Connect with us

Rajon

Ivica Daçiç me tre poste në qeverinë e re

Partia Përparimtare Serbe dhe Partia Socialiste e Serbisë kanë bërë publikë emrat e ministrave të Qeverisë së re të Serbisë, që do të udhëhiqet nga Ana Bërnabiç. Lideri i socialistëve, Ivica Daçiç, do të jetë ministër i Punëve të Jashtme, kryetar i Byrosë së Koordinimit të Shërbimeve të Sigurisë dhe zëvendëskryeministër i parë. Ai rikthehet pas dy vjetësh në krye të diplomacisë serbe.

Branisllav Shashiç, ish-drejtori i Agjencisë së Sigurisë së Informacionit (BIA) do të jetë ministri i ri i Punëve të Brendshme të Serbisë. Millosh Vuçeviç, ish-kryetari i Novi Sadit dhe anëtar i lartë i Partisë Përparimtare Serbe, do të marrë drejtimin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe do të ketë edhe postin e zëvendëskryeministrit.

Sinisha Malli do të vazhdojë të udhëheqë Ministrinë e Financave dhe po ashtu do të jetë edhe zëvendëskryeministër. Ndërkaq, Maja Popoviç po ashtu do të vazhdojë të jetë ministre e Drejtësisë. Ndryshime ka në udhëheqjen e disa dikastereve të tjera, përfshirë Ministrinë e Integrimit Evropian, atë të Infrastrukturës, Energjisë dhe Tregtisë.

Qeveria e re serbe po ashtu do të ketë edhe ministra pa portofol, por edhe dy ministra nga radhët e minoriteteve. Husein Memiç do të jetë ministër i Turizmit dhe Rinisë. Memiç ishte bartës i listës së Partisë Demokratike të Sanxhakut. Ndërkaq, Tomisllav Zhigmanov, kryetar i Unionit Demokratik të Kroatëve në Vojvodinë, do të udhëheqë Ministrinë për të Drejtat e Minoriteteve dhe Dialogut Social.

Partia Përparimtare dhe ajo Socialiste kanë numrat e nevojshëm në Parlament për të formuar Qeverinë. Parlamenti pritet të zgjedhë Qeverinë e re javën e ardhshme. Qeveria e re serbe do të ketë 25 ministri, apo katër më shumë sesa ekzekutivi paraprak.

Serbia mbajti zgjedhjet parlamentare më 3 prill. Rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve u shpallën më 5 korrik për shkak se në disa qendra të votimit në jug të Serbisë u përsëritën zgjedhjet

Rajon

BE: Presim proces zgjedhor demokratik në Maqedoninë e Veriut më 8 maj

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shkup, David Geer, tha të shtunën se blloku pret të ketë zgjedhje demokratike dhe të rregullta në Maqedoninë e Veriut më 8 maj, kur do të mbahet rundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale, si dhe zgjedhjet parlamentare njëkohësisht.

Kandidatja opozitare Gordana Silanovska-Davkova e fitoi rundin e parë të zgjedhjeve presidenciale të mërkurën bindshëm po pamjaftueshëm per ta shmangur rundin e dytë, ku më 8 maj do të përballet me presidentin aktual, Stevo Pendarovski.

Geer tha se shpreson se pjesa e dytë e fushatës zgjedhore dhe zgjedhjet e dyfishta do të kalojnë në një frymë demokratike dhe paqësore, siç e vlerësoi OSBE/ODIHR rundin e parë në raportin e saj preliminar.

“Më e rëndësishmja është…në rundin e parë zgjedhjet u zhvilluan në një atmosferë përgjithësisht të qetë dhe demokratike. Dhe, ne shpresojmë shumë që në rundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, si dhe në fushatën për zgjedhjet parlamentare, të gjithë të angazhohen për ta përfunduar procesin përmes mesazheve pozitive në fushatë”, tha Geer.

Ai nuk i ka komentuar zërat se mund të ketë bojkot të zgjedhjeve presidenciale në rundin e dytë me qëllim që të mos arrihet pragu i daljes për 40 për qind, për ta dështuar procesin.

“Çdo çështjeje tjetër politike që lidhet me zgjedhjet, shpresoj ta kuptoni që nuk do ta komentoj në këtë fazë. Është në dorën e qytetarëve që të vendosin për të ardhmen e vendit”, shtoi ai.

Shtatë kandidatë garuan në rundin e parë, në mesin e të cilëve edhe dy shqiptarë, të cilët nuk ia dolën të fitonin vota të mjaftueshme për ta siguruar rundin e dytë.

Bujar Osmani nga Fronti Evropian i mori 13.36 për qind të votave, ndërsa Arben Taravari nga koalicioni opozitar VLEN 9.21 për qind të votave.

Njoftimet jozyrtare flasin për një bojkot të LSDM-së, por edhe të BDI-së, edhe pse nga partia që drejtohet nga Ali Ahmeti kanë thënë se do të dalin me një qëndrim se si do të veprojnë në rundin e dytë.

Nga koalicioni opozitar VLEN kanë thënë se nuk do të bëjnë thirrje për bojkot, pasi votuesit janë ata që duhet të vendin se për cilin kandidat do të japin votën e tyre.

Osmani dhe Taravari i fituan rreth 210.000 vota së bashku në rundin e parë dhe besohet se, në mungesë të tyre në rundin e dytë, votat e shqiptarëve mund të luajnë rol vendimtar në garën për president mes Davkovës dhe Pendarovskit, siç kishte ndodhur para pesë vjetëve. /REL

Continue Reading

Rajon

Lufta në Ukrainë/ Zëdhënësi i Kremlinit: Nuk ka terren pjellor për bisedimet e paqes

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peksov, ka deklaruar se nuk ka terren pjellor për paqe midis Rusisë me Ukrainën.

“Nuk ka terren pjellor për bisedimet e paqes aktualisht midis Rusisë dhe Ukrainës për shkak të refuzimit zyrtar të Kievit për të negociuar me Moskën”, tha sot zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky nënshkroi një dekret në vitin 2022 ku deklaroi zyrtarisht “të pamundur” çdo perspektivë për bisedimet e Kievit me presidentin rus Vladimir Putin, duke lënë në këtë mënyrë të hapur mundësinë e bisedimeve me “një president tjetër të Rusisë”.

Continue Reading

Rajon

“Ushtarët shkatërruan mbrojtjen e Ukrainës”/ Sulmet ruse pjesë e lëndëve mësimore në Serbi

Në Serbi rusifikimi po ndodh edhe nëpër shkolla. Më saktësisht në lëndën e matematikës në një test me detyra dhe probleme matematikore, është dhënë një shembull ku përdoret lufta që Rusia po bën në Ukrainë.

Testi thuhet se është bërë në një shkollë fillore të Beogradit.

Përveç detyrave tjera, në njërën nga problemet matematikore në njësinë me kilometra, profesori i matematikës ka marrë shembuj të pushtimit të Ukrainës nga shteti i Vladimir Putinit.

  • foto galeri

“Aktualisht ka një konflikt ushtarak midis Rusisë dhe Ukrainës. Në fillim të betejës për Chasov Yar, rusët ishin 5 km nga qendra e Chasov Yar. Në javën e parë ata përparuan 1.2 km. Në javën e dytë , pas shkatërrimit të mbrojtjes ajrore të Ukrainës, ata përparuan me 5/9 km më shumë se javën e parë, ushtarët ukrainas kundërsulmuan dhe rifituan pothuajse të gjitha territoret e humbura në javën e dytë Rusët duhet të përparojnë për të arritur në qendër të Chasov Yar?”, thuhet në detyrë./EXPRESS

Continue Reading

Rajon

Bashkëpunoi me rrëmbyesit që vranë vajzën e tij, lirohet nga burgu babai kriminel

Gjykata Supreme e Maqedonisë së Veriut, ka pranuar kërkesën e Aleksandar Gjorçevskit, për ta liruar nga burgu dhe për ta lënë në arrest shtëpie.

Gjorçevski u arrestua pasi vajza e tij Vanja u gjet e vdekur pasi u raportua e zhdukur, dhe ai akuzohet se ka bashkëpunuar me rrëmbyesit.

“Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë së Veriut njofton opinionin se pas seancës publike të mbajtur më 25.04.2024, Këshilli për vepra penale ka marrë Vendim me të cilin ankesa e të akuzuarit A. G., deklararuar përmes avokatit të tij mbrojtës Vladimir Tufegxhiq, avokat nga Shkupi, është pranuar dhe vendimin e Gjykatës së Apelit Shkup KSŽ-320/24 i datës 04.02.2024, e ka ndryshuar dhe të akuzuarit i caktoi arrest shtëpiak dhe masë sigurie”, njoftoi sot Gjykata Supreme.

Seanca e sotme ishte seanca e dytë publike para Gjykatës Supreme lidhur me masën e paraburgimit ndaj babait të Vanjës, pasi në mars të këtij viti Gjykata Supreme e hodhi poshtë si të pabazuar ankesën ndaj masës së paraburgimit të Gjorçevskit, pas vendimit të Gjykatës së Apelit në Shkup.

 

 

Aleksandar Gjorçevski dyshohet se ka ndihmuar në rrëmbimin e vajzës së tij, të miturës Vanja Gjorçevska, e cila ishte shpallur e zhdukur më 27 nëntor dhe u gjet e vdekur në afërsi të Shkupit më 3 dhjetor, kur edhe Pançe nga Velesi u gjet i vdekur në afërsi të Velesit, nga ana tjetër, u raportua i zhdukur më 24 nëntor.

Continue Reading

Rajon

Shqiptari korrupton policin malazez, prokuroria e vë nën akuzë për ryshfet

Një shqiptar me iniciale E.K tentoi ti jepte ryshfet zyrtari të Drejtorisë së Policisë në Mal të Zi. Por Prokurori i shtetit në Prokurorinë Themelore të Shtetit në Nikshiq në Mal të Zi ka dorëzuar aktakuzë në Gjykatën Themelore në atë qytet kundër shtetasi shqiptar për veprën penale.

“Nga provat e grumbulluara në zbulim dhe hetim, ekziston dyshimi i bazuar se më 6 prill 2024 në Nikshiq, E.K i ka dhënë ryshfet një zyrtari të Drejtorisë së Policisë – Departamentit të Sigurisë Nikshiq që të mos kryejë vepër zyrtare – nxjerrjen e Urdhër kundërvajtje nga për shkeljen e kryer”, thotë prokuroria.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING