Connect with us

Kronike

I kërkuar nga SPAK për vrasjen e Edmir Bregut, Operacionalja arreston Aldo Avdylajn në Tiranë

Forcat Operacionale kanë arrestuar Aldo Avdylajn në Tiranë. Ai ishte shpallur në kërkim pas operacionit të SPAK ku u godit grupi i Rrumit të Shijakut dhe të Avdylajve. Ai akuzohet si organizator dhe bashkëdrejtues i grupit kriminal që ekzekutoi Ermir Bregun në vitin 2021 në Durrës. Ai ishte fshehur në një apartament pranë Kopshtit Zoologjik.
Akuzat e ngritura nga SPAK ndaj tij:
a. “Vrasje me paramendim”, kryer per hakmarrje, në dëm të shtetasit E.B alias I. K në datën 24.01.2021 në qytetin e Durresit, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit te strukturuar kriminal dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 78/2, 28/4 dhe 334 paragrafi i dytë të Kodit Penal.
b. “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit atë të grupit te strukturuar kriminal dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 278/1, 28/4 dhe 334 paragrafi i parë të Kodit Penal.
c. “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/1 i Kodit Penal
Lajm në përditësim…

Advertisement