Connect with us

Kronike

Digjet një banesë në Vlorë, humb jetën një 55-vjeçar

Një 55-vjeçar ka humbur jetën në Vlorë për shkak se banesa ku ai jetonte u përfshi nga flakët.

Ngjarja u regjistrua rreth orës 6:20 në lagjen ‘Rilindja’, ndërsa 55-vjeçari me inicialet Gj.B jetonte i vetëm dhe vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Fatkeqësisht ai nuk mundi t’i shpëtonte flakëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen  dhe përcaktimin e shkakut të zjarrit

Kronike

Në hetim në Gjermani për trafik kokaine nga Amerika Latine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut në Shqipëri

TIRANË- Pasuritë e dy shqiptarëve nga Kosova, Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut, të cilët po hetohen nga autoritetet gjermane për trafik në sasi të mëdha nga Amerika Latine në Gjermani, janë sekuestruar nga SPAK.

Njoftimi i SPAK
‘Në zbatim të ligjit Nr. 10 192, datë 03.12.2009, “Për Parandalimin dhe Goditjen e Krimit të Organizuar, Trafikimit, Korrupsionit dhe Krimeve të tjera nëpërmjet Masave Parandaluese kundër Pasurisë”, të ndryshuar, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka regjistruar procedimin pasuror nr.5, datë 26.02.2024, në lidhje me pasuritë në zotërim të subjekteve Princ Dobroshi dhe Olsi Syziu, si dhe personave të lidhur me ta.

Subjekti i këtij procedimi pasuror Princ Dobroshi, shtetas i Republikës së Kosovës, aktualisht po hetohet nga autoritetet ligjzbatuese të Republikës Federale të Gjermanisë, për kryerjen e veprave penale “Trafikimi i paligjshëm i lëndëve narkotike në kuadër të grupit të organizuar kriminal”, parashikuar nga legjislacioni penal i Republikës Federale të Gjermanisë, pasi gjatë vitit 2020, ky shtetas së bashku me bashkëpunëtorë të tjerë, kishin planifikuar dhe kanë transportuar sasira të konsiderueshme lëndësh narkotike të llojit kokainë, nëpërmjet rrugës detare nga Amerika e Jugut për në Gjermani.

Gjithashtu nga burime të hapura, siç janë mediat online, si dhe informacioneve të partnerëve, rezultonte se Princ Dobroshi në vitin 1993, ishte kapur, dhe më pas ishte dënuar në Norvegji me 14 vjet burg për trafikim të heroinës.

Subjekti tjetër i këtij procedimi pasuror Olsi Syziu, shtetas i Republikës së Shqipërisë, aktualisht po hetohet nga autoritetet ligjzbatuese të Republikës Federale të Gjermanisë, për kryerjen e veprave penale të “Trafikimit të paligjshëm të lëndëve narkotike të një sasie të konsiderueshme”, si pjesëtar i një bande, parashikuar nga legjislacioni penal i Republikës Federale të Gjermanisë, pasi gjatë vitit 2020 dhe më pas, ky shtetas së bashku me bashkëpunëtorë të tjerë, kishin planifikuar dhe kanë transportuar sasira të konsiderueshme lëndësh narkotike të llojit kokainë nëpërmjet rrugës detare nga Amerika e Jugut për në Gjermani, si dhe ka shpërndarë lëndë narkotike  në Gjermani.

Subjektet e hetimit pasuror kanë lidhje krushqie me njëri tjetrin, pasi Princ Dobroshi ka për grua motrën e subjektit Olsi Syziu.

Nga hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit, janë bërë hetime në lidhje me pasuritë e fituara në mënyrë të paligjshme prej subjekteve Princ Dobroshi dhe Olsi Syziu, si dhe personave të lidhur me ta.

Pas kërkesës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me vendimin nr.10, datë 27.02.2024, Gjykata e Posaçme e Shkallës së parë për Korrupsion dhe Krimin e Organizuar, ka vendosur sekuestrimin e disa pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme të subjekteve nën hetim pasuror Princ Dobroshi dhe Olsi Syziu, si dhe të personave të lidhur me ta.

Në zbatim të urdhërit të ekzekutimit të datës 29.02.2024, të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, nga oficerët e shërbimit të Policisë Gjyqësore në Departamentin e Policisë Kriminale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me përfaqësuesit e Agjencisë për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, Tiranë, janë sekuestruar pasuritë e poshtëshënuara:

1.    Dhjetë llogari bankare me gjendje në total rreth 133 000 (njëqind e tridhjetë e tre mijë) Euro;

2.    Pasuria e paluajtshme e llojit godinë banimi, me adresë, “Gjiri i Lalzit”, Draç, Durrës, me sipërfaqe: kati përdhe 92 m², kati i parë 97 m², kati i dytë 55 m² + verandë me sipërfaqe 42 m² dhe sipërfaqe e përbashkët 576 m², në pronësi të shtetases S.R;

3.    Pasuria e paluajtshme e llojit apartament me sipërfaqe 61.38 m², e regjistruar në emër të shtetasve Olsi Syziu, B.S, A.S dhe M.C (S), në Rezidencën “Kodra e Diellit”, Selitë, Tiranë;

4.    Pasuri e paluajtshme e llojit apartament, me sipërfaqe 95.96 m², e regjistruar në emër të shtetasve Olsi Syziu, B.S, A.S dhe M.C (S), në Rezidencën “Kodra e Diellit”, Selitë, Tiranë;

5.    Pasuria e paluajtshme e llojit apartament, me sipërfaqe 198.4 m2 banim, dhe dy poste parkimi, me sipërfaqe totale 234.1 m2 me adresë “Liqeni i Thatë”, Tiranë;

6.    Pasuria e luajtshme automjet i markës “Volvo”, modeli “XC 60”, viti i prodhimit 2015, ngjyrë e zezë, në pronësi të shtetases A.S.

7.     Shoqëria tregtare “SLAI”, me numër identifikimi tatimor (NIPT): M18330301H, me adresë në qytetin e Lezhës, si dhe me ortak të vetëm shtetasin Olsi Syziu.’- njofton SPAK.

Continue Reading

Kronike

EMRI/ U kap në shtëpi bari, djali ish-policit dënohet me burg në Britani

Djali i një ish-efektivi shqiptar është dënuar me burgim në Britani, pasi akuzohet për kultivim të bimëve narkotike në një shtëpi bari.

Bëhet fjalë për shtetasin Klajdi Toli 27 vjeç. Ai u kap duke u kujdesur për 1,339 bimë kanabisi, se bashku me një tjetër shqiptar Fabian Xhika 26 vjeç.

Klajd Toli, djali 27-vjeçar dhe Fabian Xhika, 26 vjeç, u arrestuan të dy në shtëpi bari, ndërsa ditën e djeshme (27 mars) u burgosën secili me 20 muaj burgim.

Dy të rinjtë pranuan para Gjykatës akuzat për kultivimin e lëndëve narkotike.

Continue Reading

Kronike

E zuri poshtë një ngarkesë që peshonte mbi një ton, humb jetën tragjikisht shqiptari në Itali (EMRI)

Një shqiptar i Kosovës ka humbur jetën tragjikisht në Itali

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në vendin e punës. 52-vjeçari Nazmi Morina humbi jetën pasi u shtyp nga një ngarkesë që peshonte mbi një ton.

Incidenti ndodhe teksa ai punonte në kantierin e shtëpisë së të moshuarve Orzivecchi.

Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane, Nazmi Morina po përdorte një vinç të vogël, duke lëvizur materialin, kur ngarkesa u lirua papritmas dhe e zuri poshtë. Fatkeqësisht ndihma e parë nuk mundi të bënte asgjë pasi ai humbi jetën menjëherë.

Morina kishte gati 20 vjet që jetonte në zonën e Breshias me gruan dhe 4 fëmijët e tij të

Continue Reading

Kronike

Pagoi 120 mijë euro për vrasjen e ish-gruas, ja sa vite burg kërkon Prokuroria për avokatin

SPAK ka kërkuar 6 vite e 6 muaj  burg për Alban Bengasin, i cili do të paguante 120 mijë euro për vrasjen e ish-gruas së tij.

I pandehurit Alban Bengasi, akuzohet për veprat penale “Dhuna në familje”, në dëm të ish-bashkëshortes së tij Blerta Bengasi (Ruçi), kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.

Rasti i referohet ngjarjes së ndodhur më 30 janar 2020, ku rreth orës 11:15 të paradites, në Rrugën “Mihal Grameno”, Tiranë, në momentin kur Blerta Bengasi (Ruçi), ka hyrë në automjetin e saj, është dhunuar nga një person, i cili e ka goditur shumë herë me grushte në pjesën e fytyrës dhe mbrapa koke, duke i shkaktuar dëmtime në pjesën e hundës, dhe të gojës tek dhëmbët.

Më pas, e dëmtuara Blerta Ruçi, ka njoftuar policinë lidhur me ngjarjen e ndodhur.

Hetimet e kryera nga SPAK, bënë të mundur identifikimin e personave që kanë bashkëpunuar për dhunën e ushtruar ndaj shtetases Blerta Ruçi, si dhe rolin e secilit person të përfshirë.

Konkretisht, Alban Bengasi për shkak të konflikteve familjare, ka qenë porositësi i aktit të dhunës, i bashkëhetuari Festim Qoli, është personi që ja ka ofruar si “punë”, të pandehurit Nuredin Dumani, dhe më pas ka mundësuar takimin ndërmjet të pandehurve Alban Bengasi dhe Nuredin Dumani.

Dumani, është personi që ka kryer ndjekjen e Blerta Bengasit, për të mësuar intinerarin e lëvizjeve dhe përditshmërinë e saj, dhe i bashkëhetuari Eljo Bitri është ekzekutori, personi i cili ka goditur shtetasen Blerta Bengasi, ditën e ngjarjes.

Sot ne seance me trupe gjykuese ndaj te pandehurit te arrestuar, Av. Alban Bengasi, prokurori kerkoj deklarimin fajtor te A.Bengasi per pjesemarrje ne grup te strukturuar kriminal (me F.Qoli, E. Bitri, N. Dumani e nje tjeter i panjohur) dhe Dhune ne Familje ndaj bashkeshortes (sot te ndare) dhe denim te tij me 6 vjet e 6 muaj burgim, e ne perfitim te gjyqit te shkurtuar denim me 4 vjet e 4 muaj burgim.

Continue Reading

Kronike

Tentoi të transportonte 13 emigrantë jashtë kufirit ilegalisht kundrejt pagesës, arrestohet italiani

Kapet dhe arrestohet një 58-vjeçar italian pasi tentoi të transportonte 13 emigrantë nga Vendet e Treta. Bëhet me dije se italiani me inicialet M.C përplasi automjetin që transportonte emigrantët me një automjet tjetër duke shkaktuar dëme materiale.

Si pasojë e kësaj, për të shmangur përgjegjësinë 58-vjeçari u largua nga vendi i ngjarjes. Mësohet se ai i kishte premtuar emigrantëve transportin drejt BE-së kundrejt pagesës. Policia ka sekuestruar automjetin si dhe një celular. Me këtë rast do të merret Prokuroria e Korçës.

Njoftimi i Policisë:

DVP Korçë/Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë emigrantëve, për kalim të paligjshëm të kufirit.

Përplasi automjetin me të cilin po transportonte kundrejt fitimit, 13 emigrantë nga Vendet e Treta, me një automjet tjetër, dhe u largua nga vendngjarja, për t’iu shmangur përgjegjësisë ligjore, kapet dhe vihet në pranga 58-vjeçari (shtetas italian). 

Sekuestrohet automjeti me të cilin po transportoheshin emigrantët dhe 1 celular.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Korçë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec dhe shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Korçë, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt pagesës, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit, goditën një tjetër rast. Si rezultat u arrestua në flagrancë shtetasi italian:

-M. C., 58 vjeç, banues në Itali.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec dhe ato të Sektorit të Policisë Rrugore, në vendin e quajtur “Gurorja”, në afërsi të fshatit Vërdovë, Pogradec, konstatuan automjetin tip “Volvo” që ishte përplasur me një automjet tjetër, duke shkaktuar vetëm dëme materiale. Drejtuesi i automjetit tip “Volvo”, për të shmangur përgjegjësinë, ishte larguar nga vendi i aksidentit. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij u gjetën 13 emigrantë nga Vendet e Treta, të cilët nga hetimet e kryera, rezulton se drejtuesi i automjetit, shtetasi M. C. iu kishte premtuar transportimin drejt BE-së, kundrejt fitimit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti tip “Volvo” dhe 1 aparat celular.

Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të shtetasve të tjerë të implikuar në të.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING