Connect with us

Aktualitet

Helmimi i dhjetëra studentëve/ Hita: Dy personat përgjegjës u arrestuan

Drejtori i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka reaguar në lidhje me helmimin e 56 studentëve të Akademisë së Policisë.

“Për helmimin u informuam dje dhe morëm masat për të gjithë studentët. Arrestuam 2 prej personave përgjegjës dhe u shpall në kërkim administratorja. Bllokuam në bashkëpunim me AKU ushqimin”, tha Hita.

56 studentë të Akademisë së Policisë janë paraqitur me simptoma helmimi në shërbimin infektiv, pasi dyshohet se kanë konsumuar ushqim të kontaminuar në ambientet e Akademisë.

Studentët u paraqitën në spital për ndihmë mjekësore, dhe vetëm dy prej tyre u shtruan, ndërsa pjesa tjetër u largua.

Pas ngjarjes janë marrë mostra të ushqimit për analiza laboratorike, ndërsa ka nisur hetimi epidemiologjik nga ISHP dhe AKU.

Të gjithë studentët morën ndihmën e nevojshme mjekësore dhe kanë dalë nga spitali, në gjendje të mirë shëndetësore.

Pas helmimit të 56 studentëve të Akademisë së Policisë është arrestuar teknologu dhe kuzhinieri i kompanisë katering. Po ashtu është shpallur në kërkim administratorja.

Advertisement