Connect with us

Pinknews

‘Kam kërkuar disa herë të dal’, Efi zbulon arsyet

Efi Dhedhes ishte një ndër banoret më të pëlqyera në “Big Brother VIP”.

Që pas daljes nga shtëpia Efi ka qenë goxha aktive në rrjetet sociale dhe së fundmi ish-banorja ka dhënë dhe një intervistë për “TAR” ku ka ndarë për publikun eksperiencën e saj në “BBV”.

E pyetur se çfarë e bezdiste apo e nevrikoste më së shumti ajo tregoi:

“Kushdo personazh që të ishte(nga ata që debatonte), siç edhe u pa unë jam shumë njeri i drejtë, ndoshta është e gabuar ndonjëherë, por mua më doli që bëra shumë mirë që isha ashtu. Fakti që ti je i rrethuar 24 orë me kamera dhe ty të shikohet çdo lëvizje që ti bën dhe ti mendon se njerëzit nuk e shohin, mua kjo gjë më acaronte dhe tjetra është që ti përpiqesh të tregohesh i sjellshëm dhe i mirë dhe nuk e lë veten të lirë të tregosh atë që je, sepse shumica nga banorët në këtë pikë kanë dalë keq jo duke qenë të këqinj, por thjesht fakti që e ndrydhin veten edhe përpiqen të nxjerrin diçka që nuk janë, normal që do dalin keq. Ti e kupton që sado do mundohesh të shtiresh, sado ta mbash veten një muaj mezor, ka nga ato fragmentet e vogla që ti e tregon automatikisht se kush je dhe të prishet komplet imazhi. Më mirë lëre veten të qetë dhe shijoje sepse për mua kjo ishte gjëja më kryesore”-tha ajo.

Sakaq Efi zbuloi se ka kërkuar disa herë të dalë nga reality show:

“Normalisht që ka pasur momente që kam dashur të dal, realisht kam dashur por jo për faktin që unë e kam ndjerë veten të dobët, por për faktin se unë e kam ndjerë veten superiore. Shikoja disa lloje debatesh që nuk doja të përfshihesha, zgjodha që të qëndroj në heshtje ose të mbyllem në dhomë dhe të rrija me dy persona që kisha dëshirë dhe po e ndjeja veten që nuk po luaja. Po thoja me vete që: “Kush është në të vërtetë loja dhe pse të gjithë po e përdorin këtë fjalë?” dhe po më bezdiste pafundësisht shumë. Për mua loja është pikërisht kjo, menaxhimi i nervave, i situatave, përgjigjja e duhur. Jo të luash sepse duhet të bësh një rol, këtë gjë banorët e këtij viti e kanë kuptuar gabim. Kjo nuk më pëlqen fare.”- tregoi Dhedhes.

Pinknews

Është rikthyer me Ledri Vulën? Sara Hoxha rrëfen gjithë të vërtetën

Ashtu si në çdo puntatë edhe mbrëmjen e nesërnme do të ketë të ftuar disa nga personazhet e showbizit shqiptar. E ftuar mbrëmjen e nesërme në “Cherry on top” do të jetë edhe Sara Hoxha. Prej kohësh ndarja e saj nga reperi i njohur Ledri Vula ka qenë mjaft e përfolur, ku së fundmi Sara në një intervistë është shprehur se ka qenë thjesht ish-partnerja e tij dhe nuk ka qenë kurrë bashkëshortja e tij. Edhe pse ditëve të fundit u aludua se dyshja mund të jetë rikthyer bashkë, Sara është pyetur nga Bora se çfarë mendimi ka ajo për rikthimet e shumë të tjera, përgjigje të cilat do t’i zbullojmë nesër

Bora Zemani: Çfarë mendon ti për rikthimet

Sara Hoxha: Të shkojë si të shkoj unë jam shumë okej

Continue Reading

Pinknews

“Nuk kam K-ra…”/ Egla Ceno reagon ashpër në rrjete sociale!

Finalja e emisionit më të përfolur shqiptar momentalisht, “Big Brother VIP 3” dhe rrugëtimit të pesë finalistëve u mbajt me 25 Maj në Top Channel. Një reality-show i mbushur me lot, surpriza, dashuri, arritje, çmenduri, por mbi të gjitha transparencë. Edicionin e tretë të “Big Brother Vip” fituese u shpall Egla Ceno.

Ditën e djeshme, në media ka qarkulluar një foto ku aktorja shihet në ambientet e spitalit, duke marrë ndihmën mjeksore. Përmes një postimi të bërë në profilin e saj të Instagramit, Egla ka zbuluar gjendjen e saj shëndetësore, duke u shprehur se është duke u rekuperuar nga rënia në studio. E një tjetër reagim ka ardhur prej saj në Instastory vetëm pak më parë duke iu drejtuar të gjithë atyre që shprehin pakënaqësi ndaj fitores së saj.

Unë nuk kam K-ra, nuk kam ndjekës, nuk kam fansa, as followers! Numrat e mi në Instagram janë familja ime #teamEgla

Continue Reading

Pinknews

E mrekullueshme/ Kiara dhe Luiz zbulojnë për herë të parë portretin e Lunës, ja kujt i ngjan

Ditën e sotme, Lui dhe Kiara kanë postuar për herë të parë portretin e Luna Mari Ejllit, që me siguri shumë prej nesh mezi po e prisnim. Deri më tani nuk kishim parë ende një portret të plotë familjar por pritjes i erdhi fundi!

‘Luna Mari Ejlli ju falenderon secilin prej jush për dashurinë, urimet dhe dhuratat e mrekullueshme që ka marrë që pa lindur dhe në vazhdim.’- shkruan Kiara dhe Luizi në videon e ëmbël me portretin e bukur familjar.

Continue Reading

Pinknews

Romeo merr vendimin drastik/ Largohet përfundimisht nga Top Channel

Menjëherë  pas përfundimit të rrugëtimit në garë duket se mungesa e Romeo Veshaj në after-party dhe në Post BBV lidhet me atë që të gjithë dyshuan “Hatërmbetje”

Pasi mori medaljen e bronxit duke zënë vendin e tretë në finalen e madhe,Romeo zgjodhi të mos merrte më pjesë në asnjë aktivitet që vinte më pas.

E duket se pas perdes së madhe do të ketë pasur konflikte sepse nga një verifikim i shpejtë na rezulton se Romeo nuk e ndjek më Ledioni dhe as ky i fundit atë.
Tani pyetja lind:A do e shohim më Romeon në Top?
Kush e di..

Hatërmbetje mes Romeos dhe Ledionit? Pas ‘injorimit’ tëHatërmbetje mes Romeos dhe Ledionit? Pas ‘injorimit’ të

Continue Reading

Pinknews

Akuzat e Eglës ndaj Saimir Kodrës ishin mashtrim? Zbulohet video që hedh dyshime të forta

Aktorja Egla Ceno bëri bujë në BB VIP me deklaratën që bëri kundrejt Saimir Kodrës, për të cilin Egla ka thënë se është ngacmuar seksualisht në fillimet e saj të karrierës.

Kjo bëri që aktorja të përfundoj në gjyq, ndonse nuk dihen më shumë detaje nga gjyqi i Saimir Kodrës dhe Egla Cenos.

Por disa muaj para se të futej në BB VIP, Egla ka qenë e ftuar për një intervistë nga Eni Shehu në Top Albania Radio. Eni Shehu e ka pyetur nëse do të kishte në Shqipëri një lëvizje “Me Too”, siç u bë në Amerikë vite më parë lëvizja kundër ngacmimeve seksuale në vendin e punës. “Unë i përkas një gjenerate psiqike që nuk i lidh ngjarjet e jetës me lëvizjet, nuk kthehet dot në modë një shqetësim social. Mendoj që janë një kopertinë që nuk vlen”- ka thënë Egla mes rreshtash, ndonse më tej Eni e ka pyetur nëse ka dhe në Shqipëri raste ngacmimesh seksuale, Egla ka thënë:”Unë jam një femër dhe në kaq vite karrierë unë nuk kam pasur ndonjëherë ndonjë presion seksual apo ndonjë kërkesë seksuale. Unë kam idenë që njeriu shkon gjen atë që kërkon, mund e të ndodhi por unë në atë moment di të marrë 112 e hajde shëndet.Gjë që tregon se muaj më parë e ka mohuar ose e ka harruar kētë fakt që sot e ka çuar drejt dyerve të gjykatës.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING