Connect with us

Sport

Kukësi i ri ndryshon kontinent, firmos me lojtarë afrikanë

Afrika duket se është kthyer në tregun e preferuar të Kukësit, të paktën këtë sezon. Nëse më herët hidheshin sytë nga Amerika Latine, ku brazilianët zinin një vend të rëndësishëm te blutë, duket se kjo “modë” ka marrë fund.

Aktualisht në skuadër nuk ka asnjë futbollist nga vendi i sambas dhe gjasat janë që të jetë kështu deri në mbyllje të merkatos, edhe pse deri në fund gjithçka mund të ndodhë. Pak e nga pak vendin e tyre po e zënë futbollistët nga kontinenti afrikan, kjo ndoshta edhe për shkak të kostove më të pakta, ku dihet që Kukësi për momentin ka reduktuar ndjeshëm shpenzimet dhe është fokusuar më shumë te lojtarët e rinj.

AFRIKANËT – Zyrtarisht te Kukësi kanë firmosur tre lojtarë afrikanë, të cilët pritet të përbëjnë edhe boshtin e saj, sidomos në repartin e mesit të fushës. Të paktën, kjo është vënë re gjatë takimeve miqësore të zhvilluara deri më tani, me teknikun Hallaçi që i ka dhënë besim në fushë dhe që pret të bëjnë gjëra pozitive në skuadër. Për ta nisur me mesfushorin nga Mauritania, që është ndër të paktët e mbijetuar nga sezoni i kaluar, Abdou Mbarak. Një futbollist që ra në sy me sigurinë para mbrojtjes, rol që do ta mbajë edhe këtë sezon

. Për të vijuar me nigerianin, Daniel Momoh. Një zbulim kryekëput i Hallaçit, i cili e stërviti vitin e kaluar tek ekipi i 21-vjeçarëve dhe me të marrë drejtimin e ekipit të parë, e thirri menjëherë. Madje, i siguroi një vend në formacion, gjë që pritet ta ketë edhe këtë sezon. Në miqësoret e luajtura, ka përbërë dyshen e qendrës së mesit të fushës së bashku me Mbarak.

Për të vijuar me afrikanin e tretë, Gbolahan Salami Mustafa, një mesfushor me tipare sulmuese në krah. Pasi u mor për provë gjatë kësaj merkatoje, ka pasur paraqitje pozitive, duke marrë një rol titullari në fushë. Për këtë arsye pak ditë më parë klubi bëri zyrtarizimin e tij, duke i ofruar edhe një kontratë 2-vjeçare.

Kësaj tresheje ndoshta mund t’i shtohen të tjerë në ditët në vijim, por duket se për momentin “frenat” e mesfushës po i marrin në dorë afrikanët dhe besimi iu është dhënë nga vetë Hallaçi. Mesa duket, përfundimisht në Kukës kanë hequr dorë nga brazilianët dhe të huajt e vetëm do të vijnë nga Afrika.

Sport

Mourinho trajner i lojtarit shqiptar? Zëvendës-presidenti i klubit turk: Po negociojmë

Jose Mourinho nuk drejton një skuadër që në kohën kur ishte në pankinën e Romës. Trajneri i njohur portugez është gati të rinisë sërish, teksa së fundmi mediat  kanë përhapur thashethemet e një firme të mundshme me Besiktasin, aty ku luan edhe Ernest Muçi dhe Milot Rashica.

Për këtë çështje ka folur zëvendës-presidenti i Besiktas, Hüseyin Yücel.

“Ne kontaktuam Jose Mourinhon një muaj më parë dhe ai e mirëpriti ofertën tonë. Tashmë kemi rregulluar detajet financiare dhe javën e ardhshme do të shkojmë në Itali për t’u takuar ballë për ballë. Nëse gjejmë marrëveshje me Mourinhon pastaj do ta këshillojmë që të përfshijë në staf Ricardo Quaresma”, deklaroi  ai për Sporx.

Continue Reading

Sport

Shkarkimi i Allegrit, Juventus ofertë për Thiago Mottën! Epokë e re mes lamtumirash dhe rinovimesh

Me një deklaratë të ashpër, Juventusi shkarkoi Allegrin duke mbyllur një epokë, të dytën, jo shumë të suksesshme, por të penalizuar nga shumë ngjarje jashtë fushës së futbollit.

Juve do të fillojë nga dyshja Giuntoli-Thiago Motta dhe me një tregues të qartë të përsëritur nga John Elkann, pra duke filluar përsëri me të rinjtë. Drejtori i Juventusit, njeriu qëndror i projektit të ri, do të ndihmojë ekipin duke u dhënë lamtumirën disa emrave të mëdhenj dhe duke u përballur me kufizime të ndryshme financiare.

Asnjë shpenzim i çmendur dhe disa rikthime nga huazimet apo shitje (Hujsen dhe Soule mbi të gjitha) për të financuar disa lëvizje. Juventus 24-25 do të ketë një sezon plot angazhime (madje do të ketë një Botëror për Klube për të luajtur ) dhe skuadra do të duhet të jetë me objektiva të qartë.

Nëse Chiesa dhe Vlahovic, të paktën me fjalë, janë blinduar në Torino, situata është ndryshe për shtyllat e tjera të ekipit. Alex Sandro do t’i thotë lamtumirë ekipit, me shumë gjasa edhe Danilo (kontrata skadon në 2025) dhe Rabiot (skadon 2024), rinovimet e të cilëve nuk janë gjë tjetër veçse një rrugë pa krye. E njëjta gjë në frontin e Perinit, ndërsa Bremer mund të thoshte lamtumirë dhe të garantonte miliona për goditjet në hyrje. Ikin edhe Kean dhe Alcaraz , por jo Yildiz, rinovimi i të cilit është pranë.

Do të ketë gjysmë revolucioni dhe gjithashtu nuk do të mungojnë blerjet. Nëse ardhja e Calafiorit në Torino duket si një punë e përfunduar, duhet theksuar edhe presioni i fortë ndaj Monzas për Di Gregorio. Në mesfushë objektivi i madh është Koopmeiners (Atalanta e vlerëson me 50 milionë euro) dhe Zirkzee në frontin ofensiv. Holandezi, i ndjekur edhe nga Arsenali dhe Milani do të ishte i lumtur të gjente përsëri Thiago Mottan.

Ky i fundit ndërkohë do të mund të ndjekë nga pranë Juventusin të hënën e ardhshme (20.45), kur Bologna e tij do të presë në shtëpi “Zonjën e Vjetër”. Në Itali janë të sigurt se Juve i ka bërë një ofertë zyrtare Mottas, me ish-mesfushorin e Inter që këtë sezon ka bërë një punë të shkëlqyer te Bologna.

Continue Reading

Sport

Fiorentina 2-2 Napoli, ‘Vjollcët’ lënë jashtë Evropës napoletanët! Shënon Rrahmani

Serie A e futbollit nisi këtë të premte me raundin e 37-të. Në “Artemio Franchi” Fiorentina dhe Napoli barazuan 2-2. Me këtë rezultat napoletanët janë jashtë Evropës një javë nga fundi i sezonit, teksa për skuadrën e kaltër shënoi Amir Rrahmani.

Mbrojtësi i Kosovë dhe Napolit tundi rrjetën pas tetë minutave lojë, kjo pas pasimit të Politanos. Më pas skuadra e Italianos përmbysi gjithçka në pjesën e parë me golat e Biraghit dhe Nzolas.

Në fraksionin e dytë ishte Kvaratskhelia që barazoi sfidën, me dy skuadrat që ndanë nga një pikë. Fiorentina mban vendin e tetë me 54 pikë, ndërsa Napoli me 52 pikë pozitën e nëntë.

Fiorentina mban vendin e tetë me 54 pikë, ndërsa Napoli me 52 pikë pozitën e nëntë.

VIDEO E GOLAVE (KLIKO)

Renditja

 

Continue Reading

Sport

Lenny Kravitz do të këndojë para finales së UEFA Champions League në Londër

Lenny Kravitz është artisti që do të performojë me një koncert në finalen e UEFA Champions League.

Ylli i rrokut do të ngjitet në skenë dhe do të këndojë për herë të parë këngët e tij të reja nga albumi ‘Blue Electric Light’ i cili pritet të mbahet më 24 maj.

“Ndihem shumë energjik përpara paraqitjes sime në finalen e UEFA Champions League në Londër, një qytet që mban një vend të veçantë në zemrën time. Do të jetë një ngjarje kaq emocionuese para një finale që do të thotë kaq shumë për mua. Është një rast i përsosur për t’u mbledhur të gjithë së bashku dhe për të shijuar pak muzikë dhe ndjenjën e miqësisë së bashku. Mezi presim t’ju tregojmë se çfarë kemi rezervuar, ” tha ylli në një deklaratë.

Në karrierën e tij prej tre dekadash, katër herë fituesi i GRAMMY ka publikuar 11 albume, duke regjistruar shitje që kanë tejkaluar 40 milionë kopje në mbarë botën.

 

 

Së fundmi ai mori çmimin ‘Music Icon Award’ në People’s Choice Awards dhe u nderua me yllin e tij në Hollywood Walk of Fame.

Albumi i tij i ri, Blue Electric Light, përmban 12 këngë që ai shkroi dhe regjistroi me bashkëpunëtorin dhe kitaristin e vjetër Craig Ross, duke luajtur shumicën e instrumenteve vetë në studion e tij në Bahamas, siç raportohet nga NME.

“Finalja e Ligës së Kampionëve do të shfaqë një legjendë të industrisë muzikore, e cila do të sjellë dinamizëm dhe energji në spektakël ”, tha ndër të tjera drejtori i marketingut të UEFA-s, Guy-Laurent Epstein.

Finalja e shumëpritur mes Dortmundit dhe Real Madridit do të zhvillohet të shtunën më 1 qershor në stadiumin ikonik Wembley të Londrës.

Continue Reading

Sport

‘Rrezikova të vdisja’, rrëfimi i Ylber Ramadanit: Më trajtuan si fëmija i presidentit

Ylber Ramadani ka kaluar momente të vështira për shkak të një problemi në qafë, që i shkaktoi vështirësi në frymëmarrje. Për DAZN lojtari i Kombëtares dhe Leçes ka thënë se gjendja ishte shumë serioze, teksa rrezikoi të vdiste.

“Isha vërtet shumë i sëmurë, rrezikova të vdisja”, përsërit Ramadani dy herë për DAZN Talks.

Më pas mesfushori i Kombëtares Shqiptare i falënderon të gjithë. “President, drejtor sportiv, trajner, klub ishin të gjithë pranë meje. Isha shumë i shqetësuar, por tani jam mirë. Për dhjetë ditë më shikonin sikur të isha fëmijë i presidentit apo drejtorit.”

Më 23 prill Leçe lëshoi ​​një komunikim zyrtar mjekësor.

Leçe njofton se futbollisti Ylber Ramadani pësoi një infeksion në qafë javën e kaluar i cili i shkaktoi vështirësi në frymëmarrje për disa ditë. Futbollisti iu nënshtrua menjëherë analizave dhe terapive të specializuara të cilat e lejuan të shmangte operacionin Deri më sot ai ka kapërcyer fazën akute dhe së shpejti do të jetë në dispozicion të trajnerit.”

 

Continue Reading
Advertisement

TRENDING