Politike
Do ta rrëmbejnë me helikopter/ Salianji: Berisha ka marrëdhënie të krisura me SHBA
Kryeministri Edi Rama mori pjesë në inaugurimin e Bordit të Paqes, në Uashington, duke theksuar edhe njëherë se marrëdhëniet mes SHBA-së dhe vendit tonë janë të mira.
Por, të kundërtën mendon opozita, e cila shpesh herë ka nënvizuar se mes Ramës dhe SHBA-ve ka disa keqkuptime.
Ervin Salianji u shpreh se është krijuar një pritshmëri e gabuar se ndryshimet në SHBA do të sjellin automatikisht ndryshim pushteti edhe në Shqipëri. Ai theksoi se vetë lidershipi i PD-së, që hedh dyshime për marrëdhënien Rama-Trump, nuk ka marrëdhënie të mira me SHBA-në.
Salianji: Është rritur një pritshmëri, mendonin dikur se do e merrnin Ramën me helikopter si Maduro. Që ta rrëzosh duhet të bindësh qytetarët. Nuk është se lidershipi i PD ka marrëdhënie të mira me SHBA. Madje s’i ka fare. Ka dy narrativa të gabuara, një që ndryshoi qeveria në SHBA dhe do ndryshojë edhe këtu, dhe që Rama nuk mundet me votë. Po me çfarë mundet Rama? Vetëm me votë mund të mundësh një qeveri.