Connect with us

Aktualitet

Irani: Tirana viktimë e skenarit të krijuar nga SHBA

Irani  ka dënuar  sanksionet e SHBA-ve kundër Ministrisë së inteligjencës me argumentin se sulmet kibernetike të Shqipërisë janë skenar i SHBA-ve.

Në deklaratën e publikuar nga Ministria e Jashtme iraniane  thuhet se Amerika ka sanksionuar Inteligjencën iraniane, sipas akuzave ta pabaza nga ana e Shqipërisë.

Teksa nënvizon se Tirana ka rënë viktimë e skenarit që Uashingtoni ka sajuar për të dëmtuar Iranin.

Gjithashtu Ministri i Jashtëm i Iranit akuzoi Amerikën se ndodhet pas sulmeve kibernetike të Shqipërisë, nisur nga reagimi i menjëhershëm mbështetës i Uashingtonit ndaj akuzave të vendit tonë.

Zyra e Departamentit të Thesarit të SHBA-së për Kontrollin e Pasurive të Huaja,  vendosi dje  sanksione ndaj Ministrisë iraniane të Inteligjencës dhe Ministrin për Aktivitetet Malinje Kibernetike,  Esmail Khatib.

Kjo lëvizje ka ardhur pasi u zbulua se Irani fshihet pas sulmit kibernetike ndaj shërbimeve publike dhe ato qeveritare të Shqipërisë, më 15 korrik.

DEKLARATA E PLOTE

“Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme iraniane Nasser Kanaani dënoi ashpër një lëvizje të Departamentit të Thesarit të SHBA-së për të vendosur disa herë sanksione ndaj Ministrisë së Inteligjencës së Republikës Islamike të Iranit.

Kanaani tha se etiketa e re për sanksionet, e ngjashme me sanksionet e mëparshme të paligjshme të Amerikës kundër Ministrisë së Inteligjencës, kurrë nuk do të jetë në gjendje të prishë as pak vendosmërinë e shërbëtorëve të sigurisë së popullit iranian në këtë institucion krenar.

Deklarata e shpejtë e Amerikës e mbështetjes për akuzat e pabaza të qeverisë shqiptare kundër Republikës Islamike të Iranit dhe hapi i saj i shpejtë që pasoi për të vendosur sanksione të reja ndaj Ministrisë dhe Ministrit të Inteligjencës së Republikës Islamike të Iranit, nën të njëjtat akuza të zbrazëta dhe të paprovuara, tregojnë qartë se truri i këtij skenari nuk është qeveria shqiptare, por administrata amerikane dhe se Tirana ka rënë viktimë e skenarit të krijuar nga Uashingtoni kundër Republikës Islamike të Iranit”, tha ai.

Amerika prej vitesh i ka imponuar qeverisë dhe kombit shqiptar mbajtjen e një kulti të theksuar terrorist dhe i ka ofruar mbështetje të gjithanshme, përveç trajnimit dhe armatosjes në fushën e hapësirës kibernetike, tha Kanani, duke shtuar se kjo organizatë kriminale i ka shërbyer vazhdimisht dhe ende shërben si një mjet në duart e Amerikës për të kryer akte terrori, sulme kibernetike dhe për të zhvilluar luftë psikosociale kundër qeverisë dhe kombit iranian.

Ai tha se pritja nga qeveria shqiptare e një kulti terrorist dhe masa e qeverisë amerikane për të instrumentalizuar kultin, i cili ka gjakun e mbi 17,000 civilëve dhe burrave shtetërorë iranianë në duart e tij, është një shembull i qartë i mbështetjes së organizuar për terrorizmin kundër qeverisë dhe kombit iranian. .

Republika Islamike e Iranit, shtoi zyrtari, do të përdorë të gjitha kapacitetet e saj në kuadrin e së drejtës ndërkombëtare për të realizuar të drejtat e kombit dhe për të mbrojtur veten kundër këtij komploti ogurzi”

Aktualitet

Sherr në mes të rrugës, dhunohen barbarisht shqiptari dhe partnerja e tij

Mëngjesin e sotëm pak pas orës 10:00 në Aegaleo ka ndodhur një sherr mes një grupi personash.

Gjithçka ka ndodhur dy makina ndodheshin në semafor në kryqëzimin e rrugëve Ieras Odos dhe Thebës.

Më pas për një arsye të panjohur drejtuesit e dy mjeteve kanë nisur të bisedojnë dhe nga njëra veturë kanë zbritur tre persona të cilët janë nisur drejt çiftit.

Ata iu afruan dhe filluan të rrahin burrin 43 vjeçar, me origjinë shqiptare ashtu edhe gruan në të njëjtën moshë që ishte në makinë së bashku me të.

Pak më vonë, në tentativë për t’u arratisur, tre personat e kanë tërhequr zvarrë me makinën e tyre 43-vjeçarin dhe e kanë hedhur në tokë.

Çifti u dërgua me autoambulancën e EKAV-së në spitalin Thriasio.

Fatmirësisht shqiptari është jashtë rrezikut për jetën ndërsa policia ka nisur hetimet për arrestimin e tre personave.

 

Continue Reading

Aktualitet

KPA merr vendimin, shkarkon nga detyra kreun e KLP-së, Alfred Balla

Kolegji i Posaçëm i Apelimit kaloi sot në veting në shkallëtn e dytë kreun e KLP-së Alfred Ballën. Pas shqyrtimit të rastit, KPA vendosi largimin nga sistemi të Ballës.

Për Alfred Balllën, ankimoi në KPA Komisioneri Publik. Sipas KPA-së, Alfred Balla nuk duhet që të ushtrojë funksione në drejtësi për 15 vitet e ardhshme.

“Trupi gjykues e gjen të drejtë ankimin e Komisionerit publik duke konkluduar se vendimi i KPK-së është i pabazuar në fakte e ligj dhe si i tillë duhet ndryshuar. Trupi gjykues me shumicë votash vendos ndryshimin e vendimit nr 675 të KPK-së si më poshtë: Ndërprerjen e procesit të rivlerësimit për Alfred Ballën. Subjekti i vlerësimit nuk mund të emërohet gjyqtar apo prokuror i çdo niveli, anëtar i KLP-së apo KLGj-së, inspektor i lartë i drejtësisë apo prokuror i përgjithshëm për një periudhë 15 vjeçare”, thuhej në vendimin e lexuar nga anëtarja e KPA, Ina Rama.

Vendimi u dha nga trupa gjykuese e përbërë nga Ina Rama kryesuese, Albana Shtylla relatore, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtar.

Continue Reading

Aktualitet

Pamje të rënda/ Protestuesi gjuan me shkelma gruan para Bashkisë së Tiranës

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka zhvilluar edhe këtë të martë një tjetër protestë te Bashkia e Tiranës, ku kërkohet dorëheqja e kryebashkiakut Veliaj pas skandalit “5D” që përfshiu bashkinë e drejtuar nga ky i fundit.

Kjo është protesta e tetë që mbahet para godinës së Bashkisë, dhe ashtu si tubimet e mbajtura më herët edhe protesta e sotme është shoqëruar me incidente dhe përplasje mes protestuesve dhe policisë, ku nuk kanë munguar edhe lëndët plasëse molotov të hedhura drejt godinës.

Por një incident është regjistruar jashtë gardhit metalik të Bashkisë mes dy protestuesve. Një grua është konfliktuar si fillim verbalisht me një protestues mashkull, dhe më pas sherri ka degruar deri në përplasje fizike. Nuk dihet ende pse dy protestuesit janë konfliktuar me njëri-tjetrin ndërkohë siç mund të shihet edhe në video në një moment burri i gjuan me shqelm gruas e cila rrëzohet në tokë. Lidhur me rastin ende nuk ka asnjë reagim zyrtar për të kuptuar arsyen e konfliktit, ndërsa skena ka shkaktuar shqetësim edhe tek protestuesit e tjerë.

Qytetarët u mblodhën ditën e sotme në protestë në orën 11:00 ndërsa kërkuan largimin nga detyra të kryebashkiakut Erjon Veliaj. Protesta e sotme ashtu si protestat e kaluara u shoqërua me disa incidente ndëra qytetarët kanë hedhur bomba molotov drejt bashkisë. Këshilltarët e opozitës dhe qytetarëve tentuan disa herë për tu futur brenda objektit të bashkisë ndërsa më pas shkulen edhe gardhin metalik. Protesta zgjati rreth 1 orë e 30 minuta, ndërsa protesta e radhës u thirr të martën e ardhshme në orën 11:00.

Continue Reading

Aktualitet

Skandali i mikrokredive/ SPAK po e heton, Sejko tek “Ekonomia”: S’kam asnjë informacion

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko po dëshmon këtë të martë në mbledhjen e Komisionit parlamentar të Ekonomisë për t’iu përgjigjur pyetjeve të deputetëve në lidhje me skandalin e Mikro Kredit Albania për mbledhjen e kredive të këqija nga institucionet financiare jo banka.

Sejko deklaroi se nuk ka asnjë informacion nga Prokuroria, nëse kemi të bëjmë me mashtrim financiar, teksa sipas tij, atij nuk duhet t’i komunikohet që është nën hetim për “shpërdorim detyre”, por shkeljet që ka bërë.

Gent Sejko shmangu përgjegjësit, ku deklaroi se Banka e Shqipërisë nuk mund të ndërhyjë në marrëdhëniet që MCA ka me kontraktorët e tjerë. Sipas tij, po cilësohet “kriminel” kur nuk ka patur asnjë faj.

“Subjektet financiare që japin mikrokredi iu janë nënshtruar të gjitha kontrolleve. Revokimi i licensës është masa e fundit që mund të marrë Banka e Shqipërisë. Kjo mund të sjellë pasoja edhe për klientët. Banka e Shqipërisë nuk mund të ndërhyjë as në marrëdhëniet që ka MCA me kontraktorët e tjerë. Problemi me MCA është se të gjitha palët tashmë iu drejtohen gjykatave. Qytetarët duhet të paguajnë detyrimet që kanë.

Problemi në lidhje me normën e interesit ka të bëjë me mikro-kreditë. Kemi bërë inspektime dhe normat e interesit janë ulur me tre herë. Kemi qenë në nivelet e mbi 200 përqind e jemi tek 50-60 përqind, në qershor do kemi shifrën e re të përditësuar. Kemi marrë edhe masa, që detyrimi për klientët mos të jetë më tepër se 30 përqind e shumës së marrë si kredi.

Nëse qytetarët shikojnë shkelje, jo mashtrim financiar. Duhet të na thotë prokuroria nëse ka mashtrim financiar, unë s’kam asnjë informacion nga prokuroria, jo të më thotë mua prokuroria mua ‘ti je i hetuar për shpërdorim detyre’, por të më thotë ‘ja ku janë shkeljet ligjore, ja ku janë problemet dhe vepro’. Dhe atëherë unë si Guvernator po të mos kisha vepruar do të isha fajtor, por unë nuk kam asnjë informacion nga prokuroria. Dyshohem, hidhet gjithë ky tym, mblidheni ju këtu dhe më thoni mua ‘çfarë ka ndodhur, ç’është kjo gjë e tmerrshme që ka ndodhur dhe ti je kriminel’, ndërkohë që unë nuk kam informacion. Informacionin që kemi ne si Banka e Shqipërisë do të duhet ta shikojmë dhe gjykojmë me qetësi dhe ta zbërthejmë, sepse vetëm në këtë mënyrë mund të ndihmojmë qytetarët.” – deklaroi Gent Sejko

Skandali me kreditë e këqija që mbledh Mikro Kredit Albania përllogaritet se prek 100 mijë familje ndërsa dëmi konsiderohet mbi 100 milion euro. Qytetarët kanë humbur edhe banesat e tyre për mosshlyerjen e kësteve, edhe pse kanë marrë shuma të vogla kredi.

Prokuroria e Tiranës vlerësoi se guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko duhet të hetohet për “shpërdorim detyre” nga SPAK, pasi dyshohet se mori masa të vonuara dhe të papërshtatshme për të frenuar skemën e dyshuar të mashtrimit ndaj mijëra qytetarëve nga shoqëria e mikrokredive MCA.

Continue Reading

Aktualitet

Ish-prokurori: Do të ketë zbardhje të shumë çështjeve, mes tyre vrasja e Artan Santos

Ish-prokurori Shkëlqim Hajdari  foli për goditjen e “të fortëve” të lekut dhe pushtetit pak ditë më parë nga SPAK.

Ai tha se SPAK ka shkaktuar tërmet në botën e krimit të organizuar.

Më tej Hajdari paralajmëroi duke thënë se do të ketë zbardhje të shumë çështjeve, ku mes tyre do të jetë vrasja e bankierit Artan Santos.

“SPAK ka shkaktuar tërmet në botën e krimit të organizuar. Deri tani SPAK ka goditur grupe të veçanta, ndërsa kjo goditje është 360 gradë. Ja ku është dosja. Ky është një lajm  i shkëlqyer për shoqërinë shqiptare dhe t’u mbyllë gojën atyre që sulmojnë SPAK. Shqipëria po hyn në një rrugë të re, SPAK po tregon se do e bëjë Shqipërinë, falë kushteve dhe besimit të qytetarëve. Mafia, krimi i organizuar, nuk luftohet dot fort me prokurori. Kjo ka disa të mira. Jam i bindur që do ketë të arrestuar që do të bashkëpunojnë me drejtësinë. Do të ketë zbardhje të shumë çështjeve, kuptoj si rrotullohet vrasja e Santos. Kam thënë që kur të krijohen struktura e posaçme, basti ka qenë kush do i vihet i pari para drejtësisë. Shumë shpejt para drejtësisë do të dalin vrasësit e gjyqtarit Konomi dhe Artan Santos.”, tha Hajdari.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING