Kronike
Çfarë po ndodh? Pas vrasjes së gjyqtarit, hapet ‘GoFundMe’ në mbështetje të Elvis Shkambit, mblidhen 8 mijë dollarë
Shqiptarët kanë hapur një llogari ‘GoFundMe’ për të mbledhur lekë për Elvis Shkambin, autorin e vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja. Llogaria është hapur sot në mëngjes dhe brenda pak orësh është mbledhur një shumë financiare që deri tani arrijnë rreth 8,782 dollarë. Donacioni është hapur për të kontribuar financiarisht me qëllim ndihmën ekonomike për Elvis dhe Gjon Shkambin.

Si ndodhi ngjarja e rëndë ?
Ngjarja ndodhi pas përfundimit të një seance gjyqësore për një çështje pronësie në Shkodër, e cila ishte në shqyrtim në Apelin e Tiranës. Mësohet se gjyqtari Astrit Kalaja kishte dhënë vendimin kundër palës së përfaqësuar nga Elvis dhe Gjon Shkambi. Menjëherë pas shpalljes së vendimit, Elvis Shkambi ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar tre herë në drejtim të gjyqtarit, duke e goditur në gjoks dhe lënë të vdekur në vend. Gjatë të njëjtës ngjarje, janë plagosur edhe babë e bir, Rakip dhe Ervis Kurtaj, pala tjetër në proces, të cilët ndodhen aktualisht në Spitalin e Traumës dhe janë jashtë rrezikut për jetën