Connect with us

Aktualitet

Ekzekutimi i Nikulajt, hetuesit marrin në pyetje ‘të fortët’…

Ekzekutimi mafioz i biznesmenit Ardian Nikulaj mesditën e së mërkurës në Shëngjin vijon të mbetet pa autor, ndërsa forcat blu po vijojnë hetimet. Nuk dihen ende nëse policia ka rënë në gjurmët e autorit që ekzekutoi 50-vjeçarin, por Report Tv mëson se në Shkodër janë shoqëruar dhe marrë në pyetje disa emra të fuqishëm, të cilët më pas janë lënë të lirë.

Ende nuk ka informacione nëse hetuesit kanë ndonjë të dhënë që autori është nga veriu, por mund të jetë bazuar tek dëshmia e banakierit, i cili ka treguar për dialektin e vrasësit që shtiu 7 plumba mbi Nikulajn brenda në lokalin e tij.

Ndërkohë edhe një shtetas anglez është në verifikim për vrasjen e biznesmenit dhe anëtarit të këshillit bashkiak në Lezhë. Report Tv ka mësuar ekskluzivisht se ky i fundit ka qenë duke pirë kafe brenda lokalit në momentin e ngjarjes dhe menjëherë pas të shtënave është larguar. Nga verifikimet e sistemit TIMS, anglezi rezulton të ketë hyrë në Shqipëri me 14 prill dhe është larguar mbrëmjen 19 prillit disa orë pas ngjarjes.

Përgjatë 5 ditëve, ai ka qëndruar në një hotel në vijën e parë të plazhit rreth 1 km larg lokalit të viktimës. Grupi hetimor po verifikon nëse diçka e tillë ka qenë një rastësi, apo shtetasi i huaj mund të jetë përdorur në rolin e informatorit për të realizuar krimin. Për shkak të largimit të shpejtë përmes aeroportit të Rinasit drejt Britanisë në Madhe, hetuesit nuk kanë pasur mundësi ta pyesin shtetasin anglez, por po analizojnë me kujdes kamerat e sigurisë për të verifikuar nëse është parë duke lëvizur edhe ditë të tjera para ngjarjes pranë kompleksit “CORAL”.

Nga sa Report Tv mëson janë pyetur punonjësit e hotelit ku qëndroi 5 ditë si edhe është pyetur taksisti që e çoi në Rinas, por deri më tani nuk ka më shumë të dhëna që mund të ndihmojnë grupin hetimor për zbardhjen e ngjarjes. Me qëllim zbardhjen e ngjarjes, policia nën drejtimin e prokurorisë së Lezhës po kalon në sitë të gjitha konfliktet që mund të ketë pasur viktima.

Për pistat e hetimit, policia vijon të mbetet e dyzuar, kjo edhe për shkak se viktima kishte një aktivitet të gjerë në biznes, politikë dhe gjakmarrje të vjetër me familjen Palaj. Ndërkohë në kuadër të hetimeve me qëllim zbardhjen e ngjarjes, policia ka shkuar në tre banesa të familjes Palaj në Lezhë, por nuk janë gjetur në banesë, asnjë prej familjarëve dhe djemve. Ata ndodhen jashtë shtetit në Angli dhe pretendimi i tyre është konfirmuar dhe nga TIMS, që tregon daljen e tyre jashtë shtetit disa vite më parë.

Nga 7 plumbat e shkrepura nga pistoleta tip “TT” në drejtim të biznesmenit Nikulaj, vetëm 5 prej tyre e kanë kapur në pjesë të ndryshme të trupit, ku plumbi fatal, sipas ekspertizës mjeko-ligjore, ishte ai në pjesën e ballit, duke sjellë vdekjen e menjëhershme të biznesmenit.

Aktualitet

Kreshnik Spahiu: Ju tregoj agjenturat sekrete të Rusisë në Shqipëri

Juristi Kreshnik Spahiu tregoi agjenturat ruse që kërkojnë të veprojnë në Shqipëri. Juristi shpjegon sesi agjenturat ruse, që sipas tij janë oligarkë dhe biznesmenë përmes Athinës po tentojnë të hyjnë në Bashkinë e Himarës për të investuar dhe rekrutuar njerëz me ndikim në vend. Prandaj thotë Spahiu, Himara është çelësi i gjithë këtij konflikti në Shqipëri-Greqi.

“Himara është më e rrezikshme se Manastiri për të minuar stabilitetin e Shqipërisë për shkak të pozitës gjeografike. Himara është perla, zemra, truri, bukuria, çdo gjë që lidhet me vlerat. Edhe po ta marrim si vlerë toke, në para është vlera më e lartë e bregdetit në Shqipëri. Dorëzimi i Himarës është më i rëndë se 6 miljet e marrëveshjes së detit që bëri Berisha me Athinën 13 vjet më parë.

Të dyja arrestimet, qoftë i Fredi Belerit, qoftë i Goros kanë mbështetjen e shërbimeve perëndimore, të projekteve që mbështesin drejtësinë shqiptare, që nuk kanë mundur të tundohen dhe mos hanë presionin e fortë dhe diplomatik të Athinës, as të opozitës, as të qeverisë Rama. Është Rama, është opozita, është Greqia kundër arrestimit të Fredi Belerit dhe Goros. Dhe vetëm SHBA-ja dhe Perëndimi do që ata të jenë të arrestuar se janë të korruptuar dhe rrezikojnë stabilitetin në Shqipëri. Mos ju duket rastësi.

Në drejtësi dhe politikë nuk ka rastësi. Për ata që nuk arrijnë ta kuptojnë nuk bëhet fjalë për leje ndërtimi të thjeshta. Këtu bëhet fjalë për faktin nëse Himarën do ta kontrollojë Perëndimi apo Lindja, do ta kontrollojë Tirana, apo Athina, Moska apo Uashingtoni. Atyre shqiptarëve që nuk e dinë se si veprojnë agjenturat do t’u thosha që nuk ka të bëjnë me fizionominë e filmave, apo telenovelave. Agjenturat e huaja, në shekullin që jetojmë janë biznesmenë barkmëdhenj, oligarkë që Rusia në 90% të spiunazhit të vet në Mesdhe, në Ballkan dhe Evropë ka operuar nëpërmjet oligarkëve, ata që blejnë ekipe futbolli, që blejnë biznese të mëdha, nëpërmjet atyre që blejnë porte, hekurudha, aeroporte, hyjnë në çdo tender, privatizojnë bregdetin, ndërtojnë hotele luksoze me 5 yje. Ata janë shërbimet sekrete të Rusisë.

Continue Reading

Aktualitet

Çfarë do të ndodh me temperaturat gjatë fundjavës

Dita e shtunë pritet të ketë mot me kthjellime dhe vranësira të cilat në zonën jugore do të jenë deri të dendura.

Reshjet e shiut pritet të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit në jug të vendit e gradualisht në mesditë do të shtrihen edhe në pjesën qendrore.

Në orët e mbrëmjes pritet ndërprerje e reshjeve të shiut

Ditën e diel moti pritet të jetë me kthjellime dhe vranësira të cilat do të vijnë në zhvillim në orët e mesditës.

Përgjatë relieveve malore të vendit vranësirat do të pasohen nga reshje shiu me intensitet të ulët.

Era do të jetë nga veriperëndimi me shpejtësi mesatare deri në 7m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare fiton shpjetësi deri në 12m/sek. Valëzimi në dete pritet të jetë i ulët i forcës 1-2 ballë.

Continue Reading

Aktualitet

Dita e Drejtësisë/ Sokol Sadushi: S’kemi ambiente e gjyqtarë, dosjet ‘stivë’! S’duam lëmosh

Në Ditën e Drejtësisë, Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi ka evidentuar problematikat me të cilat përballet sistemi gjyqësor në vendin tonë. Në një takim me gjyqtarë, Sadushi vuri theksin te mungesa e burimeve njerëzore në sistemin gjyqësor, si edhe financiare, ndonëse thotë se ka një përmirësim të ndjeshëm. Sadushi thotë se kjo situatë është kritike në të gjitha gjykatat e vendit.

“Megjithëse Gjykata e Lartë ka një përmirësim të ndjeshëm të situatës post-reformë, falë punës dhe angazhimit maksimal të gjyqtarëve dhe stafit administrativ, por edhe Këshillit të Lartë Gjyqësor që ka plotësuar numrin e gjyqtarëve, ajo vijon të ketë pamjaftueshmëri të burimeve njerëzore, materiale dhe financiare. Në fakt, kjo është situata në të gjitha gjykatat e Republikës, që do ta konsideroja problematike, në mos edhe kritike”, tha Sadushi.

Përgjegjësinë për këtë situatë Sadushi nuk ia ‘faturon’ vetëm ekzekutivit dhe legjislativit, por sipas tij rëndon edhe mbi pushtetin gjyqësor të cilët duhet të kërkojnë prej tyre përmbushjen e detyrimeve kushtetuese e ligjore.

