Connect with us

Kronike

E rëndë/ Djali dhunon babain, përfundon në spital

Një 33-vjeçar është arrestuar nga policia pasi ka dhunuar të atin. Policia informon se personi me inicialet A.L, ka dhunuar keq babain e tij, duke bërë që ky i fundit të përfundojë në spital. Autori do të hetohet për veprën penale: “Dhuna në familje”.

NJOFTIMI I POLICISË:

Po këta specialistë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. L., 33 vjeç, banues në Korçë, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij, i cili ndodhet në spitalin e Korçës, duke marrë ndihmën mjekësore. Në vijim, ndaj babait të 33-vjeçarit, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme. Materialet i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Pogradec e Korçë, për veprime të mëtejshme.

Advertisement

TRENDING