Lifestyle
Foto/ Nëna krijon kukulla me aftësi të veçanta pasi nuk gjente lodra për vajzën e shurdhër
Clare Tawell, nëna e një vajze të shurdhët ka krijuar një organizatë jofitimprurëse, ku modifikon kukulla për t’u përshtatur me fëmijët që kanë probleme të ndryshme.
Frymëzimin, ajo e mori nga vajza e saj 4-vjeçare Matilda, e cila është e shurdhër.
Ajo tregon se ndihej keq kur vajza e saj nuk mund të gjente kukulla, apo lodra me aparat dëgjimi në mënyrë që vajza e saj të ndihej më mirë.
Nëna 39-vjeçare, punon me kukullat gjatë gjithë kohës së saj të lirë. Qëllimi i saj është që çdo fëmijë më aftësi të kufizuara, të mund të luajë me lodra si ata.