Connect with us

Bota

LUFTA/ TRUMP VENDOS BLLOKADE NE HORMUZ

Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi në Truth se po bllokon të gjitha anijet për dhe Ngushticën e Hormuzit “me efekt të menjëhershëm” pas dështimit të negociatave në Pakistan.

“Kam urdhëruar Marinën tonë të gjejë dhe të kapë çdo anije në ujërat ndërkombëtare që i ka paguar taksë Iranit. Askush që paguan një taksë të paligjshme nuk do të ketë kalim të lirë në det,” – njoftoi Donald Trump në Truth duke theksuar: – “Ne do të fillojmë shkatërrimin e minave që iranianët kanë vendosur në Ngushticë. Çdo iranian që qëllon drejt nesh ose ndaj anijeve paqësore do të hidhet në erë!”. Takimi me Iranin në Pakistan “shkoi mirë. U arrit marrëveshje për shumicën e pikave, por për një pikë që kishte vërtet rëndësi – MARREVESHJA BËRTHAMORE – nuk u arrit asgjë” – deklaroi presidenti amerikan.

Trump tha se tarfia e vendosur nga Irani për këdo që kalon në Ngushticën e Hormusit, është zhvatje globale dhe udhëheqësit e kombeve – veçanërisht ata të Shteteve të Bashkuara – nuk do ta lejojnë kurrë veten të zhvaten”

“Iranit nuk do t’i lejohet të përfitojë nga ky akt i paligjshëm zhvatjeje”, -deklaroi Trump – “Ata duan para dhe, më e rëndësishmja, duan energji bërthamore. Për më tepër, dhe në kohën e duhur, ne jemi plotësisht të përgatitur të qëllojmë dhe forcat tona të armatosura do të shkatërrojnë atë pak gjë që ka mbetur nga Irani!” paralajmëroi manjati amerikan.

 

 

 

Advertisement