Connect with us

Aktualitet

Çfarë është Ramazani dhe përse myslimanët duhet ta respektojnë?

Ramazani është emri i muajit të nëntë të vitit në kalendarin hënor mysliman, në të cilin, sipas traditës islame, Muhamedi mori shpalljen e Kuranit “si udhërrëfyes për njerëzit me drejtësi dhe shpëtim” (Sura II, v. 185).

Është muaji i shenjtë i agjërimit, kushtuar lutjes, meditimit dhe vetëdisiplinës. Agjërimi është një detyrim për të gjithë myslimanët praktikantë, të rritur dhe të shëndetshëm të cilët nuk mund të hanë, të pinë, të tymosin dhe të kryejnë marrëdhënie seksuale nga drita e parë e agimit deri në perëndim të diellit.

Nga agjërimi janë përjashtuar të miturit, të moshuarit, të sëmurët, pleqtë dhe gratë shtatzëna. Gratë gjatë ciklit menstrual dhe ata që udhëtojnë përjashtohen përkohësisht.

Në perëndim të diellit agjërimi ndërpritet me një gotë ujë, për të vijuar më pas me vaktin e mbrëmjes ose ndryshe (iftar).

Një vajzë e vogël rregullon pjatat para iftarit, vaktin që ndërpret agjërimin e përditshëm, në Xhaminë e Madhe të Delhit në Indi

Pesë detyrimet. Agjërimi (sawn) është një nga pesë detyrat e besimit islam. Të tjerët janë profesioni i besimit (kalima), recitimi i përditshëm i pesë lutjeve (salat), dhënia e lëmoshës (zekatit) dhe përmbushja, së paku një herë në jetë, e pelegrinazhit (hagg) në Mekë (Arabia Saudite).

Të nashkuar por të ndryshëm. Ramazani është muaji më i shenjtë i myslimanëve që janë rreth 1.6 miliardë në mbarë botën dhe koha e vitit në të cilën festohet është e njëjtë në të gjitha vendet islame.

Zgjat 29-30 ditë sipas kalendarit gregorian shkon nga mbrëmja e 16 majit deri në mbrëmjen e 14 qershorit. Muaji i Ramazanit nuk bie gjithmonë në të njëjtën periudhë të kalendarit gregorian, sepse  kalendari islamik është hënor (viti hënor zgjat rreth 11 ditë më pak se kalendari diellor), dhe regjistrimi i vitit nuk përkon, sepse myslimanët fillojnë të llogarisin nga viti 622 pas Krishtit, kur Muhammedi la Mekën për të shkuar në Medine, prandaj ajo që për ne është “16 maj 2018” për myslimanët është “1 Ramazan 1439” (shih datat në Arab.it).

Disa dallime në traditë mund të gjenden në ushqime që mund të hahen kur bie dielli. Çdo vend ka veçoritë e veta: për shembull, në Tunizi, Algjeri dhe Marok është përgatitur vetëm një couscous me mish qengji (jo pula apo deleje) pasuruar me rrush të thatë; në Siri dhe Jordani, nga ana tjetër, hahen “katai”, ëmbëlsira të mbushura me arrë kokosi, lajthi të grira dhe sheqer. Gjatë Ramazanit pihen lëngje frutash dhe në vendet e Magrebit ato lëngje, që ngrenë presionin e gjakut, sepse ata që mbajnë Ramazan e kanë më të ulët se zakonisht.

Por Ramazani është kudo një moment i ndarjes dhe bashkimit. Është e zakonshme të ftojmë fqinjët dhe shokët e tyre për të ndarë së bashku vaktin e mbrëmjes  të quajtur iftar dhe për të recituar lutje të veçanta të quajtur Tarawih.

Nga nisja e hënës së re deri në hënën e re të muajit tjetër, ja si “lëviz” Ramazani 

Një festë e lëvizshme. Ramazani prandaj varet nga fazat hënore ose më saktë nga vëzhgimi i hënës së re (hilal). Ky fakt ka dy pasoja. E para është se Ramazani mund të fillojë në data të ndryshme nga njëri vend në tjetrin.

E dyta është se çdo vit Ramazani fillon para vitit të kaluar dhe ka vite kur festohet në dimër, kur ditët janë më të shkurtra.

Në këtë periudhë historike, në hemisferën tonë, Ramazani bie në pranverë / verë dhe këtu mund të lindin disa probleme.

Për shembull, në Reykjavik të Islandës, agjërimi merr pak më shumë se 22 orë, ose rregullisht nga agimi (rreth orës 2 të mëngjesit) deri në perëndim të diellit (rreth mesnatës). Në Sydney (Australi) është dimër dhe agjërimi zgjat pak më shumë se 11 orë, ndërsa në Alaska në të njëjtën kohë dielli nuk perëndon kurrë.

Në këtë rast, çështja e agjërimit duhet zgjidhur ose nga rrezet e diellit, treguese për banorët islamikë të Juneau (Alaska), ose duke ndjekur kalendarin e një vendi tjetër.

Aktualitet

Emri/ U arrestua dje nga AMP, punonjësi i policisë furnizonte me mallra kontrabandë bizneset në Sarandë

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë një punonjës policie në pikën kufitare Qafë-Botë, pasi dyshohet për kontrabandë me mallra që paguhet akcizë.

Bëhet fjalë për Beqir Halili, i cili u arrestua në flagrancë teksa transportonte me automjetin e tij “Mercedes Benz”, nga pika e kalimit kufitar Qafë Botë në drejtim të Sarandës, 49 steka të papajisura me pullën fiskale, të dyshuara kontrabandë, me një vlerë rreth 3500 euro.

Nga kontrolli i një dyqani në pronësi të policit në Metoq, bashkia Sarandë u gjetën edhe disa qese me duhan pa pullë fiskale.

Nga hetimet e AMP, ka rezultuar se ky punonjës policie në mënyrë periodike, gjatë kohës që ka qenë me shërbim në PKK Qafë Botë, kalonte këto mallra kontrabandë për të furnizuar biznese të ndryshme në Sarandë, në një vlerë që përllogaritet të jetë rreth 10,000 euro në muaj nga shit-blerja e mallrave.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan stekat me cigare kontrabandë, qese plasmasi me duhan pa pullë fiskale, 2 telefona celularë dhe automjeti tip Mercedez Benz që shërbente për transport.

Polici Beqir Halili me detyrë përgjegjës turni në Qafë Botë, me origjinë nga Memaliaj dhe me familje në Metoq donte edhe 6 muaj dhe dilte në pension. Arrestimi i tij është bërë rrugës duke u kthyer në shtëpi pas punës.

Continue Reading

Aktualitet

Romeo Veshaj ish i dashuri i Sara Gjordenit? Ish-banorja e ‘BBVIP3’ tregon të vërtetën

Ish-missi Sara Gjordeni së fundmi në “Post Big Brother” ka sqaruar deklaratën e saj se më shumë ka humbur nga pjesëmarrja në këtë reality show sesa ka fituar.

Ajo tregoi se pjesëmarrja në këtë spektakël i ka kushtuar në anën e moralit dhe dinjitetit, për shkak se ish-banorja bëri bujë në median rozë për jetën personale dhe për meshkujt që u përfol se ajo kishte pasur një lidhje.

Sara nga ana tjetër hodhi poshtë edhe aludimet që Romeo Veshaj dhe Silvi Forte kanë qenë ish-partnert e saj, duke u shprehur se raportit që ka pasur me këta meshkuj është akuzuar se ka pasur një lidhje me ta.

Përsa i përket personit misterioz që i dërgoi dronin në shtëpinë e “BBV”, ish-banorja tha që tashmë këtë gjë e ka biseduar me të dashurin e saj, Bardhi Idrizin.

Pjesë nga biseda:

Moderatori: Ke thënë më shumë kam humbur nga ky BBV sesa kam fituar. Çfarë nënkupton me këtë?

Sara Gjordeni: Më ka dhënë një impakt shumë të madh në publik, ishte i mirë apo i keq. Por më ka kushtuar shumë në anën e moralit dhe dinjiteti që është diskutuar jashtëzakonisht shumë.

Moderatori: Rikja në një batutë ka thënë sa shumë ka patur…

Rike Roçi: I ka ardhur droni, ishte i dyti ish që futej në big, gjithë të famshëm, jo ndonjë gjë të keqe.

Sara Gjordeni: Unë nuk e kuptoj kur i bë kaq e madhe kjo puna e ish-ave të mi që u bënë këto memet sa ish-të dashur ka Sara për metër katror. U diskutua Romeo, më vjen keq që nuk është këtu që të hidhte poshtë aludimin që unë kam pasur diçka me Romeon, që nuk kam pasur. U aludua për Silvin, Silvin e kam takuar vetëm 15 minuta në jetën time, nuk kam pasur asnjë gjë tjetër, u fut Endriku, unë sigurisht kisha pasur një histori me të para 10 vitesh, unë nuk e di çfarë priste publiku të bëja ndërkohë që ai kishte bashkëshorten e dytë shtatzënë me fëmijën e dytë, unë nuk e kuptoj çfarë pritur publiku që të bëja me Endrikun. Ndërsa personin nga i cili erdhi droni, të cilin nuk e kishte dërguar absolutisht ai person, ishte personi të cilin ia kisha treguar Bardhit brenda në shtëpi. Unë nuk e kuptoj që ku janë këta ish-at që u diskutuan kaq shumë.

Kujtojmë që Sara u dashurua dhe u lidh me Bardhi Idrizin në “BBV”, ndërsa e vazhduan romancën edhe pas daljes nga shtëpia dhe tashmë çifti së shpejti do të bëhen prindër për herë të parë.

Continue Reading

Aktualitet

Kthjellime dhe temperatura në rritje, si parashikohet moti për sot

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike. Sa i përket fushës termike temperaturat në vlerat minimale pritet të kenë një rritje fare të lehtë ndërsa ato të mesditës pritet të kapin vlera 19-32 gradë celcius kjo dhe për shkak të masave ajrore të ngrohta që vijnë si pasojë e kësaj qendre të presionit të lartë me origjinë nga Ishujt Azore dhe afrika e veriut.

Sa i përket javës ku sapo kemi hyrë, depërtimi i pazakontë e një qendre të thellë të presionit të lartë mbi kontinentin europian (ashtu si dhe mbi vendin tonë) do të bëjë që moti të jetë kryesisht i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit.

Continue Reading

Aktualitet

Nuk fitoi dot betejën me sëmundjen e rëndë, ndahet nga jeta bashkëshortja e mjekut Tritan Kalo

Mjeku Tritan Kalo ka ndarë një ngjarje mjaft të trishtë për të dhe familjen e tij.

Përmes një postimi në rrjetet sociale ka njoftuar se bashkëshortja e tij ka ndërruar jetë pas sëmundjes së rëndë.
“31.05.2024…..Ora 14:15 dhoma 517 North, në Patient Center Care of Royal Jubilee Hospital, Victoria, BC, Canada, pushoj së rrahuri zëmra e ROZETA KALOS….

E mira, e urta, zemërbardha, e qeshura e shumëjetëdashura Rozeta Kalo, nuk do të mundet më fizikisht të jetë pjesë e të përditshmes në Familjen Kalo Jr, POR përjetësisht do të jetë e pranishme në mëndjet dhe në zemrat tona…..

Të tre yjet tona Besjana, Enkelejda dhe Genta Juna Kalo, patën mirësinë të rriteshin e edukoheshin nga një Nënë mjaft e dedikuar për familjen dhe për ecurinë mbrothësuese të saj….

Unë, Dr. Tritan Kalo, pata fatin të lidh jetën me një zemërbardhë, punëtore, familjedashëse, dijekërkuese dhe shpresësjedhëse si Rozeta Kalo (Qirjako)…..

Midis dy fotove të para shtrihet një hark kohor prej rreth 39 vitesh (18.07.1985 dhe 31.05.2024), nga koha e njohjes dhe e fejesës sonë deri në largimin për në Amëshim, të gjysmës sime më të mirë Rozeta Kalo….

VITE JETE të mbushura plot gëzime, përpjekje dhe dëshira shpresësjedhëse për Familjen Kalo Jr…..

NË Elbasan ditën e dasmës dhëndri i këndon nuses: E para moj është nëna, e dyta moj më je ti, të dyja të mira jeni, gjithë bota ju kanë zili, shkruan Kalo në Facebook.

Ndërkohë që ka shtuar se bashkëshortja e tij ka humbur jetën në të njëjtën ditë dhe orë ashtu si nëna e tij.

 Mama e ka trajtuar Rozin si vajzën e vet, ndaj edhe Perëndija të dyjave u përzgjodhi të njëjtën ditë amëshimi më 31 Maj, dhe të njëjtën orë 14:15 në 13 vite distancë nga njëra tjetra më 2011 dhe më 2024”, thekson ai.

Continue Reading

Aktualitet

Qershori nis me vapë/ MeteoAlb: Temperaturat mund të kapin vlera të pa imagjinueshme

Vapa do të nis me qershorin.  Termometri sipas meteorologëve parashikohet të shënojë vlera të ngjashme me muajin  korrik dhe gusht.   Kjo për shkak të masave ajrore me origjinë nga Arika  që do të përfshijnë  të gjithë Ballkanin.

” Nesër që futemi zyrtarisht në qershor  presim temperatura 32 – 33 gradë celcius,  e diela, e hëna 34 gradë,  më pas dhe java tjetër le të themi do të sjellë temperatura shumë të larta, të  paktën deri në datën 15.  Starton sikur të jenë  temperatura korriku apo gushti  ku përgjatë kësaj vale mund të shënojmë dhe vlera  37 gradë në zona të izoluara. Është një masë ajrore nga Afrika e cila po fuqizohet, në fakt do të jetë në  Europën Juglindore duke përfshirë dhe Ballkanin.”

Të pakta  pritet  te jenë ditët me temperatura normale për muajin.  Pavarësisht se qielli nuk do të jetë përherë i kthjellët   meteorologët nuk parashikojnë  reshje  intensive.

“Vranësirat do të jenë prezente,  në zonat lindore parashikohet të ketë grumbulim të vranësirave  duke gjeneruar reshje të pakta dhe aspak problematike.  Është parashikuar që qershori të jetë mjaft i nxehtë,  edhe pse mund të kemi një normalizim të temperaturave pas valës,  do kemi sërish valë të të nxehtit përgjatë gjithë qershorit.”

Pas mbylljes  së një muaji relativisht të freskët si maji menjëherë sipas meteorologëve nis një  muaj i nxehtë  si qershori.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING