Connect with us

Kronike

Dinamika e aksidentit në Sauk/ 24-vjeçari me shpejtësi humbi kontrollin

Policia e Tiranës ka dhënë një tjetër njoftim në lidhje me aksidentin tragjik që ndodhi këtë pasdite. Në njoftim sqarohet dinamika e ngjarjes dhe bëhet me dije se në drejtimin e mjetit të llojit “Audi” që ra nga mbikalimi ishte një 24-vjeçar me inicialet K.R.. Për pasojë, “Audi” ra mbi kofanon e një makine të llojit “Honda”. Për pasojë,dy vajzat që ishin në makinë me 24-vjeçarin ndërruan jetë. Vetë drejtuesi i “Audit” dhe katër personat që ndodheshin në makinën tjetër, kanë mbetur të plagosur.

Saktësim mbi informacionin paraprak të dhënë pak minuta më parë.

Rreth orës 17:55, në rrethrrotullimin pranë qendrës tregtare “TEG”, ka ndodhur një aksident rrugor ku janë përfshire automjeti tip “Audi” dhe automjeti tip “Honda”.

Referuar mekanizmit dhe të dhënave paraprake dyshohet se automjeti tip “Audi” me drejtues shtetasin K. R., vjeç 24, ka qenë duke udhëtuar ne unazën lindore me drejtim levizje nga Farka per tek rrethrrotullimi pranë Teg, dhe pasi ka humbur kontrollin, duke thyer barrierat rrethuese te mbikalimit, ka përfunduar në autostradën Tiranë-Elbasan, duke aksidentuar automjetin tjetër tip “Honda”, me drejtues shtetasin me iniciale Q. K., rreth 60 vjeç.

Si pasojë e aksidentit rrugor kanë humbur jetën dy shtetase të pa identifikuara akoma, të cilat ishin pasagjere ne automjetin “Audi” si dhe ka mbetur i dëmtuar rëndë drejtuesi i këtij automjeti, si dhe shtetasit A. K., 51 vjeç, O. K, 24 dhe Q. K, rreth 60 vjeç, që udhetonin me automjetin tjetër.

Kronike

EMRAT/ Gjenden të vdekur burrë dhe grua në Dropull

Burrë e grua, të moshuar, janë gjetur  të pajetë ne fshatin Bodrishtë në Bashkinë Dropull.

Burime jo zyrtare thonë se të moshuarit kanë pasur shenja dhune në trup çka mund të thuhet se bëhet fjale për krim të ndodhur ndaj tyre.

Të moshuarit janë Kosta Ilia 84 vjeç dhe Kleoniqi Ikia 88 vjeçe.

Policia ka shkuar ne vendngjarje ku po merret me hetimin e këtij krimi makabër.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 08:00, janë gjetur nga fqinjët, të pajetë, në banesën e tyre në fshatin Bodrisht, shtetasit K. I., 84 vjeç dhe K. I., 88 vjeçe (bashkëshortë). Nga këqyrjet paraprake të trupave të 2 shtetasve, janë konstatuar shenja dhune, dyshohet të shkaktuara me mjete të forta rrethanore.

Gjithashtu, nga këqyrja paraprake e vendit të ngjarjes, nuk janë konstatuar thyerje të dyerve apo dritareve, si dhe në brendësi të banesës nuk janë konstatuar çrregullime të orendive.

Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe së bashku me grupin e posaçëm hetimor të ngritur për këtë rast, në drejtimin e Prokurorisë, po vijojnë hetimet intensive për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Continue Reading

Kronike

Operacion antidrogë në Tiranë, lëshohen 30 masa arresti, ekzekutohen 25 prej tyre

Antidroga e Tiranës ka zhvilluar një operacion, përmes së cilit janë lëshuar 30 masa arresti me vendim gjykate.

Deri tani mësohet se janë ekzekutuar 20 prej tyre. Ndërkohë 5 masa të tjera janë komunikuar në qeli, pasi ishin kapur më herët.

Bëhet fjalë për grup të organizuar që merrej me shitjen e lëndëve narkotike kokainë, heroinë dhe kanabis me hetimet që kanë nisur që në muajin janar.

I përfshirë në këtë grup është dhe Enea Sulejmani, i arrestuar pak javë më parë në Rrugë të Kavajës në tentativë për t’iu larguar agjentëve të Antidrogës, pasi tentoi t’i përplasë me makinë.

 

 

Continue Reading

Kronike

Dy makina tip “Benz” përplasen me njëra-tjetrën, dy të lënduar

Dy makina tip “Benz” janë përplasur pasditen e sotme në tunelin e Kalimashit, me drejtim lëvizjeje Milot-Morinë.

Dy pasagjerët, shtetasit D.T. dhe I.T, që udhëtonin me automjetin me drejtuese shtetasen M.T., janë dërguar në spital për kontroll mjekësorë.

Shërbimet e Policisë menjëherë bënë të mundur hapjen e rrugës dhe lëvizja e automjeteve vijon e lirë në tunel.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit

Continue Reading

Kronike

Agravon konflikti mes dy shoferëve, plagoset me thikë njëri prej tyre

Një shofer kamioni ka mbetur i plagosur me thikë këtë të mërkurë në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës.

Dy shoferë kamionësh janë konfliktuar midis tyre dhe për pasojë njëri prej tyre ka mbetur i plagosur.

Konflikti ka qenë për motive të dobëta ndërsa të dy mësohet se janë banues në Tiranë.

Policia ndërkohë ka shoqëruar në komisariat autorin për të vazhduar me procedurat, ndërkohë i plagosuri është transportuar në spital.

Continue Reading

Kronike

I dehur në timon dhe aksidentoi tre makina të parkuara, arrestohet punonjësi i Gardës

Një punonjës i Gardës është arrestuar nga policia pasi përplasi 3 automjete të parkuara dhe u largua nga vendngjarja.

Sipas policisë, 49-vjeçari, drejtonte mjetin në gjendje të dehur. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00 në rrugën “Zini Sako” tek vendi i quajtur Kryqëzimi i Porcelanit.

“Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë punonjësin e Gardës së Republikës Inspektor, 49 vjeç, me detyrë Trupë Shërbimi. Arrestimi u krye pasi rreth orës 20:00, duke udhëtuar me automjetin e tij në vendin e quajtur Kryqëzimi i Porcelanit, rruga “Zini Sako” ka dëmtuar tre automjete të parkuara dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Pasi është kapur është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Nr. 4, ku nga veprimet procedurale ka rezultuar nën efektin e alkoolit. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për veprat penale “Drejtimi i automjetit nën ndikimin e alkoolit” dhe “Largim nga vendi aksidentit”, thuhet në njoftimin zyrtar.

 

Continue Reading
Advertisement

TRENDING