Connect with us

Sport

GOLAT/ Milani ‘pa busull’ në Champions League, Newcastle turpëron PSG-në

Champions League vijoi këtë të mërkurë me ndeshjet e dyta në grupe. Duke nisur nga ora 18:45, Antwerpi vendas humbi 2-3 me Shakhtar Donetsk, edhe pse për vendasit shënoi Arbnor Muja. Në Madrid, Atletico fitoi 3-2 me vështirësi kundër Feyenoord. Në 21:00 u luajtën gjashtë sfida. Ra në sy barazimi 0-0 i Dortmundit me Milanin, ndërsa Lazio fitoi në sekondat e fundit 1-2 me Celtic në Skoci. Në Beograd, Crvena barazoi 2-2 me Young Boys, ndërsa Porto nuk i bëri ballë Barçës, me katalanasit që fituan 0-1. Newcastle ishte surpriza e mbrëmjes, teksa fitoi 4-1 me PSG-në. Manchester City nuk zhgënjeu dhe fitoi 1-3 me Leipzig.

Manchester City fitoi 1-3 në transfertë me RB Leipzig për raundin e dytë në grupin G të Champions League. “Qytetarët” janë kampionët në fuqi të këtij kompeticioni, ndërsa kaluan në avantazh me Foden pas 25 minutave lojë, para se Openda të barazonte ndeshjen në pjesën e dytë. Djemtë e Guardiolës nuk u dorëzuan dhe shënuan me Julian Alvarez në minutën e 84. Kampioni i botës mrekulloi me një goditje të ëmbël, teksa Doku në 90+2 shënoi për 1-3. Me dy fitore pas po kaq ndeshjeve, City prin grupin me gjashtë pikë, teksa Leipzig mbetet me tre pikë në vendin e dytë.

Në “do Dragao” Porto vendase humbi 0-1 me Barcelonën për grupin H të Champions League. Ndeshja u vendos nga goli i Ferran Torres në minutën e 45+1 të ndeshjes. Asisti i Gundogan u shfrytëzua mirë nga sulmuesi, që nuk gaboi përballë portierit. Pjesa e dytë ishte e luftuar, ndërsa në fund Gavi doli me karton të kuq te miqtë. Pas kësaj fitoreje, Barça me gjashtë pikë është në krye të grupit, ndjekur nga Porto dhe Shakhtar me tre pikë.

Në stadiumin “Metropolitan”, Atletico Madrid fitoi 3-2 kundër Feyenoord-it për ndeshjen e dytë në grupin E të Champions League. Vendasit e Simeones e nisën ndeshjen keq, me Hermoson që shënoi në portën e tij pas shtatë minutash. Më pas Atletico shënoi me Moratën, para se Hancko të gjente golin te holandezët. Në fund (45+4), ishte Griezmann që shënoi për 2-2. Duhej minuta e 47-të e pjesës së dytë që Morata të shënonte për 3-2, për t’i dhënë tri pikë të tijve. Me këtë sukses  Atletico shkon në kuotën e katër pikëve për vendin e parë në grup, teksa Feyenoord me tre pikë mban vendin e dytë momental.

Arbnor Muja s’i mjaftoi Antwerpit, me skuadrën belege që humbi 2-3 kundër Shakhtar Donetsk për ndeshjen e dytë në grupin H të Champions League. Ndeshja nisi mirë për vendasit, me sulmuesin e kombëtares shqiptare që shënoi për 1-0 pas vetëm tre minutave lojë. Anësori uli kundërshtarin në tokë dhe me një të majtë të bukur gjeti golin e parë në këtë kompeticion. Edhe pse Balikuisha shënoi për 2-0, në pjesën e dytë skuadra ukrainase shënoi tre gola dhe përmbysi gjithçka me Sikan (dopietë) dhe Rakitskyi. Për t’u përmendur edhe humbja e penalltisë te vendasit nga Alderueired në minutën e 90+7. Shakhtar me tre pikë shkon në vendin e tretë, ndërsa belgët mbeten me zero pikë.

Champions League – e mërkurë – raundi 2:

Antwerp 2-3 Shakhtar Donetsk (Muja 3′, Balikwisha 33′ / Sikan 48′, 76′, Rakitskyi 71′)

Atletico Madrid 3-2 Feyenoord (Morata 12′, 47′, Griezmann 45+4′ / Hermoso 7′ (og), Hancko 34′)

Celtic 1-2 Lazio (Furuhashi 12′ / Vecino 29′, Pedro 90+5′)

Crvena Zvezda 2-2 Young Boys (Ndiaye 37′, Bukari 88′ / Ugrinic 48′, Itten 60′)

Dortmund 0-0 Milan

Porto 0-1 Barcelona (F. Torres 45+1′)

Newcastle 4-1 PSG (Almiron 17′, Burn 39′, Longstaff 50′, Schar 90+1′ / Hernandez 56′)

RB Leipzig 1-3 Manchester City (Openda 48′ / Foden 25′, Alvarez 84′, Doku 90+2′)

Renditja:

VIDEO/ Një gol për tri pikë, Barcelona fiton kundër Portos në ‘do Dragao’

Në “do Dragao” Porto vendase humbi 0-1 me Barcelonën për grupin H të Champions League. Ndeshja u vendos nga goli i Ferran Torres në minutën e 45+1 të ndeshjes. Asisti i Gundogan u shfrytëzua mirë nga sulmuesi, që nuk gaboi përballë portierit. Pjesa e dytë ishte e luftuar, ndërsa në fund Gavi doli me karton të kuq te miqtë. Pas kësaj fitoreje, Barça me gjashtë pikë është në krye të grupit, ndjekur nga Porto dhe Shakhtar me tre pikë.

Manchester City është ‘makineri’ perfekte, Alvarez i tregon klasin botës! Leipzig s’i bën ballë (VIDEO)

Manchester City fitoi 1-3 në transfertë me RB Leipzig për raundin e dytë në grupin G të Champions League. “Qytetarët” janë kampionët në fuqi të këtij kompeticioni, ndërsa kaluan në avantazh me Foden pas 25 minutave lojë, para se Openda të barazonte ndeshjen në pjesën e dytë. Djemtë e Guardiolës nuk u dorëzuan dhe shënuan me Julian Alvarez në minutën e 84. Kampioni i botës mrekulloi me një goditje të ëmbël, teksa Doku në 90+2 shënoi për 1-3. Me dy fitore pas po kaq ndeshjeve, City prin grupin me gjashtë pikë, teksa Leipzig mbetet me tre pikë në vendin e dytë.

VIDEO/ Arbnor Muja shënon në Champions, Shakhtar përmbys belgët! Antwerp gabon penallti në limite
Arbnor Muja s’i mjaftoi Antwerpit, me skuadrën belege që humbi 2-3 kundër Shakhtar Donetsk për ndeshjen e dytë në grupin H të Champions League. Ndeshja nisi mirë për vendasit, me sulmuesin e kombëtares shqiptare që shënoi për 1-0 pas vetëm tre minutave lojë. Anësori uli kundërshtarin në tokë dhe me një të majtë të bukur gjeti golin e parë në këtë kompeticion. Edhe pse Balikuisha shënoi për 2-0, në pjesën e dytë skuadra ukrainase shënoi tre gola dhe përmbysi gjithçka me Sikan (dopietë) dhe Rakitskyi. Për t’u përmendur edhe humbja e penalltisë te vendasit nga Alderueired në minutën e 90+7. Shakhtar me tre pikë shkon në vendin e tretë, ndërsa belgët mbeten me zero pikë.

Ndeshje e ‘çmendur’ me pesë gola, Morata dërgon Atleticon te suksesi në Ligën e Kampioneve (VIDEO)

Në stadiumin “Metropolitan”, Atletico Madrid fitoi 3-2 kundër Feyenoord-it për ndeshjen e dytë në grupin E të Champions League. Vendasit e Simeones e nisën ndeshjen keq, me Hermoson që shënoi në portën e tij pas shtatë minutash. Më pas Atletico shënoi me Moratën, para se Hancko të gjente golin te holandezët. Në fund (45+4), ishte Griezmann që shënoi për 2-2. Duhej minuta e 47-të e pjesës së dytë që Morata të shënonte për 3-2, për t’i dhënë tri pikë të tijve. Me këtë sukses  Atletico shkon në kuotën e katër pikëve për vendin e parë në grup, teksa Feyenoord me tre pikë mban vendin e dytë momental.

Sport

VIDEO/ Një gol dhe pesë asiste në një ndeshje, Messi shkruan një faqe të re në historinë e futbollit

Lionel Messi vazhdon të shkruajë historinë e futbollit botëror, ndërsa tashmë është duke lënë gjurmë në edhe në kampionatin amerikan, MLS.

Vetëm gjatë një ndeshje, atë të Inter Miami ndaj New York Red Bulls, që përfundoi me fitoren 6-2 të vendasve, sulmuesi argjentinas shënoi një gol dhe dhuroi pesë asiste, duke u bëri i pari lojtar që e arrin një statistikë të tillë në futbollin profesionist.

Lionel Messi është bërë i pari lojtar në historinë e futbollit që ka arritur statistikën e 1200 gola +asist (833 gola dhe 372 asiste në 1058 ndeshje), ndërsa sa i përket vitit 2024 në 11 ndeshje argjentinasi ka shënuar 12 gola dhe ka dhuruar 11 asiste./ Supersport

Continue Reading

Sport

VIDEO/ Real Madrid shkëlqen ndaj Cadiz, afrohet edhe më shumë me titullin

Real Madrid fitoi 3-0 ndaj Cadiz, në ndeshjen e vlefshme për La Liga. Los Blancos vendosën ndeshjen vetëm në pjesën e dytë, me mysafirët që rezistuan 45 minuta.

Diaz zhbllokoi takimin, ndërsa Bellingham dhe Joselu ndezën akoma më shumë festën në shkallët e stadiumit. Me këtë rezultat, madrilenët vazhdojnë të marshojnë drejt titullit kampion.

Continue Reading

Sport

UEFA bën Silvinjon me dhimbje koke para Europianit/ Ia ul të gjithë në stol, por e lë të zgjedhë sa lojtarë do me vete

UEFA më në fund ka vendosur edhe detajet se si do të jenë përbërjet e skuadrave pjesëmarrëse në EURO 2024. Sipas agjencisë “ANSA”, kërkesa e trajnerëve është pranuar, duke çuar në 26 numrin e futbollistëve për çdo ekip pjesëmarrës. Por jo vetëm kaq.

Të njëjtat burime bëjnë të ditur se ky vendim shoqërohet edhe nga ai sipas të cilit trajnerët do të kenë të gjithë lojtarë në dispozicion, pra duke “zgjeruar pankinat” që të gjithë lojtarë të jenë në stol gjatë ndeshjes dhe jo duke çuar 3 në tribunë siç ndodhi për EURO 2020.

Për më tepër, gjithçka do të jetë me të drejtë zgjedhje. Trajnerët do të kenë mundësi të grumbullojnë nga 23, deri në 26 lojtarë për aktivitetin, sipas dëshirës së tyre. Ndaj do të jetë në dorën e Silvinjos për të zgjedhur nëse do të marrë 26 futbollistë me vete në Gjermani, apo nëse do i qëndrojë besnik idesë së tij që me 23 lojtarë përgatitet më mirë aktiviteti.

RREGULLORJA – Sipas rregullores që UEFA ka vendosur për Kampionatin Europian, lista që trajnerët e kombëtareve do të zgjedhin duhet të dorëzohet më datën 7 qershor dhe pas kësaj dite nuk mund të ndryshohet asnjë lojtar për arsye të thjeshtë. Por, vetëm në rastin se dikush dëmtohet, atëherë çdo kombëtare ka të drejtë ta zëvendësojë, por vetëm një lojtar.

 

 

Pasi e ka kryer këtë zëvendësim në listë, e vetmja lëvizje që mund të bëjë është në portë. Nëse një portier dëmtohet, çdo skuadër ka të drejtë të marrë një tjetër, edhe pse Europiani mund të ketë filluar. Kështu, shumica e ekipeve kanë lënë një takim miqësor më datën 6-7 qershor dhe pas ndeshjes të vendosin për listën përfundimtare që do të dorëzojnë.

 

Continue Reading

Sport

Pyetja që “sikletosi” ish-trajnerin e Romës/ Mourinho: Kështu më shkatërroni fundjavën!

Pasi mbylli bashkëpunimin me Romën, e ardhmja e Jose Mourinhos është shndërruar në një nga temat më të nxehta për median sportive.

Luzitani ka disa opsione ndërsa një prej tyre është edhe rikthimi në Portugali te Benfica.

Megjithatë, vetë Mourinho kërkon që për momentin të mos japë asnjë të dhënë për eksperiencën e radhës teksa i pyetur për Benficën në një event të mbajtur në Portugali, theksoi se këto lloj pyetjesh nuk i duken etike.

“Benfica? Ju lutem mos më bëni pyetje të tilla sepse më shkatërroni fundjavën. Nuk më pëlqen aspak, sidomos kur bëhet fjalë për një klub që e ka një trajner. Gjithmonë e kam mbajtur veten larg sjelljeve të tilla që për mua nuk janë aspak etike”, u shpreh Mourinho./ Supersport

Continue Reading

Sport

I përfshirë në baste sportive, Federata Angleze e Futbollit pezullon Sandro Tonalin

Federata Angleze e Futbollit ka pezullar për dy muaj mesfushorin e Newcastle, Sandro Tonali. Shkak për këtë vendim është bërë përfshirja e italianit në baste sportive, të cilat nuk lejohen për futbollistët profesionistë.

“Mesfushori i Newcastle, Sandro Tonali, është pezulluar për dy muaj nga futbolli konkurrues nga një Komision Rregullator i pavarur pasi vetëdeklaroi shkelje të Rregullave të basteve të FA”.

“Ai gjithashtu është gjobitur me 20,000 paundë dhe është paralajmëruar nga FA për sjelljen e tij në të ardhmen”.

“Periudha e ndalimit është pezulluar plotësisht për kohëzgjatjen e sezonit 2024-25, që do të thotë se ai do të jetë në dispozicion për t’u rikthyer në futbollin konkurrues pas përfundimit të një sanksioni ekzistues dhjetë mujor të vendosur nga Federata Italiane e Futbollit (FIGC) më 27 tetor 2023”.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING