Connect with us

Rajon

Ftesë për në OKB/ Duel force Kosovë-Serbi

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, tha se takimi i në Bruksel për ta nënkupton “konfirmim të frikës se Albin Kurti nuk dëshiron të formojë Asociacionin e Komunave Serbe”.

Në këtë drejtim, ai ka thënë se për ta është e rëndësishme që tanimë tE kenë shumicën në OKB.

Ai theksoI se “nuk duhet të humbasim mazhorancën në OKB dhe mbështetjen e vendeve që kanë të drejtën e vetos dhe janë të gatshme ta përdorin atë.

Daçiq tha gjithashtu se politika e jashtme nuk është marrëdhënie dashuri-urrejtje, por marrëdhënie reciprociteti. Sipas tij, për Serbinë formimi i Asociacionit është kusht numër një dhe nuk do tolerohet asgjë

Rajon

11-vjeçarja në Greqi përcillet në banesën e fundit mes lotësh e hidhërimi, shtëpisë së vrasësit i vihet flaka

Mes lotësh dhe dhimbjeje është përcjellë për në banesën e fundit 11-vjeçarja greke e cila u vra mizorisht nga daja i saj, pasi ajo refuzoi që të kryenin marrëdhënie seksuale.

E ndërsa të miturës i jepej lamtumira, banesa e vrasësit është vënë në flakë.

Tashmë familjarët e bashkëshortes së autorit janë në pozitë të vështirë pasi u kërkohet të kërkojnë falje për veprimet e tmerrshme të 37-vjeçarit.

Continue Reading

Rajon

E veshur si nuse, përcillet për në banesën e fundit 11-vjeçarja që u vra nga daja (VIDEO)

E veshur nuse, prindërit i japin lamtumirën vajzës 11-vjeçare që u vra nga daja i saj.

Në ceremoninë mortore ka marrë pjesë një turma njerëzish, që gjithashtu i dhanë lamtumirën e fundit vogëlushes.

Në një atmosferë pikëllimi të thellë u zhvillua varrimi i 11-vjeçares Vasiliki, e cila u vra të dielën në Ilia nga daja i saj 37-vjeçar, kur ajo i rezistoi oreksit të tij të sëmurë.

Në ballë të turmës janë prindërit e vajzës që grisin arkivolin e bardhë të fëmijës së tyre.

 

 

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Familja, të afërmit dhe miqtë e saj nga Ilia dhe zona të tjera të Peloponezit si dhe një numër i madh njerëzish i dhanë lamtumirën e saj pasditen e së mërkurës në Kishën e Shenjtë të Agios Athanasios Myrtias. Kortezhi u nis nga shtëpia e vajzës.

Autori 37-vjeçar përballet me tre vepra penale dhe dy kundërvajtje. Akuzat e ngritura ndaj tij nga Prokuroria e Rrethit Ilias kanë të bëjnë me veprat penale të vrasjes nga pakujdesia, tentativës për përdhunim të të miturit, rrëmbimit të të miturit, grabitjes me armë dhe armëmbajtjes, ndërsa e ka dërguar për marrjen në pyetje kryesore te oficeri hetues Ilias.

Pa praninë e avokatit mbrojtës, 37-vjeçari ka kërkuar dhe ka marrë afat për të kërkuar falje të premten e ardhshme para hetuesisë.

Nga obduksioni – nekropsia e kryer mbi vajzën fatkeqe, ka rezultuar se goditjet vrasëse kanë qenë në shpretkë dhe në zemër, ku njëra prej tyre ka goditur një organ jetik. Nga gjetjet e mjekut mjekësor, nuk dolën gjurmë të abuzimit seksual.

Prindërit e vogëlushes kërkuan vendosjen e drejtësisë për kujtimin e Vasiliqit.

“Të gjejë drejtësi vajza ime e vogël. Vajza ime nuk e meritonte këtë torturë. Dua t’u them të gjitha nënave të botës që të kujdesen për vajzat e tyre. Mos u ndodhi kjo që më ndodhi mua”, kishte thënë nëna e Vasilikit para varrimit.

Continue Reading

Rajon

Temperaturat e larta deri në 43 gradë C, Greqia detyrohet t’i mbyllë para kohe shkollat

Temperaturat e larta deri në 43 gradë C, kanë detyruar Greqinë që të mbyllë shkollat para kohe. Me sugjerimin të meteorologëve, të cilët paralajmërojnë për katër ditë temperatura shumë të larta deri në 43 gradë Celsius, shumë bashki në të gjithë Greqinë kanë vijuar me vendimin për të mbajtur të mbyllura kopshtet dhe shkollat fillore.

Vihet re se vala e të nxehtit do të prekë kryesisht rajonet qendrore dhe jugore të Greqisë kontinentale. Mediat vendase shkruajnë se piku i vapës pritet nesër, e mërkurë, 12 qershor dhe ditën e enjte, 13 qershor. Të premten e datës 14 qershor përfundon viti shkollor për kopshtet dhe shkollat ​​fillore, çka do të thotë se vapa ndoshta e sjell fundvitin para kohe.

 

Continue Reading

Rajon

Mashtroi një 55-vjeçare dhe i mori mbi 98 mijë euro, arrestohet shqiptari në Selanik

Një 33-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë greke. Bëhet me dije se i riu shqiptar ka mashtruar një grua 55-vjeçare të cilën e ka bindur t’i japë 98.528 euro për një investim të pretenduar.

Siç raportohet e moshuara besonte se 33-vjeçari do t’i investonte paratë e saj në kriptovaluta dhe kaloi 98,528 euro në llogarinë e tij. Gjithashtu policia arrestoi 33-vjeçarin, ku ndaj tij u ngrit një çështje për bashkëpunim në mashtrim kompjuterik.

Continue Reading

Rajon

Vuçiç i humbi të gjitha betejat, tani Republika Srpska është bërë zëvendësuese e Kosovës

Vite më parë, qeveria në Serbi, në radhë të parë presidenti Aleksandër Vuçië, e përdori Kosovën si temë kryesore për “pompimin” e nacionalizmit. Më pas pati një përmbysje, kështu që për disa muaj i gjithë fokusi u spostua te Republika Srpska. Kuvendi i parë gjithëserb, i cili u mbajt të shtunën në Beograd, I cili duhej të ishte një “thirrje e madhe” për një bashkim tjetër të të gjithë serbëve në mbrojtje të interesave kombëtare, në fakt, sipas shume analisteve, ishte thjesht “argëtim për masat e gjera të njerëzve dhe nacionalizëm i lirë dhe pa substancë.

Kjo nuk është diçka e re që disa kriza të brendshme politike në Serbi zgjidhen duke “gatuar” një krizë të re, por në nivel kombëtar.

Ndërsa presidenti serb luftonte për Kosovën në Bruksel, Prishtinës iu dha shumë. U nënshkrua marrëveshja e Brukselit, pastaj u pranua marrëveshja e Uashingtonit, u pranua edhe Marrëveshja e Ohrit… Dhe kështu pafundësisht …

Para secilës prej këtyre lëshimeve të bëra nga qeveria serbe, kemi pasur krizë, barrikada, përplasje, ngritje avionësh, masivim të ushtrisë pikërisht pranë vijës administrative.

Teksa tani mbetet vetëm njohja formale e pavarësisë së Kosovës nga ana e Serbisë, është e nevojshme që urgjentisht të largohet vëmendja e qytetarëve nga kjo disfatë dhe t’u gjehet shpresa e re… Dhe kjo është Republika Srpska.

“Edhe në kohën e demokratit Vojisllav Koshtunica, ai ka thënë se nëse humbet Kosova, atëherë është Republika Srpska. Kjo ishte një histori për të huajt, por edhe për publikun vendas dhe Milorad Dodik është gjithë kohës ishte aty, për ta bërë atë pjesë të punës se tij. Të dërgojmë mesazhe se humbja e Kosovës praktikisht nënkupton ndarjen e Republikës Srpska nga Bosnja dhe Hercegovina dhe aneksimin në Serbi.

Gjatë gjithë këtyre viteve, me deklaratat e tij praktikisht, ai e bëri të pakuptimtë ekzistencën e Bosnjë-Hercegovinës, ndonëse edhe ai edhe Vuçiç e dinë shumë mirë se askush nuk do ta lejojë që të hapë një pikë të re fokale në Ballkan” – deklaroi Aleksandër Popov nga Qendra për Rajonalizëm, për gazetën “Nova”.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING