Thinking ...
Connect with us

Aktualitet

Ish-diplomati amerikan pas dënimit të krerëve të UÇK-së: U befasova që u dha një dënim kaq i rëndë

Ish-diplomati amerikan Filip Riker është shprehur i befasuar nga dënimet e dhëna ndaj ish-krerëve të UÇK-së nga Dhomat e Specializuara në Hagë.

Riker tha se dënimet janë pjesë e një procesi gjyqësor që tashmë hyn në fazën e apelimit dhe se rezultati përfundimtar duhet të pritet.

Ai theksoi se rasti lidhet me përgjegjësi individuale dhe jo kolektive, duke bërë thirrje që reagimet ndaj vendimit të mos shndërrohen në dhunë.

Sipas ish-diplomatit amerikan, rajoni ka përjetuar mjaft dhunë dhe tashmë nevojitet një rrugë drejt stabilitetit dhe bashkëpunimit.

Riker u ndal edhe te dialogu Kosovë-Serbi, duke vlerësuar se gjatë më shumë se një dekade nuk është shënuar përparim i mjaftueshëm.

Ai u bëri thirrje liderëve të rajonit të ruajnë qetësinë, të lënë procesin e apelimit të vijojë dhe të punojnë për zgjidhje afatgjata, paqen dhe integrimin euroatlantik.

“Mendoj se gjëja e rëndësishme është të mendojmë për të ardhmen e rajonit, të ardhmen e Kosovës, të ardhmen e Serbisë, të ardhmen e të gjithë Ballkanit dhe të Evropës. Dhe ka qenë prej kohësh shpresa ime që të shohim përparim të vërtetë në këtë drejtim. Fatkeqësisht, përparimi ka qenë shumë i ngadalshëm dhe nuk jam i sigurt se ky aktgjykim apo ky proces na ndihmon në këtë drejtim”, ka deklaruar ai.

 

Advertisement