Connect with us

Bota

Kriminel lufte/ Britania e Madhe: Do ta rrëmbenim Putinin nëse do kishim mundësi

Ministri britanik i Mbrojtjes, John Healey, ka deklaruar se do ta arrestonte presidentin rus Vladimir Putin dhe do ta mbante përgjegjës për krime lufte, nëse do t’i jepej mundësia.
Deklarata u bë gjatë një interviste për The Kyiv Independent, teksa Healey ndodhej në Kiev, pranë një zone banimi të goditur së fundmi nga një sulm me dron rus.
I pyetur në mënyrë hipotetike se cilin lider botëror do të donte më shumë të “rrëmbente”, Healey u përgjigj: “Do ta merrja Putinin në paraburgim dhe do ta mbaja përgjegjës për krime lufte”.
Duke qëndruar pranë një ndërtese shumëkatëshe të dëmtuar nga sulmi, ai iu referua edhe krimeve të mëparshme të kryera gjatë luftës.
“Ajo që pashë në Bucha, gjatë një prej vizitave të mia të para në Ukrainë”, tha Healey, është ndër krimet për të cilat Putin duhet të mbajë përgjegjësi.
Ai përmendi gjithashtu “rrëmbimin e disa fëmijëve ukrainas që i takova në Irpin” si dëshmi të tjera.
Duke treguar ndërtesën e dëmtuar pas tij, ministri britanik shtoi se kjo “të tregon gjithçka që duhet të dish për Putinin dhe vendosmërinë e tij jo vetëm për të bërë luftë ndaj Ukrainës, por për të goditur civilët, qytetet dhe infrastrukturën nga e cila njerëzit varen në mënyrë jetike, sidomos në mes të dimrit”.
“Ky është një njeri që duhet ndalur. Kjo është një luftë që duhet ndalur. Dhe misioni ynë është të mbështesim Ukrainën në luftën e saj sot dhe të ndihmojmë për të siguruar paqen për të ardhmen”, shtoi Healey.
Në mars të vitit 2023, Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi një urdhër-arresti ndaj Vladimir Putinit për dëbimin e paligjshëm të civilëve ukrainas, përfshirë fëmijë, nga territoret e pushtuara drejt Rusisë.

Vladimir Putin does not want peace. He wants to subjugate Ukraine. - Atlantic Council

 

Advertisement