Një e moshuar ka rrëfyer shqetësimet e saj gjatë protestës, duke ngritur pretendime për probleme me drejtësinë dhe policinë.
“Jam një e moshuar që kam probleme me drejtësinë, me policinë. Më kanë vjedhur shtëpinë, dikur ma morën dhe sot djalin e kam në burg”, u shpreh ajo.
Ajo tha se djali i saj ndodhet në burgun e Drenovës në Korçë dhe ngriti shqetësimin për vështirësinë e ndjekjes së çështjes për shkak të moshës dhe gjendjes së saj shëndetësore.
“Ma kanë çuar në Drenovë të Korçës djalin. A mund ta ndjek unë pleqëri deri atje? Nuk tërhiqem dot zvarrë”, deklaroi e moshuara.
