Connect with us

Pinknews

Dënohet me burg Rudina Dembacaj, falsifikoi firmën e ish-burrit për të…

TIRANË– Aktorja Rudina Dembacaj është dënuar nga Gjykata e Apelit me 6 muaj burg, që i është konvertuar në 80 orë shërbim prove. ZËRI ka zbuluar se dënimi i është konvertuar pasi Gjykata, për shkak të rrezikshmërisë së ulët dhe dënimit nën 1 vit burg, mund ta vuajë jashtë dënimin e saj. Dembacaj është dënuar pasi u kallëzua penalisht nga ish-bashkëshorti i saj Aleksandër Varfaj, pasi kishte nxjerrë vajzën e tyre jashtë vendit duke falsifikuar prokurën. Prokura, e cila duhet të ishte firmosur edhe nga i ati i vajzës, është falsifikuar, ndaj e bija ka dalë jashtë kufirit të vendit, pa dijeninë e të atit. “Krimi” është kryer në bashkëpunim me noterin Ermal Hamzaj, por ky i fundit i ka shpëtuar dënimit.

ZËRI ka siguruar kallëzimin e plotë të zotit VARFAJ në Inspektoriatin e Lartë të Drejtësisë për gjyqtaren Marinela Osmani, për moskryerjen e veprimeve për të zbardhur të plotë shkeljen:

“Ju drejtohem juve me anë të kësaj ankesë për gjyqtaren Marinela Osmani, e cila në procesin ku unë kam kallëzuar ish-bashkëshorten time Rudina Dembacaj për falsifikim të prokurave në bashkëpunim me noterin në 2 prokura të ndryshem. Vepra penale është konsumuar plotësisht dhe është pranuar edhe nga vetë e pandehura dhe avokatja e saj në seancë. Nga ana jonë janë dorëzuar 2 shkresa të ardhura nga drejtoria e kufirit dhe migracionit në të cilat provohej se janë përdorur 2 prokura të falsifikuar që kanë për të kaluar jashtë territorit të RSh vajzën e mitur me nënën e saj pa dijeninë dhe miratimin tim.

Organit të akuzës në Gjykatë i është bërë me dije dhe këtë e kemi përmendur edhe në Gjykatë se hetimet nuk kanë qenë shteruese pasi ne pretendonim se prokuroria i ishte shmangur hetimit duke u mjaftuar vetëm tek njëra nga deklaratat noteriale të falsifikuara të përdorura për të kalur fëmijën jashtë territorit të RSH-së dhe përgjigja ka qe se ishi bërë të gjitha hetimet dhe se nuk ishte më e nevojshme që të bëheshin hetime shtesë. Pra e nderuar gjykatë në këtë proces janë anashkaluar procedurat e hetimit nga ana e prokurorisë dhe nga gjyqtarja.
Pra asnjë nga pretendimet e mia si viktimë e veprës penale nuk është marrë në konsideratë në diskutimet përfundimtare në nuk kemi qenë dakord për sa ju kemi cituar më lart, ne gjithashtu nuk jemi dakord me vendimin e dhënë nga gjykata e shkallës së parë për argumentat dhe pretendimet e paraqitura më lart, gjyqtarja me vetëdije dhe duke e privilegjuar pozitën e vetë nuk ka pranuar dhe nuk ka çmuar që i pandehuri të merrej dhe noteri Ermal Hamzaj që në mënyrë të përsëritur ka hartuar dhe ka falsifikuar 2 herë në 2 deklarata të ndryshme noteriale, kjo e privuar nga deklaratat që rezultonin të rejigstrua në sistemin Tims, ku janë bërë pjesë të fashikullit gjyqësor.”

Gjithashtu, ZËRI ka siguruar edhe dënimin e caktuar nga Gjykata për aktoren e njohur.

VENDOSI:

1. Deklarimin fajtore të të pandehurës Rudina Dembacaj për kryerjen e veprës “falsifikimi i dokumenteve”, parashikuar nga neni 186/2 i Kodit Penal të këtij neni dënimin e saj me 9 muaj burgim

2. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, masës së dënimit, duke e dënuar përfundimisht të pandehurën Rudina dembacaj me 6 muaj burg.

3. Në zbatim të nenit 63 të Kodit Penal urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim dhe zëvendësimi i dënimit me burgim, për të kryer një punë në interes publik prej 80 orë.

Çifti u martuan në vitin 2016 dhe nga dashuria e tyre sollën në jetë një vajzë. Por u ndanë 3 vite më pas, e aktualisht aktorja ka nisur një romancë të re. Ajo ka lidhur kurorë me ish-deputetin e Partisë Socialiste, Mark Frroku.

TEMA

Pinknews

“A jeni gati?”/ Ja cila ish-banore i bashkohet shtëpisë së “BBV3” sonte

Me rastin e ditëlindjes së Meriton Mjekiqit, një prej finalistëve të “BBV3”, produksioni ka organizuar një festë surprizë.

Disa ish-banorë do të bëhen pjesë e shtëpisë teksa do të festojnë për ditën e lindjes së tij.

Deri më tani dimë se çifti Sara-Bardhi do të jenë pjesë, të paktën kështu kanë lënë të nënkuptohej prej posteve të bëra prej tyre në Instagram.

Sakaq një tjetër ish-banore është edhe Françeska Murati, e cila u eliminua në spektaklin e shkuar.

Këtë e ka treguar nëpërmjet një postimi në llogarinë personale të Instagram-it, teksa shfaqet duke bërë grimin dhe përbri shkruan: “A jeni gati për sonte?”

Continue Reading

Pinknews

“Mbajeni TV-në ndezur!”/ Ç’po paralajmëron Sara Gjordeni?

Siç e dimë, një prej finalistëve të “BBV3”, ditën e sotme feston ditëlindjen. Bëhet fjalë pëe Meritonin, sakaq produksioni ka organizuar një festë surprizë për të teksa brenda shtëpisë do të hyjnë disa ish-banorë të edicionit të 3-të “BBV”.

Një prej tyre do të jetë dhe Sara Gjordeni ose të paktën kështu e ka lënë ajo të nënkuptohej. Nëpërmjet një postimi në llogarinë personale të Instagramit ajo ka shpërndarë njoftimin që tregon se pjesë e shtëpisë do të bëhen disa ish-banorë me rastin e ditëlindjes së Meritonit dhe përbri ka shkruajtur:

Khëm, khëmm. Mbajeni pak televizorin ndezur sot…”

Se cilët ish-banorë do të jenë pjesë e surprizës së organizuar për mbrëmjen e sotme.

Continue Reading

Pinknews

16 vite nga largimi i Dritan Hoxhës nga jeta, dedikimi rrëqethës i Lorit

Më 23 maj 2008 Dritan Hoxha u nda nga jeta, pas një aksidenti tragjik të ndodhur në Tiranë.

Dritan Hoxha është themeluesi i televizionit Top Channel, sakaq pak momente më herët një dedikim rrëqethës ka ardhur nga vajza e Dritanit, Lori Hoxha, në përkujtim të 16-vjetorit nga ndarja e jetës së të atit

Babit, në përvjetorin e ikjes së tij. I shkruajta Sarës në mëngjes që ndihem në faj që nuk jam më e trishtuar për ikjen tënde, në faj që ndoshta hapsira midis momenteve kur të kujtoj do zgjatet sa më shumë vite kalojnë.

E ndërkohë që shkruaja, m’u mbushën sytë me lot e m’u mbush gjoksi me mall. Në fakt ajo që besoj unë ka ndodhur është që nuk e lejoj më dashurinë për ty, të papërdorur e pafalur, të më plasi shpirtin, por e çoj aty ku do dojë ti që ne të gjithë ta çonim dashurinë për ty, tek familja dhe Top Channel.

Meritoje të jetoje më gjatë e të shijoje me ne çdo kujtim por siç na pelqen ta themi ne ndonjëherë për hir të të pandryshushmes është që ike në ngritje pa e parë kurrë majën por as tatepjetën. Ndoshta s’do isha bërë kjo që jam po të më kishe shoqëruar 16 vitet e fundit e megjithatë do ta zgjidhja çdo herë atë rrugë. Vazhdo të më japësh shenja. I shoh dhe të ndjek, e sa më shumë punoj për ëndrrat e tua aq më shumë të ndjej afër.”

Continue Reading

Pinknews

Debati për ndjekësit/ Ronaldo: Edhe Donaldi kishte shumë K, por fitoi Iliri

Moderatori Ronaldo Sharka ditën e sotme ku ka folur për lojën e 5 finalistëve të “BBV”.

Ai tha se ky mund të jetë sezoni ku një shqiptar i Kosovës, Meriton Mjekiqi dhe një grua e fortë Egla Ceno të përballen “kokë më kokë” me njëri-tjetrin për çmimin e madh.

Është një opsion që ’kokë më kokë’ në këtë Big Brother mund të jetë Egla me Meritonin. Mund të jetë viti që një grua e fortë shkon në dyshe dhe përballet. Një shqiptar i Kosovës përballet me një grua atë fortë. Nuk është e qartë fitorja sepse të gjithë kanë fansa.”- tha Ronaldo.

Continue Reading

Pinknews

Surprizë për ditëlindjen e Meritonit, Ilnisa hyn sërish në ‘BBV’

29-vjetorin, Meriton Mjekiqi po e feston brenda “Big Brother VIP Albania 3”.

Ai ka marrë urime të ngrohta nga banorët e tjerë finalistë brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Por nga ana tjetër, urimi më i bukur ka ardhur nga jashtë shtëpisë, nga partnerja e tij, Ilnisa Agolli. Ajo ka postuar në ‘InstaStory’ urimin e saj për Meritonin.

Mbrëmjen e sotme me rastin e ditëlindjes, Vëllai i madh ka organizuar një surprizë për Meritonin. Festës do t’i bashkohen edhe disa nga ish-banorët e këtij edicioni.

Emrat e tyre ende nuk bëhen të ditur, por me siguri Ilnisa do jetë në mesin e tyre.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING