Connect with us

Pinknews

Fjolla Morina më në fund deklaron lidhjen me biznesmenin: “Dashuria fiton mbi gjithçka”, Të dua

Këngëtarja Fjolla Morina ka qenë në qendër të vëmendjes pas arrestimit në kufirin shqiptar e më pas për lajmet mbi një histori dashurie me biznesmenin  Fisnik Syla. Ky i fundit  e surprizoi këngëtaren me një propozim romantik për martesë.

Ndonëse Fjolla e ka mbajtur larg vëmendjes së publikut jetën e saj private më parë, tashmë ajo ka vendosur të shfaqet hapur me partnerin e saj. Këngëtarja ka postuar një foto krah Sylës dhe shkruan se dashuria e tyre ka fituar pavarësisht pengesave dhe vuajtjeve.

Ai i dhuroi një buqetë gjigante me trëndafila të kuq në formë zemre dhe shkronjën “F” të formuar me trëndafila të bardhë si dhe me një unazë të bukur diamante.

“Thonë që ‘në dashuri fiton kush ikën’. Nuk është e vërtetë. Në dashuri fiton ai/ajo që rri. Dashuria nuk është e lehtë! Në dashuri duhet të dish të ndash dhimbjen, pasionin, vuajtjet. Ndonjëherë dashuria vë në dyshim gjithçka që ti ke besuar, por kur dashuria është e vërtetë atëherë ajo është në gjendje të superojë çdo vështirësi, çdo pengesë, sepse dashuria fiton mbi gjithçka. Ne në çdo pengesë fituam njëri-tjetrin. Të dua Fisnik Syla”, shkruan Fjolla.

 

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Pinknews

Aktori shqiptar: Vajzat më duan se jam i pasur, ndaj kam 4 vite single dhe mendoj se do qendroj beqar

Aktori Albano Bogdo ka rrëfyer se në jetën e tij ka pasur 3 lidhje serioze. Albano shprehet se lidhja e tij e parë ka qenë në moshën 19-vjeçare, ku e dashura e tij ishte 28-vjeçe, pra kanë pasur 9 vite diferencë moshe.

Ai tregoi se ndarja e tyre erdhi pasi e dashura e tij donte fëmijë. Por Albano tha se për të ishte shumë herët.

Albano ka treguar se ka 4 vite single dhe do qëndrojë për shumë kohë beqar, pasi shprehet se vajzat e duan ngaqë është i pasur.

Continue Reading

Pinknews

Banorëve u shfaqet deklarata e Ledjonës se kë sheh fituese, banorët ironizojnë Eglën: Erdhi…

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.

Një deklaratë nga jashtë është bërë e mundur të shihet nga banorët brenda shtëpisë. Bëhet fjalë për deklaratën e Ledjonës, e cila e pyetur pasi u eleminua nga shtëpia se cili prej banorëve mnendon e do të jetë fituesi, ajo u shpreh se Egla. Pasi kjo u transmetua në shtëpi, shumica e banorëve mbetën të habitur, për shkak edhe të zënkave të shumta mes Ledjonës dhe Eglës, ama deklaratës së saj Egla iu përgjigj. Deklarata e Ledjonës ndezi shumë debate mes banorëve, të cilët tashmë e quajnë me ironi Eglën, ‘fituesja e “BBV”.

Continue Reading

Pinknews

Heidi dhe Romeo të fshehur shkëmbejnë puthje pasionante, çfarë nënkupton shkelja e syrit nga banorja

Një ndër historitë më të komentuar në këtë “Big Brother” ajo mes Heidit dhe Romeos duket se nuk do të ketë fundin tragjik te historive të pa realizuara të dashurisë.

Çifti që i dha fund romancës të krijuar brenda shtëpisë së “Big Brother VIP 3”, janë parë shumë të afërt edhe pas shumë deklaratave për një histori të mbyllur mes tyre.

Ditën e sotme nëpër shtëpi dyshja janë parë shumë të afërt, të vetëm në lavaneri larg syve të banorëve të tjerë kanë shkëmbyer puthje pasionante me njëri-tjetrin.

Pas disa minutash një shkelje e  syrit të Heidit ka nënkuptuar se e gjitha kjo dramë mes çiftit mund të jetë një lojë e krijuar nga vetë ata.

Të dy janë personazhe të cilët e njohin shumë mirë formatin ku po marrin pjesë pasi Romeo është vëllai i aktorit Donald Veshaj i cili ishte një nga finalistët e edicionit të parë të “Big Brother Vip”, ndërsa Heidi Baci vjen nga një eksperiencë në “Big Brother Italia”.

Dramat e lindura nga historitë e dashurive gjithmonë kanë tërhequr publikun dhe ndoshta kjo është edhe arsyeja pse çifti shihen shumë të largët dhe ditën tjetër shumë të afërt

 

 

Continue Reading

Pinknews

Kërcim sensual mes vajzave te ‘Ferma Vip’, ja cili fermer i bashkohet perfomancës

Atmosfera brenda “Fermës VIP” është ndezur nga vajzat fermere. Baby G dhe Rigelsa kanë bërë një kërcim sensual në dhomën e gjumit.

Ishte Rigelsa ajo që filloi të kërcejë e para, më pas edhe Baby G iu bashkua asaj. Nuk vonoi shumë ku edhe Valeri iu bashkua perfomancës së tyre.

Gjatë kësaj kohe në dhomën e gjumit ndodhej edhe Mariana, e cila i ka komplimentuar gjatë gjithë kohës për lëvizjet e tyre.

Treshja ka dhënë një perfomancë energjike dhe shumë gazmore, ku dhe kanë mësuar më shumë lëvizje të reja së bashku.

Continue Reading

Pinknews

“Mos të vi aty brenda…”/ Elgit Doda reagon pas deklaratave të Meritonit për Romeon dhe Klea Hutën

Deklaratat e Meriton Mjekiqit  në shtëpinë e “BBVIP” që sollën në vëmendje edhe një këtë histori që vite më parë bëri bujë ne median rozë. 

 

“Ti merresh me gratë e shokëve”– i tha moderator, Romeos i cili i hodhi poshtë të gjithë këto aludime.

Mirëpo rreth këtyre lajmeve ka reaguar së fundi vetë Egiti, i cili ka treguar marrëdhënien që ka me mikun e tij.

Këngëtari ka ndarë me ndjekësit e tij në Instagram një foto të Romeos me Heidin duke u përqafuar pas pajtimit në “BBVIP”.

“Të të thashë mos të vi aty brenda”- ka shkruar Elgiti krahas fotos së çiftit, duke e shoqëruar me dy zemra të kuqe.

Me anë të këtij postimi, këngëtari i ka hedhur poshtë të gjitha zërat, duke treguar se mes Kleas dhe Romeos nuk ka pasur gjë ndonjëherë.

 

Continue Reading
Advertisement

TRENDING