Pinknews
‘Është i varur nga bixhozi’, Bledi: Fansat e Luizit më kërcënuan me jetë
Gazetari Bledi Mane ka shprehur së fundmi se është kërcënuar një rrjet pas deklaratave të tij për Luizin, specifikisht për ‘varësinë e tij nga bixhozi’.
Gjatë një interviste të dhënë mëngjesin e sotëm, Bledi rrëfeu se si ka ndryshuar reagimi i publikut ndaj tij, para dhe pas hyrjes në “Big Brother Vip.”
Të njëjtët persona që e sulmuan në rrjet, tani i dërgojnë zemra, pasi panë rrjedhën e lojës së tij në BBv.
“Mesazhet ishin pafund. Unë jam regjur nga kërcënimet dhe kur nuk shqetësohem. Unë kisha bërë edhe deklaratën se Luizi ka varësi nga bixhozi. Të luash bixhoz nuk është turp, sepse është diçka e ligjshme. E kjo trembi njerëzit e Luizit dhe bënë sulmin frontal. Përpara se të hyja në BBV më kanë kërcënuar, më kanë kërcënuar me jetë. E nisa pak i trembur lojën, por ku kam dalë jashtë pashë që këta njerëz që do më vrisnin më dërgonin zemra”- tha ai.
Jo rrallë herë është vënë re një ashpërsi komentesh në rrjet edhe midis njerëzve të zakonshëm, të cilët dalin ose jo në mbrojtje të Luizit. Kujtojmë se është thjesht një Reality Show dhe çdo gjë është në kuadër të lojës.
Pinknews
‘Zogu të mban në ajër’/ Debat i ashpër mes Romeos dhe Eglës në “BBV3”
Egla Ceno dhe Romeo Veshaj kanë debatuar ashpër me njëri-tjetrin gjatë ditës së sotme në “BBV3”. Kjo ka nisur për shkak të vendimit që Egla si lidere mori në spektaklin e shkuar për të dërguar në nominim Heidin dhe Romeon.
Mirëpo asnjë prej banorëve në shtëpi nuk është në dijeni se asnjë prej tyre nuk do të dalë të shtunën. Për këtë Romeo dhe Egla kanë patur debate të ashpra më njëri-tjetrin ditën e sotme, teksa biseda e tyre ka agravuar duke kaluar në ofendime.
Romeo- Në 2024 nuk ka rastësi. Çdo gjë që ka ndodhur në këtë shtëpi ka ndodhur për një arsye. Po lërë zogun se me ato krahët e vogla ai të mban në ajër.
Egla- Unë të bëj një bajgë të madhe që të të mbajë ngrohtë e di ti.
Pinknews
“Më the më GODIT në lojë”/ Krisje në miqësinë Juli-Roza
Pak kanë ngelur nga finalja e madhe në “Big Brother Vip” dhe duket se banorët po ndryshojnë strategjitë e lojës, për të fituar vëmendjen e publikut. Juli ka vendosur të ftohë raportin me një nga “aleatet” e tij, Rozën. Pas spektaklit të së martës, raporti i tyre nuk ka qenë më njësoj dhe debatet mes tyre kanë qenë të shpeshta. Ndërkohë ditën e sotme, teksa kanë qenë në oborr dyshja është përballur sërish, ku Juli e ka akuzuar Rozën se është interesaxhije.
Pjesë nga debati:
Juli: E ke bërë gabimin, e ke thënë para kamerave. Eshtë e regjistuar, më the ma mbaj lojën se dua të dal në pah, kemi ngelur 10 vetat e fundit dhe dua të të bie ty.
Roza: E ke prishur vetë i pari.
Juli: Po Roza, do ta mbaj lojën dhe po ta mbaj lojën prandaj edhe Romeo do habitet se do të dalë.
Ndërkohë ka hyrë edhe Erjola në këtë debat, ku është shprehur:
“Jo pra, se muhabetet mes shokëve nuk bëhen kështu”.
Pinknews
‘Ajo del të shtunën’/ Deklarata e Meritonit për Heidin trazon rrjetin
Teksa qëndronte në ambientet e jashtme të shtëpisë me disa prej banorëve të tjerë, Meritoni ka bërë disa deklarata lidhur me Heidin.
Fillimisht, ai ka sulmuar banoren për të cilën mendon se del të shtunën, duke shtuar se nuk e ka llogaritur kurrë atë.
“Heidi me mua shumë keq. Nuk shkon kështu, unë jam i dashuri i shokut tënd. Më dëgjo mua. Ajo del të shtunën. Me thënë të drejtën unë nuk e kam llogaritur kurrë Heidin, asnjëherë. Unë i kam thënë ti s’ke IQ. “
Sakaq, rikujtojmë se banorët nuk janë ende në dijeni që të shtunën nuk do të largohet asnjë prej dy të nominuarëve.
Pinknews
“Përmirëso imazhin që e ke dh*”/ Vesa shpërthen ndaj këtij banori të ‘BBV’
Ndonëse tashmë një ish-banore e “Big Brother Vip”, duket se Vesa Smolica i ndjek me përparësi dinamikat e shtëpisë më të famshme, madje së fundmi nuk ka ngurruar të komentojë specifikisht njërin prej banorëve. Në një postim në “Instastory”, Vesa reagon e revoltuar ndaj Gracianos i cili sipas saj ka përmendur vazhdimisht për keq emrin e saj brenda në shtëpi, veprimi i cili këngëtares nga Kosova nuk i është dukur aspak me vend.
“Ky Graciano është shumë i obsesionum me mu. Më kanë thënë që kur ishte jashtë vec për mu ka fol (për keq), njëjntë po bën edhe tani sa është aty Brenda… Po ec more përmirëso imazhin që e ke idh, meqë hyre edhe njëherë në BIG e mos na bëj tërr e tërr na lër rehat. P.S paskam qenë faktor i madh në lojën e Bigut ende në gojë m’kanë. Take a life o haver se për veti s’je askund as në jetë personale as publike”, shkruan Vesa në postimin në “Instastory”.
Postimi:
Pinknews
“Çfarë interesaxhiu i ulët është”/ Julian Deda ofendon rëndë Romeon
Aktori Julian Deda ka treguar në “BBV” se Romeo Veshaj është interesaxhi i madh.
Gjatë një bisede me Graciano Taganin, konkurrenti i tregoi balerinit se ditën e sotme Romeo ëhstë përpjekur që të rregullojë marrëdhënien me Roza Latin.
“Çfarë intersaxhiu është ai Romeo, i papamë more. A e shikove me Rozën sot? Tani do e bëjmë bashkë Instagramin. Në fund nuk tha asgjë, thjeshtë me idenë që tani jemi shokë. Me pasë interes te Roza imagjino çfarë interesaxhiu i ulët është”- tha Juli.
Nga ana tjetër Graciano u shpreh se edhe Roza është njësoj me aktorin, por sipas tij moderatorja nuk ka qëndrim dhe kjo gjë do ta largojë nga shtëpia.
“Po edhe kjo (Roza) more burrë njëlloj është. Ai gjoja e do shumë. Do të tregojë që tani Roza je te unë, por Roza nuk ka qëndrim, kjo ka për ta marrë në qafë dhe shpërthimet pa pikë lidhje” tregoi balerini.
-
Pinknews5 hours ago
“Çfarë interesaxhiu i ulët është”/ Julian Deda ofendon rëndë Romeon
-
Pinknews2 hours ago
‘Ajo del të shtunën’/ Deklarata e Meritonit për Heidin trazon rrjetin
-
Kosova13 hours ago
DUART NE FYT, Bakoyannis e cilëson akt trimërie propozimin për korrigjimin e kufijve
-
Aktualitet10 hours ago
Banesat e dy personazheve të ekranit u kontrolluan nga SPAK, hetuesit janë llahtarisur nga ato që kanë parë
-
Aktualitet4 hours ago
Dërgimi i trupave në Ukrainë/ Shpërthen Macron: Nëse Rusia shkon më larg do detyrohemi…
-
Pinknews59 mins ago
‘Zogu të mban në ajër’/ Debat i ashpër mes Romeos dhe Eglës në “BBV3”
-
Aktualitet5 hours ago
U konfliktua me djalin, nëna pi medikamente dhe përfundon në spital
-
Pinknews4 hours ago
“Përmirëso imazhin që e ke dh*”/ Vesa shpërthen ndaj këtij banori të ‘BBV’