Connect with us

Aktualitet

Konkurrenca ul ndjeshëm biletat e avionëve, deri në 10-15 euro

Shtimi i konkurrencës mes operatorëve low cost në vend ka ulur sërish ndjeshëm biletat e fluturimeve nga dhe drejt Rinasit, pas rritjes që ato shënuan në muajt e parë të vitit. Me hyrjen e irlandezëve të Ryanair nga fundi i tetorit, konkurrenca është shtuar teksa tashmë janë dy operatorë me kosto të ulëta, përfshirë hungarezët e Wizz Air, që operon prej disa vitesh në tregun vendas. Nëse kërkon të blesh një biletë për një udhëtim pas tre apo katër javësh mund të gjesh në destinacione dhe orare të caktuara bileta që fillojnë nga 10 deri në 15 euro për një drejtim, ose 30-50 euro për bileta vajtje-ardhje nga të dy këto operatorë. Biletat janë shumë më të lira se në pjesën e parë të viti, ku ato u rritën ndjeshëm dhe mesatarisht kushtonin mbi 100 euro, teksa Wizz Air, që hyri fillimisht me çmime të lira i shtrenjtoi ato, pasi mori mbi 60% të tregut të fluturimeve. Por, shtimi i konkurrencës, pas lajmit se do të hynte Ryanai “detyroi” Wizz që të ulte sërish çmimet në gjysmën e dytë të vitit.

Italia më e lira, ulet dhe Anglia

Një udhëtim vajtje ardhje për datat 2-5 dhjetor në Milano, kushton rreth 50 euro me Wiiz Air. Me Ryanair për të njëjtat data Milano është e arritshme me 36 euro. Milano është destinacioni që ka më shumë fluturime ditore, 5 herë në ditë me Wizz dhe dy herë në ditë me Ryanair.

Për në Romë, në të njëjtat data vajtja për në Romë me Wizz Air kushton 10 euro dhe kthimi 18 euro, për një total prej 28 eurosh (kjo është alternativa më e lirë). Me Ryanair për të njëjtat data, bileta kushton 30 euro.

E arritshme me bileta të lira është dhe Anglia. Edhe në Londër, për të njëjtat data, bileta kushton 30 euro vajtje ardhje me Wizz dhe po kaq kushton dhe me Ryanair. Ky i fundit ka dhe dy destinacione të tjera drejt Mbretërisë së Bashkuar, Edinburg dhe Mançester. Me Edinburgun, për të njëjtat data, bileta vajtje-ardhje është 37 euro,

Drejt Gjermanisë është pak më shtrenjtë, teksa dhe numri i fluturimeve është më i ulët, përgjithësisht 3 herë në javë, Për datën 4 dhjetor drejt Berlinit bileta kushton nga 45 euro dhe kthimi me datë 8 dhjetor 50 euro, në total 95 euro. Në Frankfurt në datat 2 dhe 5, bileta vajtje ardhje po me Wizz kushton 70 euro.

Krahas destinacioneve tradicionale është shtuar ndjeshëm dhe gjeografia e fluturimeve si në Pragë, qytetet e Polonisë (nxitur dhe nga flukset turistike nga ky shtet), Norvegji, Suedi, Holandë, Spanjë, Rumani (Bukuresht), etj. Për në Bukuresh, psh, në datat 5 dhe 7 dhjetor, bileta kushton 30 euro vajtje-ardhje me Ryanair.

Mos i lini biletat për ditën e fundit se do i paguani shtrenjtë (deri në 300 euro)

Nga një kërkim në faqet e internetit të dy operatorëve low cost rezulton se koha më e mirë për të prerë një biletë është 3-4 javë përpara se të udhëtoni.

Nëse e lini biletën për ditën e fundit, apo ju del ndonjë urgjencë e do ju duhet të udhëtoni papritur, çmimet janë të shtrenjta.

Psh, nëse do të blini një biletë për Milano në datën 18 nëntor vajtja ga Rinasi kushton të paktën 55 euro dhe kthimi në 20 nëntor rreth 28 euro, me Wizz Air. Me Ryanair për të njëjtat data vajtja fillon nga 37 euro dhe kthimi 20 euro.

Nëse e pret biletën dy ditë para, çmimet fillojnë nga më shumë se 100 euro në një drejtim deri në 300 euro për të dy operatorët.

Me afrimin e fundit të vitit, biletat shtrenjtohen për shkak të kërkesës së lartë që ka për të udhëtuar për festa. Por, këtë vit, vajtja në Milano në datat 24 dhe 25 dhjetor me Wizz luhatet me 10-15 euro. Nga Milano në Tiranë biletat kushtojnë 30-50 euro. Bileta të ngjashme ka dhe Ryanair.

Biletat fillojnë e shtrenjtohen në ditët e para të janarit, në 70-150 euro drejt Italisë (periudha kur kthehen emigrantët në shtëpi), ndërsa nga Milano drejt Rinasit vijojnë biletat e lira.

5.4 milionë pasagjerë kanë fluturuar në 9 janar-shtator 2023

Çmimet e lira kanë shtuar ndjeshëm fluksin e udhëtimeve me avion. Sipas të dhënave të INSTAT, për 9 mujorin kanë fluturuar në dhe nga Rinasi rreth 5.4 milionë pasagjerë, me një rritje prej 36% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Biletat e lira të avionëve kanë qenë një nga arsyet kryesore që kanë nxitur turizmin, që këtë vit arriti nivelin më të lartë historik.

Operatori me kosto të ulët Wizz Air kishte 62% të tregut sipas numrit të pasagjerëve në shtator 2023, sipas të dhënave nga Tirana International Airport. Wizz ka marrë vazhdimisht treg nga operatorët e tjera si Air Albania dhe Alba Wings, që kishin përkatësisht 7.8% dhe 6.1% të tregut në fund të shtatorit.

Hyrja e Ryanair nga fillimi i nëntorit të këtij viti pritet që të riformatojë sërish tregun, duke ushtruar më shumë presion mbi operatorët që kanë humbur vazhdimisht terren dy vitet e fundit. Psh në shtator të vitit 2021, Wizz kishte 37% të tregut, Air Albania rreth 14% dhe Albawings rreth 8%./MONITOR

Aktualitet

Shpërthen bombola e gazit në një banesë, raportohet për një të plagosur

Një bombolë gazi ka shpërthyer në një banesë në orën 18:11 në lagjen “Dergut” të Shkodrës.

Për pasojë pronarja e shtëpisë A.M është plagosur lehtë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit

Continue Reading

Aktualitet

“Njollë e zezë për Shqipërinë”/ Lala: Sulmi i Ramës ndaj RAI 3 skandaloze

Gazetarja Klodiana Lala ka komentuar investigimin e emisionit “Report” në televizionin italian RAI 3 për Shqipërinë dhe qeverinë shqiptare.

Lala theksoi se investigimi i medias italiane ishte një njollë e zezë për Shqipërinë. Sipas saj, investigimi në fjalë tregon se lidhja e politikës me krimin e organizuar është në nivele të larta. Gazetarja shtoi më tej se ndërhyrja dhe telefonata e kryemistrit Edi Rama tek drejtuesit e RAI-t është skandaloze.

“Investigimi i RAI3 është njollë e zezë për Shqipërinë dhe tregon se korrupsioni dhe lidhja e politikës me krimin e organizuar është në nivele të larta. Qeveria shqiptare duhet të na tregojë rolin e Agaçit për trafikantët që kanë ardhur në Shqipëri dhe ata trafikantë e kanë bërë burgun që iu takon apo jo. Ndërhyrja e Ramës tek drejtuesit e RAI3 është skandaloze. Kjo sepse Rama pyetet nga gazetarët dhe ai nuk jep përgjigje. Imagjinoni ku ka arritur arroganca. Kryeministri e shikon median si një instrument në dorën e vet. Kryeministri duket i tronditur nga ky investigim. Fakti që kryeministri është irrituar, tregon se arroganca dhe korrupsioni ka shkuar në nivele të larta, shkojnë deri aty sa relativizojnë çdo gjë”, deklaroi gazetarja Lala.

Reportazhi i emisionit ‘Report’ në “Rai 3”, i publikuar mbrëmjen e 21 prillit ka bërë bujë në Itali dhe Shqipëri, pasi tha se marrëveshja për refugjatët mes Shqipërisë dhe Italisë është hartuar për interesa të errëta. Për realizimin e reportazhit, gazetari italian Giorgio Mottola ka vizituar edhe Shëngjinin ku do të ndërtohen edhe qendrat e pritjes së emigrantëve nga Italia. Sipas reportazhit, përmendet se personi kyç pas kësaj marrëveshje është Engjëll Agaçi, Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, i konsideruar edhe si një ish-avokat të trafikantëve të drogës. Në reportazh përmendet se krimi ka arritur në nivele të larta të qeverisë shqiptare, madje edhe vetë vëllai i Edi Ramës, Olsi është i implikuar me kartelet e drogës.

Continue Reading

Aktualitet

Tronditëse/ Një person me thikë në dorë, tenton të qëllojë disa fëmijë (VIDEO)

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur ditën e sotme në qytetin e Vlorës. Sipas denoncimit të qytetari që ka dërguar një video në redaksinë e JOQ, një person i paidentifikuar ka tentuar të qëllojë me thikë disa fëmijë.

Nuk dihet shkaku i këtij veprimi por nuk përjashtohet mundësia që personi të jetë me probleme mendore.

“Pershendetje JOQ, desha te tregoja nje video qe ka ndodhur sot ne Vlore, ku nje i çmendur tenton te godasë fëmijët e shkolles me thike. Flm.”, thuhet në mesazhin e denoncimit nga qytetari.

Continue Reading

Aktualitet

“Brenda SPAK ka prokurorë që intimidohen”/ Lala: Një grup prej tyre po punon me seriozitet

Gazetarja Klodiana Lala ka folur në lidhje me veprimtarinë e SPAK, ndërsa është pyetur edhe në lidhje me intimidimet me të cilat prokurorët mund të përballen.

Ajo u shpreh se do të preferonte që prokurorët të mos ndikohen nga intimidime të jashtme, ndërsa theksoi se SPAK ka problemet e veta, duke përmendur prokurorë që edhe mund të intimidohen dhe ndikohen nga politika. Megjithatë ajo shtoi se ka një grup prokurorësh që punon me seriozitet dhe me integritet për të vendosur drejtësi.

Lala tha se kur politikanët paraqiten dhe dalin nga SPAK, dikush bën mbrojtje, dikush refuzon të flasë. Sipas saj kjo tregon se ky institucion ka hije të rëndë dhe se kjo peshë ndihet.

“Do të preferoja si qytetare që prokurorët të mos ndikohen nga intimidime të jashtme. Nëse dikush sigurohet me prova për t’u dërguar pas hekurave, prokurorët duhet të veprojnë. Jam kundër reagimeve të tyre publike. Mendoj se SPAK ka përplasjet e veta, problemet e veta, ka prokurorë që intimidohen dhe që ndikohen nga politika. Edhe ky institucion nuk ka mbetur pa pasur hijen e intimidimit që vjen në forma të ndryshme. Megjithatë ka një grup prokurorësh që punon me seriozitet dhe me integritet. Prokurorët janë njerëz dhe ditët e fundit ka qenë shumë hermetike dhe nuk ka pasur asnjë reagim për mediat.

Sa herë vijnë politikanët, ka hije të rëndë ky institucion. Kur dalin nga ambientet e SPAK dikush bën mbrojtje, dikush refuzon të flasë, ndaj kjo peshë e SPAK ndihet. Korrupsioni është kthyer në institucion. Kemi raportuar për korrupsione deri në 20% për tendera, por me rastin 5D doli se ata merrnin gjithë tenderin dhe ia jepnin kompanisë së tyre.

Zyrtarët shqiptarë kanë menduar duke vepruar se do ishin të paprekshëm. Fakti që shkatërruan sistemin TIMS duke dashur të fshijnë gjurmët e tyre, që mund të ishte prova më e fortë se si kanë udhëtuar me biznesmenë apo kriminale jashtë vendit. SPAK me gjithë problematikat e tyre, për Metën ka pasur perceptim për korrupsion për të. Ai bëri një betejë për Gjykatën Kushtetuese, e ka këtë meritë, por nëse ka kryer një vepër penale, siç edhe dyshohet duhet të japë shpjegime para drejtësisë. Duke përmendur këtë duket se po fryn një erë e re në këtë institucion.”, u shpreh Lala.

Continue Reading

Aktualitet

Investigimi i RAI 3/ Mustafaj: Emisioni më kritik në 30 vite ndaj një qeverie

Diplomati Besnik Mustafaj ka komentuar investigimin e RAI 3 në Itali dhe theksoi se ky ishte emisioni më kritik në 30 vjet demokraci ndaj një qeverie shqiptare.

Mustafaraj tha se Edi Rama spekullon, kur thotë se reagon, ‘për të mbrojtur imazhin e Shqipërisë’.

Edi Rama spekullon, kur thotë se kujdeset për imazhin e Shqipërisë. RAI3 foli për abuzime qeveritare. Emisioni ka qenë më i rëndi e më kritiku ndaj një qeverie shqiptare në 30 vjet.

Ka një mobilizim të mediave italiane për të thënë të vërtetën. Edi Rama spekulon kur thotë se po hidhet baltë mbi Shqipërinë. Shqipëria tashmë është një vend i hapur e demokratik dhe e vërteta mund të thuhet.

Rama ka përdorur të huajt, me pagesa etj. Reportazhi do të ketë ndikimin e vet edhe në mbështetjen e politikës së jashtme italiane.

Nuk e kuptoj pse Edi Rama i qan hallin Melonit. Del Rama dhe merr rolin e kavalierit, duke mbrojtur dinjitetin e Melonit. Meloni nuk ka folur fare për reportazhin. Reportazhi është shpërndarë dhe në anglisht nga RAI3. Rama duhet t’i përgjigjet interpelancës së opozitës për këtë çështje’, deklaroi Mustafaj.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING