Kosova
Kosova synon dialog strategjik me BE-në
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka dorëzuar tri letra zyrtare me interesin e Kosovës për të nisur dialogun strategjik me Bashkimin Evropian në tre sektorë kyç: bujqësi, teknologji të informacionit dhe komunikimit, si dhe industri të mbrojtjes, gjatë takimit me Presidenten e KE-së, Ursula von der Leyen.
Ky hap vjen pak javë pas masave ndëshkuese të Shteteve të Bashkuaraqë çuan në pezullimin për kohë të pacaktuar të dialogut të planifikuar strategjik me Kosovën, kryesisht për shkak të bindjes së administratës amerikane se Kurti nuk ka treguar gatishmëri për bashkëpunim dhe koordnim gjatë mandatit të tij në krye të qeverisë, pavarërisht thirrjeve, rekomandimeve dhe përkushtimit amerikan ndaj Kosovës. Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se Kurti ka rithkesuar nevojën që KE-ja të dorëzojë sa më parë pyetësorin për anëtarësim dhe dhënien e statusit të vendit kandidat, teksa ka folur edhe për progresin në sundim të ligjit, demokraci, siguri dhe rritje ekonomike.