“Përgjegjësia rëndon mbi të gjithë Ne gjyqtarët e Republikës, ashtu, si edhe mbi Këshillin e Lartë Gjyqësor, që nëpërmjet reagimit institucional dhe legjitimitetit të vendimmarrjes duhet t´i dëshmojmë ekzekutivit dhe legjislativit se sistemi i drejtësisë nuk zgjat dorën për lëmoshë, por kërkon prej tyre përmbushjen e detyrimeve kushtetuese e ligjore, në funksion të parimeve dhe vlerave, mbi të cilat vepron një shtet i së drejtës”, u shpreh Sadushi.

Kryetari i Gjykatës së Lartë thotë se gjyqtarët po përballen dosjet që po rriten në mënyrë drastike.

Kjo e bën të domosdoshme nevojën e gjykatave për mirëmenaxhim, që nuk mund t’ia japin gjyqtarët e mbingarkuar me një vëllim çështjesh në rritje drastike. Ne kemi nevojë për një trupë administratorësh të aftë për të menaxhuar dhe drejtuar, në mënyrë që gjyqtarët të përqendrohen në detyrën parësore, të gjykuarit. Gjykatat nuk mund të kryejnë siç duhet misionin e tyre, nëse struktura, qeverisja, vizioni strategjik, programet dhe veprimet që ndërmerren, nuk krijojnë një perceptim të merituar në publik se gjyqësor është i përgjegjshëm.

Continue Reading

Aktualitet

“Kryeministri s’do gjejë mbështetje tek diaspora”/ Burimi: Nuk mund t’i tregohen dhëmbët Greqisë

Analisti Genc Burimi deklaroi se kryeministri i Shqipërisë Edi Rama nuk do të gjejë mbështetje tek diaspora.

Burimi tha se Rama nuk ka bërë asgjë për emigrantët. Sipas tij, nuk mund t’i tregohen dhëmbët Greqisë, pasi ky do të ishte një gabim i madh diplomatik.

“Edi Rama nuk do gjejë mbështetje tek diaspora, nuk ka bërë asgjë për emigrantët. Rama dëshiron t’i tregojë dhëmbët Greqisë, por kjo mund të ketë pasoja. Në raport me Greqinë, nuk besoj se Shqipëria ka fuqi. Shqipëria ndoshta mund t’i tregojë dhëmbët Brukselit sesa Greqisë. Pasi Serbia prsh e bën këtë, duke qenë afër Rusisë dhe Kinës, mund t’ja tregojë dhëmbët Brukselit”, tha Burimi.

Më tej, Burimi vlerësoi se mazhoranca ka nisur që të lëkundet, që kur Bardhi shkoi nga grupi i Bardhit tek ai i Berishës.

 

 

“Mazhoranca ka nisur të lëkundet kur Bardhi shkoi nga grupi i Bardhit tek ai i Berishës. Kjo sepse me këtë lëvizje bie narrativa e mazhorancës ndaj Berishës. Gazment Bardhi është një politikan që thotë se kam besim tek SPAK-u. Mjafton kaq, sepse mbrapa janë ndërkombëtarët. Karta e ndërkombëtarëve ndaj opozitës ka ndryshuar. Shqipëria sot ka një korrupsion të paparë. Opozita ka fituar pikë me ardhjen e Bardhit. Dumani i jep përgjigje Bardhit e nuk i jepte Kryemadhit, Këlliçit. Bardhi nuk trembet sepse nuk ka dosje. Bardhi i kap shah mat SPAK-un dhe ndërkombëtarët”, deklaroi Burimi.

Continue Reading

Aktualitet

Grabitet çifti italian në Vlorë, autorët thyejnë xhamin e ‘Audit’ dhe marrin 2500€

Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur mesditën e kësaj të premteje në Vlorë.

Një çift italian kanë parkuar mjetin e tyre në zonën e Lungomares dhe kanë shkuar të drekojnë në një nga restorantet e zonës.

Në këtë kohë persona të paidentifikuar pasi thyejnë xhamat e makinës, jo nga ana e rrugës,kanë grabitur shumën e parave në çantën që ishte në makinë,në shifrën 2500 euro.

Blutë e Vlorës kanë mbërritur në vendngjarje, për të mbledhur  dëshmitë dhe provat materiale.

Mësohet se grabitësit kanë vjedhur dhe gjithë  dokumentacionin dhe sendet me vlerë që gjetën në makinë.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING