Kosova
Kosovë/ Gjendje alarmante 1 mijë e 203 raste aktive me COVID-19
Që nga 13 marsi kur edhe janë paraqitur dy rastet e parë të të infektuarve me COVID-19, numri i rasteve pozitive me këtë virus ka shkuar në 15 mijë e 889.
Nga të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) thuhet se janë 1 mijë e 203 raste aktive.
“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare, janë testuar gjithsej 483 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren. Brenda 24 orëve janë raportuar tre raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (1 rast nga Klinika Infektive.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 122 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 14.051 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.203”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.