATO-s kanë vuajtur në mes të pushtimit rus të Ukrainës, pasi Beogradi nuk i është bashkuar sanksioneve të BE-së kundër Moskës.

Kryeqytetet perëndimore e shohin Serbinë si një burim potencial jostabiliteti në zemër të Europës.

Serbia dhe Kosova nuk i besojnë njëra-tjetrës. Të dy kanë frikë të bëjnë lëshime që mund të tradhtohen nga homologu i tyre.

Siguria e Kosovës garantohet me praninë e NATO-s dhe mbështetjen e BE-së për organizatat që promovojnë sundimin e ligjit.

Megjithatë, fantazma e paqëndrueshmërisë duket e madhe.

 

Continue Reading

Kosova

Serbia mbështetet PAS MURI nga Bashkimi Europian

Brukseli i ka vënë Beogradit një dilemë: Ose ndaloni pengimin e futjes së Kosovës në organizatat kryesore ndërkombëtare ose aspiratat e Serbisë për në BE do të ngrihen

“Rruga e Serbisë drejt anëtarësimit në BE tani varet nga pëlqimi i saj i heshtur për anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare, si OKB-ja dhe Këshilli i Europës” – komentoi mediumi ndërkombëtar Euronews.

Ministrat e Punëve të Jashtme të BE-së të mbledhur në Luksemburg më 22 prill ranë dakord te ndryshojnë një pjesë kyçe të dokumentit në lidhje me negociatat e Serbisë për t’u bashkuar me BE-në, i njohur si Kapitulli 35.

Ndryshimi do të thotë se Brukseli do ngrijë procesin e pranimit të Serbisë në bllok nëse nuk zbaton një nga marrëveshjet për normalizimin e marrëdhënieve të saj me Kosovën.

Kushti kryesor që Serbia duhet të përmbushë është se ajo duhet të ndalojë pengimin e përpjekjeve të Kosovës për t’u bashkuar me organizatat kryesore ndërkombëtare.

Kosova ka ndërmarrë hapa diplomatikë për t’u anëtarësuar në OKB, Këshillin e Europës, BE dhe NATO që nga shpallja e pavarësisë nga Serbia në vitin 2008.

Nga ana tjetër, Beogradi e kundërshton pavarësinë e Kosovës. Si anëtare e OKB-së, ajo ka frikë se pranimi i anëtarësimit të Kosovës në këto institucione do ta njohë në mënyrë implicite shtetësinë e saj.

Me arritjen e situatës në ngërç, ministrat e jashtëm të BE-së e shtuan të ashtuquajturën marrëveshje e Ohrit në Kapitullin 35, e cila synon t’i “normalizojë” marrëdhëniet e trazuara pothuajse prej dekadash mes  Serbisë dhe Kosovës.

Kjo marrëveshje e arritur ndërmjet Brukselit, Serbisë dhe Kosovës njohu autoritetin qeverisës të institucioneve kosovare.

Kjo është arsyeja pse ministrat e jashtëm të BE-së kanë vendosur dispozita në marrëveshjen e Ohrit, klauzola detyruese për Serbinë, si një lloj standardi “merre ose lëre”.

Serbia jo vetëm që do të duhet ta shmangë pengimin e aspiratave të Kosovës për t’u anëtarësuar në organizatat ndërkombëtare, por do t’i duhet te njohë edhe dokumentet zyrtare administrative të lëshuara nga administrata kosovare, si targat dhe pasaportat me simbolet shtetërore të Kosovës.

Çështje të tilla janë kundërshtuar sistematikisht nga qeveria serbe që nga lufta e vitit 1999 me NATO-n që imponoi ndarjen e Kosovës.

Kushtet e krijuara më 22 prill nga BE-ja krijojnë një bashkim pjesësh figura politike për Beogradin duke vënë lidershipin e tij politik dhe gjithë shoqërinë serbe përpara një dileme torturuese: ose të fillojë një proces të ngadalshëm dhe progresiv të njohjes së Kosovës ose duhet të harrojë ndonjë shpresë afatmesme për anëtarësim në BE.

Serbia deri më tani ka shmangur çdo hap që mund të identifikohet si njohje de facto e shtetësisë së Kosovës……….

Continue Reading

Kosova

Ivica Daçiç reagon pas vendimit për liberalizimin e vizave për serbët e Kosovës

Pas votimit masiv në Parlamentin Evropian në favor të liberalizimit të vizave për serbët e Kosovës që janë të pajisur me pasaporta ‘speciale’ të Serbisë, ka reaguar Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiç.

Ai ka thënë se ky “është korrigjim i një padrejtësie 10 vjeçare ndaj tyre”.

“Mund të thuhet se qytetarët tanë që kanë vendosur të jetojnë në Kosovë, nuk kanë marrë dokumente ilegale të Kosovës sepse çështja e statusit nuk është e njohur ndërkombëtarisht. – deklaroi ministri serb duke shtuar: – Në këtë aspekt, ky është korrigjimi i një padrejtësie që ka dhjetë vjet, sepse qytetarët tanë që kishin pasaporta të lëshuara nga Administrata Koordinuese për Kosovën, nuk kishin të drejtë për të përfituar nga liberalizimi i vizave, siç kishin qytetarët e tjerë të Serbisë”.

Ai përsëriti se eshte në krye të ekipit të ekspertëve serbë që po luftojnë kundër pranimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

Këshilli i Evropës është një organizatë që duhet të merret me të drejtat dhe liritë e njeriut, nuk mund të thuhet se nuk ka qenë edhe një organizatë politike, ka qenë e ngjyrosur politikisht gjatë gjithë këtyre viteve, por tashmë po hyjmë në fushën që shkon përtej kuadrit ligjor të Këshillit të Evropës, ku po shkelin parimet bazë mbi të cilat funksionon, kjo do të ishte hera e parë që dikush do të pranohej në atë organizatë anëtarësim pa qenë shtet” – deklaroi ministri serb.

Për faktin se 12 nga anëtarët e Këshillit të Evropës nuk e njohin Kosovën dhe Komiteti i Ministrave u bën thirrje që të votojnë pro Kosovës, ai tha se kjo është shkelje e të gjitha parimeve.

Siç shtoi ai, ata që nuk e njohin Kosovën shtet, do të votojnë pro pranimit të saj në KiE, pasi do ushtrohet mbi ta presion nga Perendimi.

I pyetur se cilat janë gjasat që Kosova të mos i bashkohet organizatës ndërkombëtare, Daçic theksoi se do të jetë një luftë e ashpër.

“Do të ketë presion të madh, sidomos nga Gjermania dhe Britania e Madhe. Prandaj duan që me çdo kusht dhe sa më shpejt të votohet pranimi i Kosovës.

E gjithë kjo është pjesë e presionit, duke përfshirë edhe përpjekjen për të hartuar një Rezoluta për gjenocidin në Kombet e Bashkuara, si dhe përpjekja për ta votuar atë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, kështu që përveç Ruandës, populli serb do të ishte i vetmi i etiketuar si komb gjenocidal” – potencoi ministri serb.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING