Connect with us

Aktualitet

Foto/ Kjo është banesa ku fshihen dy personat me rrezikshmëri të lartë

Kjo është banesa në Orosh të Fushë-Arrëzit ku dy persona me rrezikshmëri të lartë dyshohet se janë fshehur që prej orëve të paradites.

Pamjet tregojnë godinën e braktisur, e cila është rrethuar nga forcat e Policisë së Pukës dhe RENEA.

Në brendësi të saj dyshohet se ndodhen Juljan Cumrraku, 24 vjeç, i identifikuar si person i lidhur me grupe terroriste, si edhe Arben Uka, i cili është personi i dytë i kërkuar.

Nuk dihet ende përse dyshja janë fshehur në banesën e braktisur, ndërsa ka dyshime se ata janë pjesë e grupeve terroriste. Për Arben Ukën raportohet se ka qenë më parë në ndjekje nga antiterrori.

Advertisement