Connect with us

Politike

Ermir Gjinishi: Ja pse i duhet Trump-it Shqipëria, në Bordin e Paqes

Analisti Ermir Gjinishi, ka deklarura se Trump e ka ftuar Shqipërinë në Bordin e Paqes, si vend musliman që do të dërgojë trupa në Palestinë dhe është i pranueshëm për palestinezët.

“Shqipëria midis SHBA dhe BE. BE ka qëndrim të kundërt ndaj qasjes palestineze, pasi shtetet e unionit, e kanë thënë, jemi për zgjidhje me dy shtete. Trump i është larguar kësaj. E dyta, BE ka një problem me këtë lloj bordi, pasi e sheh si rivalitet me OKB, ndërkohë që analistët dhe njerëezit pranë Trump i mëshojnë idesë, që do të jetë gur themeli i rendit të ri botëror. Po çfarë rendi? Ku vlera, dinjiteti, liria, sovranizmi, nuk kanë peshë dhe vlerë.

Pjesa më e madhe e shteteve të BE, e cilësojnë Izraelin si qeveri genocidale. Shqipëria e vendosur në këtë vorbull kontradiktash, edhe mund të paguajë. E ka të garantuar qasjen intelektuale dhe historike. Po përse Shqipëria po ftohet dhe pse ka rëndësi për Trump? Nëse ndoqët me vëmendjen, se u ndanë disa role sot, këta kanë vendosur ta formësojnë planin në ecje e so[ër. Roli i Shqiëprisë, do të vendosen trupa. U përmend edhe Shqipëria me Kosovën.

Kush mbetet? Patjetër SHBA. Ka patur debat që të mos jetë Turqia, Izraeli ka refuzuar. Trump është kujdesur që forca stabilizuese, të jetë nga vende muslimane. Shqipëria është vend që me modestinë e vet, është vend i pranueshëm për palestinezës, kjo ka qenë gjetja e Trump për Shqipërinë, se ndryshe nuk ka asgjë si formë kontribuese.

Nuk është thënë asgjë për resurset që ndodhen në detin e Palestinën. Po hotelet kush do ti ndërtojë dhe menaxhojë?”, tha Gjinishi

Ermir Gjinishi: Ja pse i duhet Trump-it Shqipëria, në Bordin e Paqes!

Advertisement